Statuja egjiptiane 4 000 vjeçare që lëvizë vet

Kresha

A pretty face can never trick me


Në Muzeun e Manchesterit ka filluar të ndodhë diçka e pashpjegueshme: një statujë egjiptiane e vjetër gati 4 000 ka filluar të lëvizë vet në vitrinë, ndërsa kustosët e muzeut dhe ekspertët në përgjithsë nuk mund të zbulojnë se çfarë po ndodh.

Statuja e njeriut të quajtur Neb-Senu është zbuluar në varrezën e tij, për të cilën është konstatuar se daton 1 800 vjet para lindjes së Krishtit.
Egjiptianët e vjetër, pos trupave të balsamosur të të vdekurve, vendosnin edhe statuja të punuara sipas trupave të tyre, duke besuar se në rast të shpërbërjes së trupit, shpirti mund të përdorë figurën (në statujë) si cak të vetin të ardhshëm.

Mirëpo, kjo statujë e cila qëndron në muzeun e Manchesterit plot 80 vjet në të njëjtin vend, statuja që ka lartësi prej 25 centimetrave, ka filluar të sillet dhe kjo për saktësisht 180 shkallë.

“Vërejta një ditë që statuja ishte kthyer në pozitë tjetër. U habita sepse ajo qëndron në vitrinën e mbyllur me çelës, kurse unë jam i vetmi që disponoj me atë çelës. E ktheva atë ditë në pozitën fillestar, mirëpo, ajo ditën tjetër prapë ishte kthyer. Atëherë vendosëm që të instalojmë kamerat, ndonëse lëvizjet mund të vërehen edhe me sy të zakonshëm. Xhirimi i shpejtuar tregon qartë se si zhvillohet rotacioni i statujës” tha egjiptologu 29 vjeçar Campbell Price, kustos në këtë muze.

Ekspertët e parë që filluan të të interesohen për këtë fenomen, mendonin se rrotullimi me gjasë shkaktohet nga dridhja e dyshemesë gjatë kalimit të vizitorëve.

Mirëpo Price nuk beson në këtë shpjegim.

“E respektoj mendimin e ekspertëve, por statuja është në të njëjtin bazament qelqi me dekada të tëra. Përse koj nuk ka ndodhur edhe më parë? Sinqerisht, do të ishte gjë e shkëlqyer nëse dikush do ta sqaronte këtë mister”, shfaqi shpresën kustosi Price, transmeton Manchester evening news.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


//explorerunivers
 
Titulli: Statuja egjiptiane 4 000 vjeçare që lëvizë vet

U sillka vetem me drita ndez :D
 
Titulli: Statuja egjiptiane 4 000 vjeçare që lëvizë vet

U sillka vetem me drita ndez :D

Hahahahahaha, po naten nuk shihet mir, sillet nashta si fuz shpejt :p
 
Titulli: Statuja egjiptiane 4 000 vjeçare që lëvizë vet

Mirëpo, kjo statujë e cila qëndron në muzeun e Manchesterit plot 80 vjet në të njëjtin vend, statuja që ka lartësi prej 25 centimetrave, ka filluar të sillet dhe kjo për saktësisht 180 shkallë.

“Vërejta një ditë që statuja ishte kthyer në pozitë tjetër. U habita sepse ajo qëndron në vitrinën e mbyllur me çelës, kurse unë jam i vetmi që disponoj me atë çelës. E ktheva atë ditë në pozitën fillestar, mirëpo, ajo ditën tjetër prapë ishte kthyer. Atëherë vendosëm që të instalojmë kamerat, ndonëse lëvizjet mund të vërehen edhe me sy të zakonshëm. Xhirimi i shpejtuar tregon qartë se si zhvillohet rotacioni i statujës” tha egjiptologu 29 vjeçar Campbell Price, kustos në këtë muze.

//explorerunivers

Tani une nje gje nuk po kuptoje. Ky cuni qe punon ne muze eshte pergjegjes per statujen. Mire shume! Ku cuni poashtu thot se ate dite e ktheu statujen ne vendin e saj ndersa diten tjeter (dmth. te nesermen) statuja kish levizur per 180 shkalle, madje ky cuni thot se xhirimi i shpejtuar e tregon qarte kete.

Me sa shof une, nese nuk e kam ngaterruar rrotullimin e oreve te shpejtuara aty larte ke kamera, e shof se statuja qarkullon, por nuk rrotullohet brenda nje dite, por brenda 4 dite (02.06.2013 - 06.06.2013).

A dmth. kjo se ky cuni nga muzeu ka ngaterruar dicka????
 
Back
Top