Statistika e tmerrshme

Love

βeℓℓe â๓e
Statistika e lutës së përgjakshme në Siri është e tmerrshme. Deri tani janë vrarë 30,000 persona, e për 28,000 t tjerë ende nuk dihet asgjë.

BOX1,_19_tetor_870892.jpg


Të paktën 28,000 sirianë janë zhdukur gjatë kryengritjes 19-muajshe kundër regjimit të atij vendi, pasi që paraprakisht ishin rrëmbyer nga forcat luajale të presidentit, Bashar al-Assad, thuhet në një kumtesë të rrjetit aktivist Avaaz.

Sipas agjencisë Reuters, aktivistët sirianë për të drejtat e njeriut dhe familjeve e të zhdukurve pohojnë se, forcat siriane të sigurimit po i terrorizojnë për çdo ditë banorët civilë të vendit, duke i rrëmbyer ata nëpër rrugë, dhe duke i keqtrajtuar.

Rrjeti Avaaz ka paralajmëruar se raportet e veta për këto rrëmbime do t’ia dorëzojë Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB, me qëllim që ky organ të vërtetojë se bëhet fjalë për “zhdukje të dhunshme”.

“Rrëmbimet e tilla, për të cilat shteti refuzon të pranojë se ndonjë person i caktuar është marrë dhunshëm, sipas ligjeve ndërkombëtare konsiderohen si krime kundër njerëzimit”, thuhet në kumtesë.

Sipas aktivistëve sirianë, që nga fillimi i luftës qytetare në Siri, në mars të vitit 2011, janë vrarë 30,000 persona.
Burimi: G.express
 
Pe: Statistika e tmerrshme

Tamam statistika te frikshme...
 
Pe: Statistika e tmerrshme

Fajin si perhere e ka Kina me Rusine qe i refuzojne vendimet e Keshillit te Sigurise per te nderhyre ne Siri. Duhet me i nxjerr jashte fare nga organizata duke patur parasysh qe jane vende qe shkelin te drejtat e njerzve ne vendet e tyre, kshu qe ske si pret te duan te mbrojne te drejtat e njerzve ne Siri; vec me prish pune jane aty.
 
Back
Top