Skuadrat shqiptare, sot nis aventura në Evropë

Skuadrat shqiptare do të nisin sot aventurën në Kupat e Evropës, me Dinamon dhe Vllazninë që do të luajnë në transfertë, respektivisht përballë finlandezëve të Lahtit dhe irlandezëve të Sligo Rovers. Ndeshjet e vlefshme për turin e parë të Europa League do të jenë testi i parë për forcën e skuadrave të Superligës në arenën ndërkombëtare. Natyrisht që shkodranët janë më të favorizuar nga shorti, duke qenë se Sligo mbetet një formacion më i dobët sesa Lahti. Përpos kësaj, Dinamo është një ekip më i kompletuar, teksa pas marrjes së sulmuesve Bërkiç dhe Haxhibuliç, ka siguruar dy lojtarë të aftë për të dërguar topat në rrjetë. Blutë janë gjithashtu me më shumë eksperiencë se Lahti, klub i formuar vetëm në vitin 1996. Në krahun e Vllaznisë qëndron gjithashtu eksperienca më e madhe në arenën evropiane, por shkodranët kanë hasur një seri problemesh gjatë kësaj periudhe. Po kështu, si Lahti, ashtu edhe irlandezët e Sligos janë në kulmin e kampionatit, ç'ka i bën ato disi favorite përsa i përket formës fizike. Gjithsesi, është fakt se çdo kundërshtar nga këto vende konsiderohet i fortë për skuadrat shqiptare, duke parë sidomos edhe ecurinë e keqe në vitet e fundit.
Sligo-Vllaznia
"Gjithçka mund të them është: Unë kam një ëndërr dhe nuk dua që askush të ma prishë atë". Nuk janë fjalët e Martin Luter Kingut, në lidhje me barazinë, por të trajnerit të Sligo Rovers Pol Kuk në gazetën irlandeze "Irish Independent". Pavarësisht se e pranon se nuk kanë aq shumë mundësi përballë një skuadre si Vllaznia, Kuk deklaron se shanset ekzistojnë. "Të gjithë më flasin për profesionalizëm dhe më thonë gjëra si "ta marrim çdo ndeshje me radhë", por kjo me Vllazninë është një barrë e rëndë, - tha tekniku irlandez. - Nëse je në futboll, luan për Sligon në Ligën Irlandeze dhe nuk mund të ëndërrosh të ndeshesh me Rapidin e Vjenës, atëherë për çfarë marrim pjesë në këtë lojë? Unë nuk po them se do të luajmë patjetër ndaj Rapidit, pasi nuk jam mendjemadh. Gjithçka ju them është se unë kam një ëndërr. Nëse lufton për këtë ëndërr, ajo mund të bëhet realitet, nëse jo, atëherë mund të thuash se jo të gjitha ëndrrat realizohen. Kjo është mënyra se si ne i shohim gjërat, por mund ta kemi edhe gabim", deklaroi tekniku i Sligo Rovers. Një paralajmërim i qartë për Vllazninë, ndonëse irlandezët sot në orën 20 do të luajnë ndeshjen e parë në arenën europiane në 12 vitet e fundit. Sligo është një klub që financohet nga tifozët dhe natyrisht që fitorja me Vllazninë do të thotë më shumë të ardhura për të. "Natyrisht që nëse kualifikohemi për në raundin tjetër, do të marrim edhe 100 mijë euro më shumë nga e drejta televizive. Dhe me gjithë respektin për një klub si ne, kjo është gjysma e buxhetit tonë vjetor që nxirret vetëm në një natë", deklaroi tekniku i Sligos. Në ndeshjen e fundit ndaj Bohemians, Sligo Rovers kishin 14 futbollistë të dëmtuar apo pezulluar, por tashmë i kanë rekuperuar këto probleme.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
 
Dinamo e Tiranes mposhtet nga Fc Lahti me rezultat 4-1

FC Lahti 4 - 1 Din.Tirana

Vllaznia e Shkodres mposht Sligo Rovers si musafir me rezultat 1-2 !

Sligo Rovers 1 - 2 Vllaznia
 
Forca Vllaznia, Krenaria e futbollit Shqiptar
 
Flamurtari mposht Motherwell me rezulltat 1-0 me gollen e shenuar nga E.Strati ne minuten e 66 .

Flamurtari 1 - 0 Motherwell

Golat :
E.Strati - min 66


Rapidi i Viennes mposht vllaznin me rezulltat te thell 5-0

Rapid Vienna 5 - 0 Vllaznia

golat :

33' S. Hofmann (pen.)
68' N. Jelavic
73' N. Jelavic
83' C. Trimmel
85' E. Hoffer


Tirana Barazon me Stabaek

KF Tirana 1 - 1 Stabaek

Golat :
Min : 34 . D.Kobayashi ( Stabeak )
Min : 50 . D.Mukaj ( KF Tirana )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top