Sportistët që fituan medaljet e para në Olimpiadë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fillimi i Olimpiadës Botërore ka sjellë dhe fituesit e parë të saj. Pas një ceremonie madhështore të hapjes së Lojërave Olimpike në Pekin, ka filluar gara e vërtetë mes lojtarëve të akomoduar në këtë vend nga e gjithë bota. Medalja e parë në këto lojëra i ka shkuar çekes Katerina Emmonia në garën e qitjes. Ndërsa medalja e çiklizmit ka shkuar për Spanjën. Kurse Kina arriti të marrë medaljen e parë vetëm në peshëngritje për femra. Por ky eveniment sportiv ndër më të mëdhenjtë në botë dhe historik për Kinën ka kaluar jo pak pa probleme. Polica ka arrestuar pesë aktivistë manifestues, një gjerman, tre amerikanë dhe një kanadez, militantë të fushatës për një Tibet të lirë. Dita e parë ka shënuar dhe një përgjakje në Kinë. Një turist amerikan ka mbetur i vdekur pas një sulmi të një qytetari kinez. Ky i fundit sulmoi dy turistët amerikan, njëri prej të cilëve humbi jetën. Agjencia e lajmeve kineze "Xihua" bën të ditur se atentatori pas krimit është vetëvrarë. Ndërkohë, me qindra protestues amerikanë janë grumbulluar pranë selisë diplomatike të Kinës në Uashington.
Vlerësimet
Kina ka marrë vlerësimet maksimale për organizmin e ceremonisë së çeljes së Lojërave Olimpike. Ceremonia, e cila sipas orës lokale nisi në 08:08 dhe sipas orës në vendin tonë 14:08, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Zona përreth tribunës me 91 mijë njerëz u izolua nga lëvizja e lirë e qytetarëve. Para nisjes së ceremonisë, 100 mijë policë në detyrë bllokuan çdo rrugë dhe rrugicë që të çonte drejt stadiumit Foleja e Zogut. Përfaqësuesit e medias u mbajtën nën një kontroll mjaft të rreptë dhe më pas u hipën nëpër autobusëve që të çonin drejt stadiumit. Gjatë zhvillimit të ceremonisë, në rrethinat e stadiumit gjendeshin me qindra ambulanca dhe zjarrfikës. Ndërkohë, në ndihmë të policisë, në gatishmëri të plotë ishte edhe ushtria. Ata që kishin bileta hyrjeje u lejuan menjëherë që të futeshin në stadium. Autoritetet kineze, në deklaratat e bëra pas ceremonisë u shprehën se organizimi ishte një krenari për mbarë popullin kinez.
Lojërat
Shteti kinez ka investuar 43 miliardë dollarë për lojërat. Ceremonia e hapjes dhe e mbylljes në total do të kushtojë 100 milionë, dyfishin e edicionit të Athinës. Edhe pse është ndaluar qarkullimi i mijëra makinave, smogu ka mbuluar gjithë qytetin. Pas mbylljes së ditës së parë të Lojërave Olimpike, vendi mikpritës, Kina rezulton të jetë e para në listën e fitimit të medaljeve të arta. Atletët e saj arritën të fitojnë dy medalje ari në ditën e parë. Ajo pasohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, të cilat arritën të marrin nga një medalje ari.
Olimpiada, medalja e parë, اekisë
Shteti i çekisë arriti të marrë medaljen e parë në qitje në Olimpiadë. اekja Katerina Emmomonos arriti të dali në vendin e parë në garën e qitjes dhjetë metra me karabinë. Medalja e parë nuk arriti t'i shkonte dot Kinës, ku u vu re zhgënjimi i madh i lojtarit kinez Du Li.
Medalja e çiklizmit, Spanjës
اiklisti spanjollë Samuel Sanchez është shpallur kampion olimpik në çiklizmin e rrugës, duke lënë pas italianin David Rebellin dhe zviceranin Fabian Cancellara. Në përfundim të 245 kilometra të garës 28-vjeçari zëvendësoi në këtë trofe italianin Paolo Bettini.
Kina fiton medaljen e parë në peshëngritje
Chen Xiexia ka marrë dje medaljen e parë të artë për Kinën në Lojërat Olimpike të Pekinit, duke fituar garën e peshëngritjes për femra deri në 48 kg. Kampionia e botës në fuqi ngriti në total 212 kilogram. Në vendin e dytë u rendit Turqia dhe në të tretin taivanezja me 196 kilogram.
Kina me medalje ari që në ditën e parë
Me 688.2 pikë, kinezi Pang Wei fitoi garën olimpike të qitjes me pistoletë 10 m. Ai doli para koreano-jugorit Jong Oh, 684,5 dhe koreano-veriorit Kim Jong-su (683), ditën e djeshme në Pekin. Me këtë rezultat Kina që në ditën e parë arrin të marrë medaljen e dytë të artë .
"Pekin 2008", rumunia Dimitur fiton të artën në Xhudu
Rumunia Alina Dumitru i ka dhuruar vendit të saj medaljen e parë të artë për këtë vend. Atletja ballkanase ka fituar në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo për femra. Ndërsa medalja e argjendtë ka shkuar për kubanezen Janet Bermoj, ndërsa vendin e tretë e ka zënë japonezja Rioko Tani.
Not, norvegjezi rekord në 100 metra bretkosë
Notari norvegjez, Alexander Dale Oen ka përmirësuar rekordin e tij evropian në 100 metra bretkosë, me kohën 59:41. Gjatë garës eliminatore, dje në Pekin, Oen vendosi rekordin e ri, duke lënë pas gjithë kundërshtarët. Rekordi i mëparshëm i 23-vjeçarit ishte 59:94.
Haier: Shkollë për çdo medalje të artë
اdo medalje ari nga atletët kinezë në Lojërat Olimpike do të jetë një shpresë për fëmijët e varfër. Sponsori i Lojërave të Pekinit, Haier ka bërë të ditur se do të ndërtojë nga një shkollë në zonat e varfra rurale për çdo medalje ari që atletët kinezë do të fitojnë në olimpiadë. Projekti i Haier është quajtur "Projekti shpresë" (Project Hope). Dhurata e parë për fëmijët e varfër kinezë ka ardhur nga peshëngritësja Chen Xiexia, e cila fitoi edhe medaljen e parë të artë në olimpiadë.
Bie rrufeja, plagosen 32 futbollistë amatorë
Ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në një fushë futbolli, por këtë herë jo nga dora njerëzore, por nga qielli. 32 persona janë plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një rrufeje në një fushë futbolli në Gjermani. 32 futbollistë e rinj janë tmerruar nga skena e habitshme por njëkohësisht dhe e frikshme që u ka ndodhur duke u stërvitur pranë një fushe sportive. Aksidenti ndodhi dy ditë më parë teksa disa futbollistë amatorë po stërviteshin në fushën e blertë. Rrufeja goditi një shtyllë ndriçimi dhe më pas flakët u zgjatën drejt lojtarëve. Bëhet e ditur se 9 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa 23 të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nis olimpiadën me rekorde dhe medalje ari
Micheal Phepis e ka nisur me medalje ari dhe për më shumë me rekord Olimpiadën "Pekin 2008". Notari 23-vjeçar nuk ka patur asnjë kundërshtar në 400 metra stil i përzier, pasi ka përshkruar pistën në 4:07:22, duke përmirësuar rekordin e tij të katër viteve më parë në Lojërat Olimpike të Athinës. Qëllimi kryesor i notarit amerikan është të fitojë tetë medalje ari në Pekin dhe të thyejë rekordin e Mark Sptiz, që fitoi shtatë medalje ari në Lojërat Olimpike "Mynih 1972". Në vendin e dytë dhe të tretë u rendit hungarezi Laszlo Cseh dhe italiani Luka Martin. Në këtë mënyrë mbyllet dita e parë e konkurrimit në Olimpiadën e Pekinit, duke nxjerrë si fituese kryesuese Kinën me dy medalje. Ajo pasohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, të cilat arritën të marrin nga një medalje ari.
To
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top