Skënderbeu bën historinë, kualifikohet në rrethin e tretë të Championsit (video)

xhebrail1

INTERIST
Skënderbeu nga Korça ka bërë histori duke kaluar në rrethin e tretë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposht Neftchin e Azerbajxhanit me rezultat 1:0

Në fakt, ekipi shqiptar ka siguruar një biletë vetëm në kohën shtesë pasi që ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat të bardhë, 0:0.

Në pjesën e parë dhe të dytë të dyja ekipet me gjithë rastet e krijuara nuk kanë mundur të tundin portat e ekipeve respektive.

Në vazhdim të dy herë nga 15 minuta ‘Ujqërit e Dëborës’ e kërkuan më shumë fitore, pasi edhe u favorizuan edhe më tepër pas përjashtimit të një lojtari të ekipit azer.

Kur pritet të përfundonte ndeshja mesfushori i ekipit shqiptar, Orelesi me anë të një projektimi nga një distancë prej 20 metrave mposhti portierin serb të ekipit azer, Stamenkoviq.

Skënderbeu pas këtij kualifikim në rrethin e tretë e pret Shakhter Karagandy, e cila eliminoi ekipin e njohur bjellorus, BATE Borisov. (ORAinfo)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top