Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
2.jpg

kyle-1.jpg


Një ish- pjesëtar i njësisë elitare Navy Seal, i njohuri si snajperi më vdekjeprurës në historinë e SHBA, është vrarë në një poligon qitjeje në Teksas, SHBA. Chris Kyle, 39 vjeç, u qëllua nga afër nga një ish- ushtar, gjatë një aktiviteti bamirësie, të organizuar nga kompania e sigurisë e Kyle në një poligon. I dyshuari është 25- vjeçari Eddie Ray Routh, që u arrestua pesë orë më vonë pas ndjekjes nga policia. Ai po ngiste makinën e snajperit të vrarë kur u kap nga policia.
Vrasësi është një ish- marins që vuante nga sindroma e stresit post- traumatik. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes. Kyle, babai i dy fëmijëve, kishte shkruar librin best- seller “American Sniper”, ku kishte treguar për historinë e tij në Irak. Ai ka vrarë si snajper mbi 150 persona, më shumë se gjithkush në historinë ushtarake amerikane. Vrasjet i ka kryer nga viti 1999 deri në vitin 2009. Pentagoni thotë se ka vrarë 160 persona, por mendohet se numri i vrasjeve është 225.
Ai pati deklaruar se nuk ndjen keqardhje për viktimat e tij, edhe pse në një rast kishte qëlluar mbi një femër me granatë në dorë.
“Nuk jam naiv, nuk e romantizoj luftën,” pati thënë ai. Ai e la shërbimin për të shpëtuar martesën e tij.




gazetatema.net




 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Nese ky sdjen keqardhje per viktimat e tij, ather as edhe vrasesi i tij sbesoj se ndjen keqardhje per te, se fundi fundit edhe ai vrases ishte....
 
Pe: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Burr i zoti lol
 
Titulli: Pe: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ush

Burr i zoti lol

Per ca qeshe?Pse ka vrare dike?

Per kete se kishte vrare sh njerez edhe pse lufta pastaj snjeh as gjini as moshe sidomos kur je ne rrezik por dua te pys veten
Si ndihej ky?Pasi vret 1 2 3 4 veta ste ben me pershtypje?
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Trimi se ka degjuar kurr kengen e tij
 
Pe: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Po per ate pune jane trajnuar kta kshu qe kthehen si ne robota dhe s'kane me ndjenja kur qellojne mbi njerezit.
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Mire iu be ! U takua edhe ky me azrailin
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

sapo ka filluar denimi i vertet per te :D
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Tani ne radhe te pare ky djaloshi ishte i pergaditur ne profesionin e tij dhe per kete une i jap doren.

Ishte nje ushtarak dhe zakonisht ushtarakat nuk pergaditen per te bere pune kuzhine e as embelsira por pergaditen per tu perballur me situata me te keqijat e mundshme.

Dikujt munde ti duket se ky ka bere krime, ndoshta edhe ka bere, por ne anen tjeter duhet te pyesim se sa jete ka shpetuar ky gjate vrasjeve qe ka bere. Ne arena lufterash gje shume me rendesi eshte edhe sa jete ke shpetuar me punen tende.

e kuptoj se ne shqipet e kemi telash ta kuptojme punen e tij ngase s'jemi mesuar kurre te kemi nje ushtri profesionale dhe para se te vrasim jemi mesuar te na vrasin dhe them se jemi pajtuar me kete gje.

Une e nderoje dhe e respektoje per punen e tij. Ai ishte profesionist ne punen e tij dhe beri me te miren e mundshme. Te ushtruarit e profesionit te snajperistit eshte nje nder detyrat me te rrezikshme ne ushtri. Jo rralle je ne veprim krejtesisht ne teritorin e armikut apo ne nje linje me te. Ju garantoje se nuk eshte aspak pune e lehte siq na duket ne shqipeve. Snajperist nuk munde te behet gjithkush.
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Pervec kesaj qe ka shkruajtur plakushi qe sdo shume mend, vlen per tu shtuar dhe fakti se si lufta po i konsumon nje nga nje edhe elementet me te zgjedhur te ushtrise ne cdo vend. Pra ata jan nen nje stres konstant qe i ben te humbin kontrollin dhe te dalin nga realiteti ne shume pak kohe, pasi kthehen ne familjet e tyre. Per te shkuar ne lufte duhet te pergatitesh me shume psikologjikisht sesa fizikisht pasi ndihma e teknologjise eshte shume e madhe.

ps. sa per keto komentet poshte pa lidhje, ai beri ate tani iku hoqi qafe ke duhet te hiqte.
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Po qe paska marre ate qe meriton ky tipi , por pak vone se paska vrare rreth 250 vete .
Snajperet jan ushtaraket qe urrej . Ushtari merr armen dhe shkon ne front , jo duke kerkuar pikat e larta
nga ku vret me arme te fuqishme me dulbi .
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Ndodh qe mesuesi te vritet nga nxenesi :)
 
Titulli: Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

KJo eshte e natyrshme ai ne luft ka shku jo te bej paq aty .Se si do gjykohet nga Zoti ate ne nuk e dim.
 
Back
Top