Korces-Nje fjale dashurie
Jetoj ne nje qytet ne forme zemre,
Ku kitarat neteve marrohen,
Ku djemte nuk rine pa te shkelur syrin
Dhe vajzave u pelqen te ngacmohen!
Jetoj ne nje qytet qe dremit,
Dhe zgjohet mbi supin e nje mali,
Ku dielli para se te nise udhetimin,
Clodhet pak mbi bronx te nje ushtari!
Jetoj ne nje qytet qe me deh,
Jo me vodtke,por me dashuri!
Ku cdo grua ne sy nuk te sheh,
por te ndjek me sy,kur s`sheh ti!
Jetoj ne nje qytet qe m`i fal,
Te gjitha marrezite qe kam bere!
Si te gjithe,edhe une jam mekatar
Ndaj dhe falem,sic falen te tere!
Jetoj ne nje qytet qe me ngroh,
Packa se dimri eshte i teri prej bore.
Une ia shkrij ate,ia kthej ne lot,
Dhe si nje te dashur qe qan e mbaj per dore!
Jetoj ne nje qytet qe e dua,
Brenda zemres se tij-kristal!
Dhe druhem ,a do mundem dot
qe fame ,nga fama ime t`i fal!?