Love
βeℓℓe â๓e
Një Qendër e natyrës akademike që merret me problemet e gruas në Turqi (Universiteti i Kirikkale-s), është bërë tok me një OJQ (Mutlu Cocuklar Dernegi – Shoqatë e Fëmijëve të Lumtur), dhe kanë bërë një sondazh mbi dhunën shtëpiake.
Rezultatet nuk janë shumë europiane. 34% e të intervistuarëve është me idenë se dhuna mbi gratë “kur duhet, duhet”, ndërsa 28% e tyre janë me idenë se dhuna mbi gratë është një mënyrë për t’i mbajtur nën kontroll e të disiplinuara.
Sondazhi është bërë me meshkuj mbi moshën 18 vjeç, dhe është fokusuar në qytetet kryesore të Turqisë, më saktë, në qytetet që dallohen, e mbahen, për një stil jetese perëndimore, si Adana, Ankara, Stamboll, İzmir, Erzurum, Trabzon and Malatia. 11,5% e burrave mendojnë se kanë të drejtë të jenë të dhunshëm me gratë e tyre. 37,5% e tyre mendojnë se dhuna është e pranueshme për çështje nderi.
Lajmi është tronditës për vëzhguesit e huaj, por jo për opinionin e brendshëm. Dhjetorin e kaluar ishte tamam tronditëse ngjarja që lidhet me deputeten Fatma Salman Kotan, e partisë së Erdoganit, që u duk në parlament me fytyrën e enjtur nga grushtat që i kish dhënë i shoqi, me të cilin, për këtë shkak, u divorcua më pas.
Re.Pu.