Spektakli i radhës më 20 maj, eklipsi i diellit në Azi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Të dielën, në datën 20 maj qielli do të ofroj një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm, një eklips dielli. Ndryshe nga eklipsi total kur Hëna plotësisht errëson Diellin, në këtë rast mbulimi është i pjesshëm, për shkak se Hëna është e vendosur në anën e largët në orbitën rreth Tokës.
foto7-300x213.jpg

Pra, figura e tij do të duket më e vogël në qiell, duke u fshehur vetëm 88 për qind e diskut diellor. Efekti, megjithatë, është jashtëzakonisht mbresëlënës. Në Azi, Japoni dhe Amerikën e Veriut, mijëra njerëz janë tashmë në tension për të marrë pjesë dhe fotografuar ngjarjen. Eklipsi tjetër i dukshëm do të ndodh në vitin 2020. Por tashmë eklipsi i së dielës do të mund të shihet me anë të mjeteve të komunikimit në masë. Për të vëzhguar ngjarjen nga telefoni juaj, ose nga kompjuteri juaj mjafton vetëm të lidheni me faqet të cilat transmetojnë live. Shfaqja do të fillojë nga ora 21.30 dhe pjesa më e bukur e eklipsit do të duket në Japoni. Nga sajti Slooh ju mund të shihni të gjithë veprimtarinë, por edhe nga teleskopët në Kaliforni, Arizona dhe Meksiko.

l.xh/noa.al

 
Eklips magjepses ne Azi e SHBA, ja ç'ndodhi! (video)

Vetem Evropa s'ka mundur ta shijoje fenomenin e rralle, kur hena mbuloi 96% te diellit

Shiko fotografinë 1809887
Vetëm vëzhguesit e qiellit nga Fuji deri në Grand Canyon kanë mundur ta shijojnë gjatë të dielës, hënën që gati ka mbështjellë diellin, duke e mbuluar plot 96%, për të krijuar një "unazë zjarri" dramatike, pikërisht mbi një rrip të ngushtë të Azisë lindore dhe perëndimit të Shteteve të Bashkuara.
Eklipsi vjetor, në të cilin Hëna kalon përpara Diellit, duke lënë vetëm një unazë të artë rreth skajeve të tij, mundi të shikohej fillimisht vetëm në Azi.

Më pas lëvizi drejt Paqësorit, për t’u shikuar pjesërisht në perëndim të SHBA. Në Japoni, të ashtuquajtur "ture eklipsi" u organizuan në shkolla dhe parqe, në anije, apo edhe nëpër avionë privatë. Ngjarja u transmetua direkt edhe në TV Tokio, teksa kryeqyteti japonez nuk vërente një fenomen të tillë që prej vitit të largët 1839.
Evente të ngjashme u mbajtën edhe në Kinë e Tajvan, ku dashamirësit e fenomeneve qiellore u desh të mbronin sytë e tyre. Në SHBA, grupe kuriozësh u vendosën në Reno, Nevada, Oakland, apo Kalifornia. Natyrisht, evropianët (ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët), që s’kanë pasur mundësinë ta shohin “live”, mund ta shijojnë përmes një video këtu poshtë:
[video=youtube;AtpiFp-EQKE]http://www.youtube.com/watch?v=AtpiFp-EQKE&feature=player_embedded[/video] IKUB.AL
 
Titulli: Spektakli i radhës më 20 maj, eklipsi i diellit në Azi

solar-eclipse-2012-annular-ring-of-fire-philippines_53563_600x450.jpg

"Smiling" Solar Eclipse

solar-eclipse-2012-annular-ring-of-fire-progression_53564_600x450.jpg


solar-eclipse-2012-annular-ring-of-fire-diamond_53558_600x450.jpg

Unaza e argjendte

solar-eclipse-2012-annular-ring-of-fire-mountain_53562_600x450.jpg


solar-eclipse-2012-annular-ring-of-fire-crescent_53557_600x450.jpg
 
Titulli: Spektakli i radhës më 20 maj, eklipsi i diellit në Azi

po ne ktej nga ballkani, europa sdo kemi mundesine te shohim ndonje eklips :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top