Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sondazhi i fundit – Harris e kalon Trumpin

Sondazhi i fundit – Harris e kalon Trumpin

Para 2 ore



Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris është në një epërsi të vogël ndaj republikanit, Donald Trump në garën presidenciale, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.
Në momentin e publikimit të rezultateve të sondazhit të fundit, Harris nuk kishte mbajtur ende takimin me mbështetësit në shtetin federal të Wisconsinit.

Harris ka mbështetje prej 44 për qind ndërsa Trump 42 për qind në mesin e votuesve të regjistruar në një sondazh kombëtar të kryer të hënën dhe të martën, i cili pason Konventën Kombëtare Republikane ku Trumpi pranoi zyrtarisht nominimin e partisë dhe Joe Biden njoftoi se ai po largohet nga gara dhe miraton kandidaturën e Kamala Harrisit.

Harris dhe Trump ishin të barabartë me 44 për qind në sondazhin e mëparshëm të 15-16 korrikut, me republikanin që kryesonte me një për qind në sondazhin e 1-2 korrikut.

Kamala Harris: I njoh njerëzit si Donald Trump, ne do t'i fitojmë këto zgjedhje
Lexo po ashtuKamala Harris: I njoh njerëzit si Donald Trump, ne do t'i fitojmë këto zgjedhje


Në të tre sondazhet, diferenca ishte brenda kufirit të gabimit statistikor prej tre për qind, transmeton Telegrafi.
kamala-harris-banner-11-e1721748905826.jpg

Rezultatet e fundit të sondazhit arsyetuan se pse presidenti amerikan u largua nga gara dhe pse Harrisi e zëvendësoi atë në listë.
Rreth 56 për qind e votuesve të regjistruar u pajtuan me deklaratën se Harris, 59-vjeçare është “mendërisht e mprehtë dhe e aftë për të përballuar sfidat”, krahasuar me 49 për qind që thanë të njëjtën gjë për 78-vjeçarin Trump. Vetëm 22 për qind e votuesve e vlerësuan Bidenin në këtë mënyrë.
Biden, 81 vjeç, i dha fund garës për rizgjedhje pas një debati me Trumpin, në të cilin ai shpesh belbëzoi dhe nuk arriti të sfidonte në mënyrë agresive sulmet e Trumpit, të cilat përfshinin gënjeshtra të shumta.

Eksperti amerikan përshkruan se si Harris mund ta mposht Trumpin
Lexo po ashtuEksperti amerikan përshkruan se si Harris mund ta mposht Trumpin


Rreth 80 për qind e votuesve demokratë thanë se e shihnin Bidenin si politikanë të fort, por për Harrisin kjo për qindje shkonte në shifrat 91.
Tre të katërtat e votuesve demokratë thanë se ishin dakord me deklaratën se partia dhe votuesit tani duhet të qëndrojnë pas Harrisit, ndërsa vetëm një e katërta thanë se më shumë kandidatë duhet të konkurrojnë për emërimin e partisë.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë) të këtij viti. /Telegrafi/
 
Është e bindur që do fitoj Harris.
 
I shalla s'del ky Tramp.
Ne kohen e ti ndahej Nena nga femija ne kufijt me Meksiken.
Reacist dhe i pa pervoj ne politik.
Nje cope sharlatan qe i ka ec buznesi aq.
 
Te gjithe jane nje!!
Trumpi ne siperfaqe eshte me i bute* por thelle e thelle nuk ndryshon asgje.
Fati i Amerikes eshte i shkruajtur, do perfundoje sic perfunduan te gjitha perandorite e medha.
 
Te gjithe jane nje!!
Trumpi ne siperfaqe eshte me i bute* por thelle e thelle nuk ndryshon asgje.
Fati i Amerikes eshte i shkruajtur, do perfundoje sic perfunduan te gjitha perandorite e medha.
Nuk perfundon ashtu Amerika kurre,mos harro e ka krijuar ajka dhe shpirti rebel i Evropes se hershme.
 
Nuk perfundon ashtu Amerika kurre,mos harro e ka krijuar ajka dhe shpirti rebel i Evropes se hershme.
Kur flet keshtu me kunton Fred Cakon e token e rrafshet 🤣🤣🤣
 
Besoj se ska shance Trumpi kundra kesaj.

As konservatoret se duan po i ka zene rrota bishtin.
 
Nuk ngjitem dot as me personalitetin e k’saj me ngjan gjithmone high kshu ne pamje te jashtme …. Por 100 here me mire kjo … se vellai per baba i Sali gomarit aka Trumpi . 🤢
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back