Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Skulpturat antike nuk ishin të bardha !

Imazhi që na është ngulitur për ngjyrën e bardhë të monumenteve greko-romake me ç‘duket përbën një gabim historik
Në fakt nuk është se përbën ndonjë risi absolute, të paktën për njerëzit që pretendojnë të jenë specialistë të fushës së arkeologjisë. Porse për shumicën e njerëzve në mbarë botën, imazhi mbi botën antike greko-romake është ai i përcjellë nga statujat klasike dhe derdhjet, që për ne kanë ngjyrën e bardhë. Por, duke u nisur nga një eveniment artistik i kohëve të fundit, një ekspozitë me objekte antike e statuja të ngjyrosura nga ajo kohë, gazeta gjermane "Die Welt" thekson: Klasikët gjermanë duket se kishin rënë në një gabim të madh historik. Njëngjyrshmëria (pra e bardha klasike) dhe qetësia ëndërrimtare, që statujat e veprat më të mëdha të artit antik duket se na përcillnin, perënditë e tempujt e adhuruar, të cilëve iu kushtuan shumë vepra madhore nga shkrimtarët tanë më të mëdhenj (si J. W. Goethe për shembull), në të vërtetë nuk paskan qenë dhe aq të vërteta si imazhe, sa ç‘i kemi konceptuar deri më tani. Kështu, së fundmi na rezulton se si grekët ashtu dhe romakët, jo vetëm i kanë dashur, por edhe i paskan adhuruar ngjyrat.

Zbulimi i ka rrënjët në shekullin e 19-të
Qysh në shekullin e 19-të, arkitekti nga Hamburgu, Gottfried Semper (1803-1879), ia nisi punës për të studiuar e gërmuar në përbërjen e prejardhjen e materialeve e përbërësve të statujave antike. Atij si personazh, skicave, si dhe pikturave të tij, i është lënë një vend i veçantë në ekspozitën e lartpërmendur, e kuruar nga Muzeu i Arteve e Zejtarisë në Hamburg.

Rikonstruksionet dhe derdhjet e reja të skulpturave antike të paraqitura aty japin në këtë mënyrë një përshtypje të vërtetë mbi atë se si mund të kenë ngjarë ato asokohe. Me shembuj konkretë janë ekspozuar metodat, me të cilat kanë operuar specialistët e sotëm të bojërave, siç janë për shembull të ashtuquajturat rreze UV. Rreth 70 eksponate dhe tre filma shoqërues janë ato çfarë mund të ofrohen, duke vizituar këtë ekspozitë.

Spektër i gjerë kohor

Spektri kohor i objekteve të paraqitura në stendat e eksponatet e saj shtrihet nga një idhull i Kykladenit i shekullit të tretë para Krishtit, deri në portretin e Perandorit Kaligula, i vitit 40 pas Krishtit. Ndër objektet më interesante mund të renditen edhe pllakat e thesarit të Sifnëve të Delfit (rreth 520 para Krishtit), figura nga tempulli i Afaias në ishullin Egina (rreth 490 deri në 80 para Krishtit), si dhe skena religjioze të të ashtuquajturit "Sarkofagu i Aleksandrit" nga nekropoli i Mbretit të Sidonit, rreth viteve 320-300 para Krishtit.

Ekspozita tregon vetëm stadin aktual të kërkimeve. Rezultate dhe objekte të reja pritet të dalin më pas në dritë pas përpunimit, kanë bërë të ditur kuratorët e ekspozitës në fjalë.

Imazhi i përmbysur i botës antike
Gërmimet në tempullin e Afaias në Egina, një ishull para Athinës, nxorën në pah për herë të parë në vitin 1811 skulptura të ngjyrosura - dhe venitën apo tundën nga themelet imazhin klasik mbi botën antike greko-romake, i gjithi në ngjyrë të bardhë. Skulptori nga qyteti gjerman i Vyrcburgut dhe piktori Johann Martin von Wagner, agjenti artistik i Ludvigut I., e njohu asokohe rëndësinë e zbulimeve që kishte bërë dhe ia nisi të interesohej në mënyrë të veçantë qysh prej asaj kohe për ngjyrat e antikitetit.

Nga fundi i shekullit të 19-të, gërmimet në Akropolin e Athinës sollën gjurmë të reja të objekteve e skulpturave të ngjyrosura antike. Për një farë kohe, interesi për zotat e perënditë antike plot ngjyra humbi - dhe vetëm metodat e reja mikroskopike e fotografike çuan në përftimin e imazheve më të sakta e realiste mbi atë se si mund të ketë ngjarë Greqia e Roma e lashtë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back