Sms-i ia shpëton jetën

Kresha

A pretty face can never trick me
Si shumë indonezianë në Padang, me 900 000 banorë, 30-vjeçari Chandra ishte rritur me dridhjet e rregullta të tokës që trondisin këtë qytet port, që shtrihet në brezin sizmik "Sunda Megathrust", një nga më aktivët në botë.
E hënë, 05 Tetor 2009 06:23

"Më ndihmo, jam i bllokuar në shkallët e shtëpisë''.

Johnson Chandra i bëri këtë SMS babait të tij, 900 kilometra larg, ndërkohë që ndodhej ''i varrosur'' nën rrënojat e shtëpisë së bashku me të shoqen.

SMS-ja i shpëtoi jetën.

"Fillimisht mendova se ishte një tërmet i zakonshëm'', thotë Chandra, i cili ishte në shtëpi, mbi farmacinë e tij private, në një ndërtesë katërkatëshe.

Në fakt, ishte një tërmet me magnitudë 7,6 ballë Rihter.

''Brenda dy sekondash, kati i tretë u bë kati i parë dhe gjithçka u errësua'', thotë Chandra.

''U përpoqa t'u telefonoja të gjithëve atyre që njihja, por nuk kishte sinjal. Papritur mendova të dërgoja një SMS. Ia bëra babait një të tillë dhe i thashë ku gjendesha'', shton ai.

''Më pas, dëgjova njerëzit të vinin. U përpoqa të nxirrja ndonjë zë, ndërkohë që gruaja ime thërriste papushim 'ndihmë'. Më në fund më gjetën dhe pas 10 orësh isha jashtë shtëpisë'', tregon farmacisti 30-vjeçar./TRT/
 
A ka shpetuar xhamia e qytetit pa rrezuar?
 
Mrekulli hesapi. Kur nuk e ka kismet te vdese, kot.
 
me ben habi qe ka tentuar t e telefonoje por ska pasur sinjal dhe mesazhi paska shkuar kur ska sinjal as sms sdergon dot!!!!!!! e habitshme po shume fareeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.
 
Ja paska futur pak si kot ky tipi , po nejse po ben gjasme si hero.
Ne rralle te pare Emergjensia . sic eshte ketej 911, ne Itali 112, 113, 116 etj etj , me ane te celularit telefonohet edhe pa sinjal.
 
Ndoshta as nuk e ka ditur nr e emergjences Beni lool. Te them te drejten, une deri vone se kam ditur hahaha !
 
Ja paska futur pak si kot ky tipi , po nejse po ben gjasme si hero.
Ne rralle te pare Emergjensia . sic eshte ketej 911, ne Itali 112, 113, 116 etj etj , me ane te celularit telefonohet edhe pa sinjal.

me se e drejte dhe po te heqesh skeden fare nga cel te gjithe numrat e ndihmes se shpejte punojne polici spital zjarrefikes
 
Mrekulli hesapi. Kur nuk e ka kismet te vdese, kot.

"Fillimisht mendova se ishte një tërmet i zakonshëm'', thotë Chandra, i cili ishte në shtëpi, mbi farmacinë e tij private, në një ndërtesë katërkatëshe.

Hahahaha patjeter , po cfare doktori ishte ? apo ishte çoban lopesh ?
 
Back
Top