Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Stilolapsi që shkruan në distancë vjen në ndihmë të mjekësisë

Shareable Ink shpreson të popullarizojë stilolapsin-me-kamera që transferon me valë tekstin e shkruar në letër në një bankë të dhënash në distancë.



Gjithçka filloi kur anestezisti Vernon Huang donte të gjente një mënyrë më të mirë për të përcjellë faturat. Si mund ta kapërcente hendekun mes asaj që shkruhet në letër dhe asaj që duhet regjistruar në një bankë të dhënash elektronike?

Huang në atë kohë ishte menaxher i lartë për tregjet e kujdesit shëndetsor tek Apple, projektoi aplikimin për një stilolaps dixhital, kamera e vogël e të cilit ëshët e integruar ngjitur me mbajtësen e bojës dhe kap çdo lëvizje të fjalëve të shkruara në film dhe pamjet e kapura transmetohen automatikisht me valë në një bankë të dhënash në distancë.

Ai e dinte se një shpikje e tillë kishte një rang të gjerë aplikimesh përtej faturimit, dhe themeloi kompaninë Shareable Ink (Bojë e Shkëmbyeshme, qendra në Newton, Masaçusets).

Demonstrimin mund ta shihni më poshtë:
Por ka edhe konkurencë. Kompania gjermane Ontaris po e përdor këtë tip teknologjie për DiabCareOnline, që ju lejon njerëzve që kanë nevojë të masin rregullisht nivelet e glukozës, por nuk kanë akses në Internet, ose nuk dinë të përdorin kompjuter, thjeshtë plotësojnë një formular me dorë, numrat e të cilit automatikisht plotësohen në kartelën e doktorit.

Huang liston kujdesin urgjent dhe anestezinë si fusha adoptuese të para, por jo të vetme. "Anesteziologjia është fruti ynë më i varur. Sapo njerëzit të shohin këtë teknologji do gjejnë shumë mënyra për ta përdorur," shprehet ai.

Stilolapsi ka gjasa të migrojë gjithandej, përtej sektorit mjekësor, sepse stilolapsi është special, jo letra.



krokodili.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back