Sot në "Ditën e Evolucionit"

Lauri

Anunnak
Sot në "Ditën e Evolucionit" të Darvinit dhe darvinizmit

Sot 156 vite më parë pa dritën e botimit një prej kryeveprave të mendimit iluminist. Botohet libri "Mbi Origjinën e Specieve". Ai është libri që tronditi nga themelet botkuptimin e njeriut për prejardhjen. Një prej dilemave më jetëgjata që ka ngërthyer ëndjen dijetuese të njeriut u gjend para një kërcënimi shpërbërës.

darvin_zpsvexibyni.png

Më shumë se një shëmbie e mitit, ishte një guxim për të orjentuar njeriun përnga zgjidhja e enigmës së ekzistimit. Kurajon e tij pakkush do të guxonte ta përballte me një botë profane dhe e mbarsur nga paranoja, sa ai, Charles Darëin (12 shkurt 1809 - 19 prill 1882). U hodh në zjarrin e anatemës, kundërshtive dhe ndalimit si një gladiator në arenën e luanëve. Ai dëshmoi vullnesën e një iluministi dhe u kacafyt me XVIII shekuj terr. Ai hodhi themelet e pikpamjeve mbi krijimin dhe evolucionin, drita që përshkënditi prej andej e hodhi njerzimin në krahët e një përqafim botkuptimi të ri. U rrek të vërtetonte shkencërisht prejardhjen e njeriut duke e bazuar atë mbi faktet e mbledhura, fosilet dhe evoluimin e species në raporte kohore, varjueshëm me kushtet e habitatit.
Pikërisht sot 156 vite më parë, më 24 nëntor 1859 Charles Darëin publikon "Mbi Origjinën e Specieve", përvjetori i këtij libri është quajtur "Dita e Evolucionit".

Thonë se Darëini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete, i lumtur me fletoret dhe mikroskopin e tij. Ai iu shmang gjithnjë syrit të publikut. Kritikat, debatet dhe kontradiktat hamenden të ishin shkaku që ai u përball me sfidën e shëndetit. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale dhe revolucionare të fshehtë për dekada. Megjithatë, sot, pothuajse të gjithë e dinë emrin e tij, çfarë bëri,dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj - Darwin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura. اdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot. Shpjegimi i Darvinit për këtë shpalosje kaq të gjërë të jetës në kohë - teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror - transformoi të kuptuarit e botës së gjallë - ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Newton, dhe Ajnshtajn ndryshuan të kuptuarit e universit fizik. E thjeshtë por njëkohësisht e diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit, teoria e Darëinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë, duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.
/Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top