Arfenilla
Themelues i Forumit
Akrepat do të ndryshojnë më 30 tetor, duke na dhënë mundësinë që të flejmë një orë më shumë. Në natën mes kësaj të shtune dhe të diele, ora do të kthejë pas. Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00.
Për rrjedhojë, deri në të dielën e fundit të marsit do të kemi mundësi të flemë një orë më tepër.
Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qënë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit dhe kursimi i energjisë elektrike. /Albeu