Sprova e dexhalit dhe zbritja e hz.Isase a.s.

redi-

Anëtar i Respektuar
Falenderimi i takon vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme.Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut te Madheruar dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Midis krijimit te Ademit dhe ndodhise se Kiametit nuk do te kete krijese me te madhe (sprov me te madhe) se dexhali."
(Muslimi)

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Prej kur Allahu xh.sh ka krijuar Ademin, nuk ka krijuar sprove me te madhe sesa sprova e dexhalit. Ai eshte esmer, ka floke te dredhura, syrin e majte e ka te verbet dhe me nje gunge te vrazhde. Do mund ta sheroj te verbetin dhe lebrosurin."
(Taberani)

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Dexhali syrin e majte e ka te verbet dhe me nje gunge te vrazhde, midis dy syve te tij shkruan "KAFIR" dmth jobesimtar"
(Ahmedi)

Ebu Hurejra trans nga Ebu Kasimi te kete thene: " Dexhali do te therrase ne poshtersi e ne humbje. Dexhali do te shfaqet kur njerzit jane te percare. 40 dite do te jene te gjate aq sa do deshiroj Allahu. Do sundoj aq pjese te tokes sa do e lejoje Allahu xh.sh. Do te zbres hz.Isa a.s. e do i thote imamit te prije. Hz. Isa a.s. kur te ngritet nga rukuja do te thote: "Semi Allahu liemn hamide. Allahu e vrafte dexhalin dhe fitofshin myslimanet."
(Bezzari)

E pyeten hz.Muhammed a.s. si do te jene crregullimet e dexhalit? Ai tha: "Sikur shiu me ere. Do therras njerzit per ta besuar si zot, njerzit do ta besojne. Pastaj dexhali do urdheroj qiellin te leshoj shi, e token per te mbire frytet. Kafshet do te ngryshen me te rritura e me gji te mbushur plot e me barkun plot. Do kaloj pran nje germadhe e do ti thote: Nxirri thesaret e pasurise.Thesaret do te ngriten pas tij sikurse tufet e bleteve. Do therrase nje djalosh te ri, do ti bjere me shpate dhe do ta ndaje dukshem ne dy pjese. Do ta therrase e djali do te ngritet i buzeqeshur. Ne kete moment Allahu xh.sh do te dergoj hz. Isain a.s. Hz.Isa a.s. do zbres tek minarja e bardhe ne lindje te Damaskut i veshur me dy pal rroba e me duar te vendosura ne dy krahet e melekeve. Kur te levize koken do te pikoje nje uje sikurse xhevahir. Cdo kafir do te vdes kur ta nuhas eren e frymes se tije, e ajo ere arrin aq sa shikimi i tij. Do ta kerkoj dexhalin deri tek dera Ludd e aty do ta vras. Pas kesaj do shkojne disa njerez besimtare tek hz.Isa a.s. e ai do i ferkoje fytyrat duke i pergezuar me gradet e xhennetit qe i kan arritur. Me pas Allahu xh.sh do njoftoje hz.Isane a.s. se kam nxjerr disa krijesa qe nuk mund ti luftoje askush. Allahu xh.sh do i kerkoj hz.Isase a.s. ti mbroje robt e Allahut xh.sh duke i derguar ato tek mali Tur.

Ne vazhdim: "Dalja e jexhuxh dhe mexhuxheve.

________
Pergatiti: Imam Gezim Kopani
 
Back
Top