Sonte Shqipëria përballet me Qipron

cent

...Lontano
Sot në mbrëmje në orën 20:30 kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen kundër Qipros, e vlefshme për eliminatoret e botërorit 2014 që zhvillohet në Brazil.

Premiera e kuqezinjve në stadiumin "Qemal Stafa" do të jetë një rast ideal për të marrë 3 pikët, edhe pse kundërshtari është i vështirë, dhe në një nivel pak a shumë të njëjtë me Shqipërinë.

x0nrxj.jpg
Në vitin 2009, kombëtarja jonë mundi Qipron me një rezultat tenistik 6-1 në miqësore, por nga ajo kohë, ishullorët kanë bërë shumë hapa para nesh.Fitorja është rezultati i vetëm i pranueshëm për kombëtaren e Shqipërisë në ndeshje me Qipron dhe këtë e kanë nënvizuar edhe lojtarët kryesorë.

Në hapje të eliminatoreve, Shqipëria së fundi ka humbur në vitin 2000 kur u mposht nga Finlanda. Në 2002 barazoi me Zvicrën, ndërsa në shtator të vitit 2004 u shënua fitorja historike kundër Greqisë, që sapo ishte shpallur kampione e Evropës.

Si rrallëherë edhe koeficentët e basteve janë në favor të Shqipërisë për sfiodën e sotme. Një fitore e kuqezinjve ndaj Qipros vlerësohet me 1.8, ndërsa barazimi kuotohet me më shumë se 3 për ndeshjen e mbrëmjes. Fitorja e ishullorëve shihet si më pak e mundshmja dhe paguan rreth 4 herë shumën e vënë në baste.

Formacioni i mundshëm i kombëtares

Ndryshe nga trajnerët e mëparshëm, italiani Xhani De Biazi ende nuk ka publikuar formacionin që do të zbresë në fushë përballë Qipros.

Gjithsesi në bazë të atyre çka italiani ka eksperimentuar në seancat e fundit stërvitore pritet që porta t’i besohet Saimir Ujkanit. Reparti i mbrojtjes nuk do të ndryshojë, me Dallkun në të djathtë, Cana dhe Mavraj në qendër dhe Lila në krahun e majtë.

Forma e mirë e Kukelit dhe e Mehës duket se ka bindur De Biazin që t’i fusë ata në fushë që nga minuta e parë në
ndeshjen e tyre të parë me kombëtaren kuqezi. Dy lojtarët e tjerë të këtij reparti pritet të jenë Ervin Bulku dhe Emiljano Vila.

Sulmi do t’i besohet dy lojtarëve më të vjetër në këtë skuadër: Bogdani dhe Salihi, ndërkohë që sipas ecurisë së lojës pritet që t’i jepet shansi edhe lojtarëve të tjerë të rinj.
/top-chanel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top