Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 28, 2008
-
- Mesazhe
- 3,871
-
- Reagimet e mara
- 131
Stimulojeni me dhurata fëmijën që bën gabime
Si është reagimi juaj, kur fëmija juaj shfaq sjellje të papëlqyeshme? Mos vallë përgjigjia juaj është "Në fillim i flas, më vonë e qortoj dhe n.q.s. ngul këmbë në sjelljen e tij, e dënoj"? Besoj se të stimulosh fëmijën që ka kryer faj nuk është një metodë e zgjedhur nga fëmija… Ne e dimë se " Shpërblimi jepet si rezultat i një sjelljeje të mirë " në të vërtetë, kjo që dimë është e drejtë nga pikpamja e arritjeve pedagogjike në ditët tona. Në të vërtetë po ta vështrojmë nga pikëpamja e arritjeve në të ardhmen do të shohim se nuk është edhe aq e drejtë dënimi i një fëmije që ka bërë faj. Sepse dënimi është një metodë edukimi që të bën të ndihesh në presion. Me anë të dënimit, fëmija detyrohet të pranojë me nxitje nga jashtë një sjellje që bota e tij e brendshme nuk e ka pranuar. Sjelljet e papranuara në ndërgjegjie janë larg të qënit të sinqerta. Në mënyrë që një sjellje të mund të pranohet nga një fëmijë, duhet që më parë ajo të pranohet në botën e tij të brendëshme dhe në ndërgjegjien e tij. Sjellja e papranuar nga ndërgjegjia dhe e papërvetësuar nga bota e tij e brendëshme, mund të rezultojë në shfaqjen e një karakteri të dyfishtë, njëri për botën e brendëshme dhe tjetri për atë të jashtme. Fëmija ndoshta shfaq sjelljen që ju dëshironi, i detyruar nga frika e dënimit, por nga momenti që ndikimi i dënimit fillon të zbehet, atëhere ai përsëri mund t'i kthehet asaj sjelljeje të gabuar ndoshta edhe duke e theksuar më shumë. Për këtë shkak cështja e dënimit të fëmijës që ka bërë faj është një cështje që duhet menduar mirë. Shpërblimi në vend të dënimit kundrejt një sjelljeje të gabuar, sjell rezultate më pozitive. Le të mendojmë se keni një fëmijë 8-10 vjeç, keni ftuar miq në shtëpi dhe ai ju turpëron me miqtë tuaj. Sa herë që ju filloni të flisni, ai ndryshon disi fjalët e përdorura nga ju, fillon t'ju përqeshë dhe sado që e qortoni nuk e bëni dot të heqë dorë nga kjo sjellje. Mendoj se shpërblimi i një fëmije që tallet me ju në këtë mënyrë, është gjëja e fundit që mund t'ju vijë ndër mend, apo jo? Le ta vështirësojmë pak situatën. Ju jeni një njeri besimtar dhe i jepni shumë rëndësi botës shpirtërore, mundoheni të kryeni me përpikmëri ritet tuaja fetare ndërkohë fëmija juaj mundohet t'jua ndërpresi ato, apo edhe të tallet, اfarë do të bënit në një situatë të tillë? Do t'a stimulonit fëmijën tuaj që tallet me ato rite që për ju janë të shenjta? Nuk do ta stimuloni, apo jo? Shkencat pedagogjike të sotme thonë se një fëmijë i tillë e meriton shpërblimin, por kur shfletojmë faqet e historisë përballemi me metoda që e lënë prapa pedagogjinë e ditëve të sotme.
-Fëmijët që i binin teneqeve
Një grup fëmijësh po sillnin shqetësim dhe zhurmë duke i rënë teneqeve përballë derës së një njeriu. Njerëzit e lagjes përreth sado që u munduan nuk arritën t'i bindnin fëmijët për të ndërprerë veprimin e tyre. Një ditë i zoti i shtëpisë para së cilës fëmijët bënin zhurmë doli jashtë dhe u shkoi afër, bisedoi dhe bëri një marrëveshje me ta. Sipas marrëveshjes fëmijët nuk do të vinin në cdo orë të ditës, përkundrazi do të vinin për të bërë zhurmë në një orar të caktuar nga të dyja palët dhe sipas marrëveshjes kundrejt zhurmës së bërë ata do të merrnin një shpërblim në vlerë monetare nga ky zotëri. Fëmijët ngelën të kënaqur nga kjo marrëveshje dhe ditën tjetër u paraqitën në orën e caktuar tek dera e zotërisë. Bënë zhurmë duke I rënë teneqeve me shkopinjtë që kishin në duar, pas një farë kohe personi me të cilin kishin bërë marrëveshjen u shfaq në derë. Fëmijëve u dha shumën e caktuar kundrejt zhurmës së bërë, ashtu sic kishin rënë dakort dhe i dërgoi fëmijët në shtëpi. Ditën tjetër fëmijët përsëri erdhën në orarin e caktuar para derës dhe përsësi bënë zhurmë, zotëria pasi ata mbaruan përsëri doli në derë dhe u dha fëmijëve paratë e premtuara dhe kështu vazhdoi për një farë kohe. Gjatë kësaj kohe zotëria filloi të dilte me vonesë dhe fëmijët nxeheshin me një fakt të tillë dhe filluan ta paralajmërojnë që kjo gjë të mos përsëritej. Ditën tjetër fëmijët erdhën përsëri në orën e caktuar por zotëria përsëri vonoi në dhënien e parave, Ai u thotë fëmijëve se tashmë e kishte të vështire që t'u jepte paratë e premtuara dhe u bëri të ditur se dëshironte të ndryshonte marrëveshjen me një të re, e i pyeti "- Do të vinit vallë, nëse do t'ju jepja gjysmën e shumës për të cilën kishim rënë dakort?". Fëmijët tashmë ishin të nxehur nga fakti që zotëria, i cili kishte vonuar dhënien e parave, u propozoi një gjë të tillë dhe nuk pranuan. Ata filluan të përmendin edhe faktin se deri tani koha e tyre kishte shkuar kot duke u marrë me këtë punë. Nërkohë që shokët e tyre e kalonin kohën shumë bukur duke luajtur . Ata u tërhoqën vec duke kaluar orë të tëra në pritje dhe në fund morën vendimin se nuk do të pranonin propozimin e ri të zotërisë dhe se nuk do të shkonin më atje. Kur e analizojmë këtë shembull bëhemi dëshmitarë të marrjes nën kontroll e më pas të zhdukjes totale të sjelljeve të pahijshme, duke bërë ndërmjetës shpërblimin e fëmijëve që refuzojnë ta ndryshojnë sjelljen e tyre edhe pse dënohen.
Përse nuk duhet përdorur dënimi?
Dënimi i fëmijëve që kryejnë gabime duhet evituar sa me shume, po përse vallë?
Dënimi mund të formojë te fëmija ndjenjën e të qënit i shtypur dhe me këtë ndjenjë fëmija duke e vazhduar sjelljen e gabuar mund të përpiqet ta dënojë, sipas mënyrës së tij, personin dënues.
Dënimi mund të sjellë ambicie dhe mund të bëhet shtytës i një sjelljeje pasuese negative. Fëmija që nuk e shfaq një sjellje të dëshiruar për shkak të frikës nga dënimi, mund të ngelet ngushtë midis dëshirës së brendëshme, kundrejt dënimit nga ambienti i jashtëm dhe kjo bëhet shkak që fëmija të dalë nga të qënit i sinqertë.
Dënimi në moshë të vogël mund të bëhet shkak për formimin e ndjenjave të "urrejtjes dhe mërisë".
"Dënimi" është një metodë edukimi tepër sipërfaqësore dhe nënshtruese. Një fëmijë që një sjellje të dëshiruar nuk e shfaq nga frika e dënimit mund të ngelet ngushtë midis dëshirës së brendëshme dhe frikës nga dënimi i jashtëm dhe kjo mund të bëhet shkak për shfaqjen e sjelljeve sipërfaqësore dhe jo të sinqerta nga ana e fëmijës.

Nga: Eglantina Stërgu