Solana Gruevskit: "Mendohuni mirë"

Kresha

A pretty face can never trick me
Havier Solana këshillon Nikolla Gruevskin të mendohet mirë për referendumin për emrin.



Pas mesazhit të para disa ditëve nga Komisioneri evropian Olli Rehn, edhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Havier Solana, këshilloi Shkupin të mendohet mirë për referendumin për emrin. Këshilla personale erdhi pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski në Bruksel dhe pas përgëzimeve për reformat në vend si dhe për lajmin e mirë për rekomandimin pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave. I pyetur nga Alsat M se ç'mendon për referendumet nëse gjendet emri, sipas Solanës ato nuk janë zgjidhja më e mirë.

"Ju e dini se çfarë eksperience kemi ne në Bashkimin Evropian me referendumet. Nuk mendoj se në demokracitë parlamentare referendumet janë zgjidhja më e mirë për të marrë përgjigjen e vërtetë nga populli për çështje të cilat janë të rëndësishme. Shikoni eksperiencën tonë, më vjen keq që s'ju them dot ndryshe. Sigurisht që ne respektojmë vullnetin e popullit dhe atë të qeverive, por si pasojë ne kemi shpenzuar dhe humbur kohë, dhe kemi lëvizur më ngadalë se ç'do të kishim dashur të lëviznim", deklaroi Havier Solana, përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE.

Kryeministri Gruevski premtoi se Maqedonia do të angazhohet për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur çështjen e emrit. I pyetur nga Alsat M se a mendon se mund të gjendet një zgjidhje para samitit të dhjetorit, kur pritet vota e parë e vendeve anëtare të BE-së për një datë të mundshme për çeljen e negociatave, Gruevski u përgjigj se Maqedonia do të bëjë sa të ketë në dorë.

"Nuk mund të jap as përgjigje pozitive dhe as përgjigje negative ndaj pyetjes tuaj por e vetmja gjë që mund të them është se nga ana jonë ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë nga ana jonë për të gjetur një zgjidhje", deklaroi Gruevski.

Sipas kryeministrit Gruevski edhe qeveria e re në Greqi duhet të ketë një qasje serioze në bisedime dhe ta kthejë zgjidhjen e emrit në prioritet. I pyetur për këtë Havier Solana tha se nuk i takon atij të tregojë se ç'duhet të bëjë qeveria sapoformuar në Athinë, duke shtuar se shpreson se Gruevski dhe Papandreu do të bëjnë maksimumin për një zgjidhje që e dëshirojnë të gjithë prej kohësh.

Në axhendën e takimeve të Gruevskit ishte edhe takimi me Komisionerin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oli Ren, por ai u anulua pasi Ren ishte i sëmurë. Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga zyra e Rehn theksohej se Komisioneri u sëmur gjatë takimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm në Luksemburg dhe ka humbur fizikisht zërin. /alsat-m/
 
Shpresoj qe Shqiptaret te jene kunder cdo gjeje qe bejne Serbo-Bullgaret qe te kuptojne ''maqedonsit'' qe ka dhe te tjere....
 
Back
Top