Spanje, rikthehet levizja ne Majorka

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ne ishullin e Majorkes, ne Spanje, jane rihapur portet dhe aeroportet, pas masave te marra nga policia pas shperthimit qe la te vdekur dy agjente te Rojeve Civile.

Masa ne fjale ishte ndermarre per te penguar largimin nga ishulli te autoreve te shperthimit, por mediat nderkombetare qe bejne te ditur lajmin, nuk saktesojne nese ka pasur ndonje arrestim.

Nderkohe, agjentet e anti-terrorit kane arritur te caktivizojne nje bombe te dyte qe ishte vendosur tek makina e nje patrulle policie.

Pas shperthimit te sotem, i ndodhur ne me pak se 36 ore pas shperthimit te djeshem prane nje kazerme policie, dyshohet se fshihet organizata separatiste baske, ETA.

Organizata ne fjale shenon te premten 50 vjetorin e krijimit dhe autoritetet dyshojne se ajo po perpiqet te tregoje forcen e saj me kete rast.

Por nga ana tjeter dyshohet se atentatet jane nje hakmarrje e ETA-s per shkak te dobesimit te saj nga operacionet e njepasnjeshme te policise ne Spanje dhe France ne vitet e fundit.
*tch*
majorka-atentat.jpg
 
Back
Top