Stinen e kam shok

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Këngëtar 20 vjeçare, Adelina Berisha ka treguar për Rozë planet e saj për të ardhmen dhe për thashethemet në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Stine.


ثshtë njëra prej këngëtareve që zakonisht ka thashetheme për të. Madje është thënë se atë e kanë kopjuar edhe këngëtare të mëdha. Por, Adelina nuk merakoset për këtë. Ajo nuk i do shumë festivalet për shkak të dallavereve, kurse për Stinën thotë se e ka vetëm shok dhe asgjë tjetër.

Rozë: Cilat janë planet tua momentale?
Adelina: Unë sapo e kam mbaruar videklipin më të ri. Këngën e ka bërë Don Arbas, tekstin Mc Beka, ndërsa videoklipin Max Produksion, i cili pritet që këtyre ditëve të promovohet edhe nëper televizione. Gjithashtu do ta bëjë edhe albumin tim më të ri që do të përmbajë shume këngë të ndryshme që nuk janë të dëgjuara.

Rozë: A po planifikoni të merrni pjesë në ndonjë festival të sivjetshëm?
Adelina: Të them të drejtën nëpër festivale ka kohë që nuk jam prezantuar. Festivali i fundit që unë kam marrë pjesë ka qenë në një festival në Bullgari, ku kam fituar dy çmime. Ka qenë festivali “Life”, ku e kam përfaqësuar Kosovën, ndërsa nëpër festivale tjera nuk kam marrë pjesë sepse nuk u besoj shumë festivaleve. Kjo sepse gjithçka shkon me të njohshëm dhe jo me talentin e këngëtareve, kështu qe derisa të bëhet festivale reale nuk dua të marr pjesë në to.

Rozë: Si e vlerësoni bashkëpunimin tuaj me Stinën?
Adelina: Ka qenë një bashkëpunim shumë i suksesshëm dhe është pëlqyer shumë kënga. Këngën e ka bëre Stine, gjithashtu edhe tekstin, ndërsa videoklipin EnterMedia dhe i falënderoj të gjithë që e kanë pëlqyer këngën time.

Rozë: A mendoni të vazhdoni prapë bashkëpunimin?
Adelina: Me siguri që po sepse ka qenë një bashkëpunim shumë i pëlqyer.

Rozë: Kanë qarkulluar fjalë që keni një lidhje me këngëtarin Stine. Sa është e vërtetë kjo?
Adelina: Të them të drejtën, unë dhe Stine kemi raporte shumë të mira shoqërore. Unë për momentin nuk kam të dashur dhe jam shumë e lirë.

Rozë: اka mund ta disponojë Adelinën?
Adelina: Shoqëria e mirë ose kur unë jam me shoqen time dhe rrimë së bashku dhe diskutojmë ato problemet tona apo ato të mirat që na kanë ndodhur. Edhe nëpër mbrëmje argëtohem shumë dhe disponohem shumë, sepse kam shumë dëshirë kur i shoh që tjerët po kënaqen.

Rozë: Kënd e konsideroni si rivale? Dhe çfarë ju dallon ju nga këngëtaret e tjera?
Adelina: Të gjitha këngëtaret janë të mira. Jam shumë e lumtur që në Kosovë ka artiste dhe këngëtarë kaq të mëdhenj, kështu që secili e ka stilin e vet dhe orientimin e vet në këndim dhe me atë çka merret. Kështu që nuk mund të them asgjë. Unë më shumë merrem me punët e mia dhe drejtimet e mia, por vërtet ndihem mirë kur i shoh të lumtur.

Rozë: A ka ndonjë gjë që do ta lije për karrierë?
Adelina: Jo, për karrierë nuk do të lija asgjë. Unë që nga mosha katërvjeçare merrem me muzikë sepse muzika për mu nuk është obsesion, por është gjithçka. Muzika është jeta ime! Pa muzikë nuk e paramendoj jetën.

Video projekti me i ri.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top