Sonder

Keni degjuar ose lexuar ndonjehere fjalen sonder? Mbase...Mund te them se deri tani eshte fjala me e perdorur dhe e njohur nga 'Fjalori' i John Koenig. Po cfare nenkupton sonder? Ja ta shtjellojme pak, madje jemi qe jemi tek forumi i filozofise na lejohet edhe te filozofojme pak

Na ndodh shpesh te shohim filma, perhere ka nje personazh kryesor qe do jete fokusi i filmit dhe te gjithe njerezit dhe ngjarjet qe zhvillohen do jene rreth jetes se tij. Keshtu ndodh dhe me ne personalisht, ne jemi personazhi kryesor i jetes sone, te tjeret jane personazhet ndihmese ose thjesht disa ekstra qe paraqiten ne prapavijen e jetes sone, disa qofte edhe vetem njehere...E si na ben kjo te ndjehemi, hidherohemi shpesh kur dikush nuk na e ben qejfin, kur dikush na genjen, zemerohemi nese mendojme se dikush ben thashetheme per ne dhe mendojme se na xhelozojne, pastaj ndonjehere kemi frike te bejme ndonje veprim te caktuar duke menduar se cfare impakti do kete mbi njerezit, cfare do mendojne ata per ne nese bejme keshtu, po nese hidherohen, po nese na gjykojne, po ndonjehere dhe deshirojme te impresionojme dike, deshirojme te na duan...Po valle keta njerez nuk kane jeten e tyre??? Me kujtohet nje fjali nga trailer i filmit Joy qe thote: Bota nuk te detyrohet ty asgje.....Sonder....Te provojme me shembuj hipotetik? Te themi se tani do vije dikush ne forum dhe do thote: 'Aman kjo goca na bezdisi duke komentuar ne cdo teme, e ka bere forumin pershesh'. Te them te drejten me ndodh dhe mua ndonjehere te hy ne forum e te lexoj gjithandej e te them ehh epo u lodha Po ajo goca? Te supozojme se eshte ne nje faze te jetes kur i pelqen shume forumi, eshte e re, ka energji te tepert dhe ka deshire ta shpraze ketu, por ajo shikon 4-5 tema te reja dhe bezdiset, do me shume, gjen e gjurmon tema te vjetra qe i pelqejne lexon gjera te reja dhe komenton dhe ne fund kjo i jep nje ndjesi te mire.....Sonder....Pastaj vjen nje anetar tjeter dhe na ben nervoz se nuk mund ta kuptojme, se hap tema qe nuk ia kemi idene se cfare thone dhe se ankohet per gjithcka, por....Mbase ai s'na kupton ne, mbase ne nuk e kuptojme ate, mbase njerezit dallojne nga sensi humorit dhe jo te gjithe kuptojne njeri tjetrin e ne fund do themi booo sa i trashe ky Po ai? Te supozojme se ne fakt ai s'na kupton ne, mbase menyra e shakave i duket si armiqesi dhe se fundi ai mendon se i gjithe forumi eshte kunder tij, por sipas tij ai do te beje dicka te bukur per forumin dhe per te ndodh qe forumi ka aq rendesi sa ka nevoje per respektin dhe mirekuptimin e anetareve......Sonder....Po te themi nje goce e bukur ketu, ehhh...ajo vjen ne forum lexon nje koment qe ajo e denon si prapambeturi dhe per provokim ve nje fotografi profili me gjoksin e saj dhe mendon he tani le te plasin nga xhelozia keta, e ben nje koment provokues dhe keshtu fillon sherri Po pastaj, perderisa ajo gezohet me superioritetin e saj qe ka bere dike te fiksuar pas saj cfare ndodh? Ata njerez qe per 5, 15 ose gjysme ore grinden me te, bejne log out nga fv dhe heret a vone pavaresisht sa te rremujshme apo te qete e kane jeten bien ne hall te tyre. Nje takim, nje mendim, zgjidhja e nje problemi, nje kujtim mallengjyes nga nje fotografi e vjeter dhe te gjithe zhyten ne jeten e tyre aq shume sa harrojne ekzistencen e goces se bukur...Sonder...

E si perfundim na duhet pergjigja, cfare ne fakt eshte Sonder? -Sonder eshte realizimi se te gjithe njerezit kane nje jete po aq komplekse sa edhe ne, se te gjithe jane personazhe kryesore te jetes se vete dhe ne jemi personazhet e dores se dyte, ose thjesht nje kalimtar ne prapavije. Dhe kur ta lexoni kete se sa do mendoni qe te gjithe jemi shume te rendesishem, apo thjesht pika te vogla te nje oqeani te madh kjo mbetet per ju ta gjykoni

Sonder, sepse cdo njeri ka tregimin e vete...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ku humbe ti goce? :)


Te gjithe Sonder qenkemi atehere!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top