Sllovenia premton 1.8 milionë euro për FSK-në

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë, Lubica Jelusic do t'i dhurojë 1.8 milion euro për nevojat e Forcës së sigurisë së Kosovës.


Në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare një delegacion i lartë i shtetit slloven, i udhëhequr nga presidenti i vendit Danilo Turk, në përbërje të të cilit delegacion janë edhe e ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë, Lubica Jelusic, komandanti i Ushtrisë së Sllovenisë, gjeneralmajor Alojz Steiner dhe përfaqësues të komitetit të biznesit sllovenë.

Ministrja Jelusic është pritur të hënën nga ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, të cilit i ka premtuar ndihmë për ngritjen e FSK-së. Në këtë kuadër Sllovenia, siç ka bërë të ditur Jelusic, do t'i dhurojë 1.8 milion euro për nevojat e Forcës së sigurisë së Kosovës.

Mujota ndërkaq, tha se në këtë takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe zhvillimet bilaterale me Slloveninë. Ai i ka shprehur falënderimin për kontributin e oficerëve dhe ushtarëve slloven, për ndërtimin e paqes, sigurisë dhe institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Sipas tij në vitin 2010 nëpërmjet marrëveshjes bilaterale mes dy shteteve do të thellohet bashkëpunimi edhe më shumë.

Ndërsa, ministrja Jelusic ka theksuar se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështes FSK në të gjitha format. Ajo shprehu bindjen se FSK ja do të jetë e gatshme që të kujdeset për sigurinë e Kosovës, të cilën e cilësoi si faktor vendimtar edhe për sigurinë e rajonit. /rtv21/
 
Back
Top