Lexo kete manual para se me vizitu Shkodren
1. Mos i bjer telefonit te askujt nga ora 14 deri ne 17 nese s'don me te marre inat
2. Shkodrani kur te pyte "si je" don vertete me dite si je prandaj mos i kthe pergjigje per shpejt. Ndalu, informoju mire mbi veten, mendoju e pergjigju
3. Berberet historikisht kane marre vesh nga futbolli ma shume se trajnerat
4. Ket kohe ban ma shtrejt me mbush specat se me mbush dhambt
5. Kudo, bar, dyqan, restorant, farmaci, kudo ka telekamera qe s'dihet tamam kush i shef prandaj ti veshu bukur gjithmone. Tregoju atyne qe te shofin qe je qytetar i ndershem i gatshem me pagu taksat shtetit e kujtdo tjeter qe te t'i kerkojne nje dite
6. Nese je i ri e po kerkon dashurine del ne pedonale. Rruges fillo mendo edhe per emrat e fmive.
7. Nese ke pyte dike si je si po kalon e te thote: "hiç, ishtu". Atehere dije qe i ka mbet hatri, te ka inat ose ka naj hall.
8.Kane mbet pak por mundesh akoma me taku ndonje qe thote frazen magjike: Amerika i ka ne dore keto pune, me dashte ajo e ban ket vend si duhet.
9. Merre me vedi nji kostum te mire ti Zotni edhe ju Zoje nje fustan te mire. S'po them per dasma a per bankete po ta keni per kur uleni me trete mbeturinat
10. Mundet me ndodhe qe te len kamarieri bakshish. Mos u çudit
11. Mos kalo nga Zdralja paradite. Aq i freskt e i levizshem asht peshku qe shesin sa ty e pa te duket vedi i semure.
12. Kur e thojne diçka a e kane seriozisht apo me qeshe? Te dyja. S'dine me i nda. Prandaj kur te han grethi shkodrant te pysin a asht âj(me titra: enjtur)? Njesoj thojne edhe kur qeshin: Me u âj...
Loja edhe jeta s'jane te ndame. Shkodrant e losin bukur jeten e jetojne per loje
13. Para se me porosite pica taxi lexo librin Shkodra dhe Motet te Hamdi Bushatit, jane disa vellime, se ta po te duhet per me dite me ia shpjegu atij te picave ku e ke shpine tamam
14. Mos ec shume shpejt neper pijace nese s'je i huj. Ti ndoshta ke pune po edhe ata qe shef perreth ulun ne kafe kane pune. S'ke pune veç ti, duket sikur po iu shet mend.
15. Nese vjen prej jashte mos u tremb prej qejve ne pedonale. Dikur kane ken ma kurioz tash pertojne edhe me leviz, gjysa jane ne pritje me iu dale letrat per amerike
16. Mos u habit kur te shohesh shtyllat e elektrikut ku lidhen 100 milion tela. Shkodrant nen toke rujne vec te deknit. Tana tjerat i kane ne hava.
17. Lokalet kane nji pjese si shtojce te mbyllun. Aty pihet duhan e po i pyte pse a lejohet te thojne me seriozitet: po se ketu asht jashte. Ne fakt je krejt i mbyllun po do kete naj spiral ndokund. Ti aty rri. Prej duhanit ke me dek ma heret po te pakten kerkush s'ka me thane sa gjynah i shkreti vdiq pa ken ne shkoder
18. Mos i pyt si shkojne punet ne Shqipni. Vetem sa i ven ne siklet kot. Shkodrani ban 4 dite me makine me hy ne Tirane. Ne Shkoder kane ma afer Firencen e Stambollin
19. Nese don me ba pazar shko ne mal te zi se jane gjanat ma lire. Ne Shkoder blejne veç malazezt se per to asht ma lire ketej.
20. Por ma kryesorja. Futi nji mendje te lehte. Shkodrant ia ndijne eren gjykimit. Kur ece neper rruge ata te shofin dhe e kuptojne prej larg a je tu mendu keq a mire. Ata e dine mire gjithcka qe shkon e nuk shkon. Cdo gja ka kohen e vet. Rri si njeri me njerzit e ke me shiju gjithcka.
Nga Klodi Klodian