Sondazhi, grekët janë ksenofobë
“Grekët janë në shumicën e tyre ksenofobë”, konkludon një sondazh i fundit, I kryer nga Qendra Kombëtare e Hulumtimeve Sociale.
Specialistët e kësaj qendre shprehen të habitur dhe të dëshpëruar për ndjenjat negative të vendasve, ndaj emigrantëve.
Sipas këtij sondazhi, 65% e grekëve, I cilëson emigrantët si shkaktarë të së keqes në ekonominë greke dhe 63% thotë se Greqia është bërë vend më I keq për të jetuar, për shkak të tyre.
59% e popullsisë greke deklaron se emigrantët u marrin vendet e punës dhe po kaq se kërkojnë më shumë shërbime sociale sesa u përket, ndërsa 57%, mendojnë se jeta kulturore e Greqisë zhvlerësohet prej ekzistencës së tyre.
Sipas Agjelos Tramundanis, njërit prej hulumtuesve, grekët e përballojnë emigracionin si kërcënim në dy nivele, në atë të gjendjes ekonomike e sociale dhe në nivelin e identitetit, pasi ndjehen të kërcënuar si komb.
Për 33% të grekëve, qeveria nuk duhet të japë kaq lehtë statusin e azilantit politik, 44% deklaron se qeveria I përballoi emigrantët e valës së madhe në dy vitet e fundit, shumë më mirë se sa po përballon vendasit dhe 4 në 10 grekë thonë se nuk duhet të ketë fare myslimanë në vend.
Hulumtuesit kanë deklaruar se prisnin rezultate negative për shkak se ndjenjat ndaj emigrantëve kanë ndryshuar si rezultat I krizës, por nuk vlerësonin se do kishte një përshkallëzim të tillë.
Në sondazhin e kryer në bashkëpunim edhe me Universitetin e kërkimeve shkencore dhe teknologjike të Norvegjisë, janë intervistuar 505 emigrantë dhe 827 grekë të moshës 15 vjeç e lart, që banojnë në qytetet e mëdha të Greqisë.
/ Top Channel