Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

ida angel

:)
V.I.P
11-shtatori-perkujtim-150x150.jpg


Uashington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të përkujtojnë 10-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.
Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste nga Al-Kaeda.
Një memorial i viktimave pritet të përurohet në vendin ku ndodheshin kullat binjake të “Qendrës Botërore të Tregtisë”.
Ashtu sikurse në të gjitha përvjetorët e mëparshme, emrat e të gjitha viktimave do të lexohen një për një gjatë ceremonisë që do të organizohet sot. Po ashtu do të ketë edhe minuta heshtjeje në kohën ekzakte të sulmeve.
Presidenti Obama pritet të udhëtojë për në të tria ceremonitë përkujtimore. Gjatë një prononcimi të bërë të shtunën, ai theksoi se SHBA-të ishte më e fortë se 10 vjet më parë.
“Falë përpjekjeve të palodhshme të personelit tonë ushtarak, nuk duhet të ketë dyshim se sot Amerika është më e fortë dhe se Al-Kaeda është në rrugën e mundjes”, theksoi Presidenti Obama./Start/
 
Pe: Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

10 vjet...
Per momentin po shikoj memorialin ne tv, dhe shume prekse... :(

hug-memorial-xo.jpg
 

Attachments

  • hug-memorial-xo.jpg
    hug-memorial-xo.jpg
    34.2 KB · Shikime: 0
Pe: Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

Si kaluan 10 vjet, pa kuptuar...
Gjynaf per tradjedine qe ndodhi, gjynaf per ata qe vdiqen dhe gjynaf per ata qe mbeten mbi toke, dhe vazhdojne ti qajne njerzit e dashur...
 
Pe: Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

Vertet mos me tu besuar,si kaluan 10 vite....Edhe ketej nga ne po jepet memoriali,gjynah....Shume prekese...
 
Pe: Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

Heshtje dhe këmbana për 9/11

c.jpg
Amerika ka shënuar 10-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, 2001, me ceremoni solemne - në kujtim të 3,000 njerëzve që humbën jetën në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Në vendin e sulmeve në Nju Jork, presidenti Barak Obama dhe ish-presidenti Xhorxh Bush ndaluan së bashku, në heshtje dhe me koka ulur... derisa kambanat e kishës kumbuan dy herë në orën e saktë, kur para 10 vjetësh avioni i pasagjerëve goditi kullën e parë të Qendrës Botërore të Tregtisë, duke shënuar sulmin më të rëndë terrorist në tokën amerikane.

a.jpg
Obama lexoi psalmin 46 nga Bibla.

"Zoti është shpëtimi ynë dhe forca jonë. Një ndihmë e pranishme në telashe. Andaj, nuk do të frikësohemi, edhe nëse toka zhduket, edhe nëse malet barten në mes të detit", lexoi Obama.

Bushi, i cili po shërbente vitin e parë si president në kohën kur ndodhën sulmet, lexoi një pjesë të letrës së presidentit Abraham Linkoln, për nënën që kishte humbur pesë bijtë e saj.

"Lutem që Ati ynë në qiell të zbusë dhimbjen e humbjes suaj dhe t'iu lërë vetëm kujtimet e bukura për të dashurit", lexoi Bush.

Anëtarët e familjeve të atyre që humbën jetën qëndruan fillimisht në memorialin e sapopërfunduar "Plaza", i cili përbëhet nga dy pishina të mëdha uji, si "gjurmë" të dy kullave të shembura. Emrat e të vdekurve janë të gdhendura në pllaka bronzi përreth pishinave.

b.jpg
Violonçelisti Jo Jo Ma ka ekzekutuar suitën numër 1 të Bahut, para fillimit të ceremonisë, përkatësisht leximit të emrave të viktimave nga anëtarët e familjes.

Edhe kryetari i Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, foli para turmës:

"Kanë kaluar 10 vjet që kur qielli i kaltër i mëngjesit u shndërrua në net të zeza. Që atëherë, kemi jetuar në kohë të mirë dhe në errësirë. Fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre janë rritur, nipër dhe mbesa kanë lindur...", u shpreh Bllumberg.

Në prag të përvjetorit të sotëm, Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video-mesazh të Obamës, i cili kujton amerikanët se organizatori i sulmeve të 11 Shtatorit, Osama bin Laden, është vrarë, së bashku me shumë udhëheqës të lartë të Al Kaidës. Ai tha se grupi terrorist "është në rrugë të disfatës".

Mesazhi i tij erdhi në kohën kur Nju Jorku dhe Uashingtoni kanë shtuar masat e sigurisë, pasi zyrtarët e inteligjencës kanë marrë "kërcënim të besueshëm" për sulme në përvjetorin e dhjetë. Obama tha se kombi do të mbetet vigjilent.

Lule11shtator.jpg
"Ata duan të na terrorizojnë, por ne si amerikanë refuzojmë të jetojmë në frikë. Po, ne ballafaqohemi me një armik të vendosur dhe, nëse nuk gaboj, ata do të përpiqen të na sulmojnë sërish. Por, ashtu siç po dëshmojmë në këtë fundjavë, ne mbetemi vigjilentë. Ne po bëjmë çdo gjë të mundur për të mbrojtur njerëzit tanë dhe, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë – si një shtet që rimëkëmbet shpejt – ne do të vazhdojmë", tha Obama.

Amerikanët në gjithë vendin kanë mbajtur ceremoni përkujtimore në kisha, xhami apo edhe shtëpi.

Ndërsa, lajmi për 77 ushtarë amerikanë të plagosur dhe dy të vrarë nga një sulm vetëvrasës në lindje të Afganistanit, është një përkujtues i zymtë se lufta e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit vazhdon ende. /NOA
 
Pe: Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

Sa gje prekese..
 
Pe: Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

Vdiqën kot më kot 3000 njerëz sikur të ishin bagëti :( Por si thesh ai Anglezi: ''Një i vdekur është tragjedi, disa qindra-mijra janë thjesht statistika'' Mjerr për ata të shkrretë dhe familjet e tyre .
 
Back
Top