Skandali në Zvicër, 600 mijë franga ndihmë sociale për ekstremistin islamik

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_aburamadan_11503471846.jpg
Skandali në Zvicër, 600 mijë franga ndihmë sociale për ekstremistin islamik: O Allah, zhduki të krishterët!

Imami Abu Ramadan nga qyteti i Bielit lutet për zhdukjen e të krishterëve, por atij i pëlqen të jetojë në Zvicër qe 20 vjet. Nga shteti zviceran ai si rast social ka marrë 600 mijë franga.

Abu Ramadan është njëfarë Shefqet Krasniqi i Zvicrës – vetëm se më primitiv, më agresiv, më urrejtjenxitës se «homologu» i tij nga Prishtina. Abu Ramadan lutet: «O Allah, të lutem ty, t’i zhdukësh armiqtë e fesë sonë, zhduki hebrenjtë, të krishterët dhe hindusët dhe rusët dhe shi-itët. Zot, të lutem ty, t’i zhdukësh të gjithë ata dhe islamit t’ia kthesh lavdinë e dikurshme».

Këto fjalë janë pjesë e një predikimi të imamit Abu Ramadan, të cilin e ka mbajtur në xhaminë Ar’Rahman në qytetin e Bielit afër Bernës, ka bërë të ditur gazeta «Tages Anzeiger» në numrin e së mërkurës.

Ndërsa Shefqet Krasniqi llomotiste se për Nënë Terezën nuk ka vend në parajsë, sepse, sipas tij, aty mund të dëfrehen vetëm anëtarët e ymetit mysliman, Abu Ramadan bën thirrje për zhdukjen e të gjithë «jobesimtarëve».

Abu Ramadan jeton në Zvicër si refugjat që nga viti 1998. Atëbotë ai kishte ikur nga Libia, ku ndihej i shtypur nga diktatorit Muamar al-Gadafi, shkruan dialogplus. Në të vërtetë Abu Ramadan nuk është imam i arsimuar, ai me profesion është agronom, por përkrahësit e tij e quajnë «sheik», një titull nderi në botën arabe. Ndonëse jeton prej gati 20 vjetësh në Zvicër Abu Ramadan pothuaj nuk flet gjermanisht apo frëngjisht. Ai tashmë ka një leje qëndrimi në Zvicër. Abu Ramadan njihet me Nicolas Blancho, president i të ashtuquajturit Këshill Qendror Islamik (IZRS), një çerdhe e vahabistëve të Zvicrës, ku rol prominentë luajnë edhe disa shqitparë. Shefqet Krasniqi ka qenë disa herë mysafir i Këshillit Qendror Islamik në Zvicër për të përhapur broçkullat e tij kuazifetare. Si Krasniqi edhe Abu Ramadan ka marrë pjesë në aktivitete të Këshillit Qendror Islamik. Ndonëse Abu Ramadan i mallkon të krishterët, ai me qejf jeton në Zvicër, një vend të banuar me krishterë, madje edhe me flamur me kryq. Dhe ka një arsye përse: Abu Ramadanit i pëlqen Zvicra se mes viteve 2004 dhe 2017 ai ka marrë ndihma sociale deri në 600 mijë franga ose 527 mijë euro. Prej disa muajsh, Abu Ramadan jeton si pensionist, natyrisht me para të taksapaguesve zviceranë.syri
 

Attachments

  • auto_aburamadan_11503471846.jpg
    auto_aburamadan_11503471846.jpg
    52.5 KB · Shikime: 0
nuk pelqej lutjet drejtuar kunder dikujt, porse si thojne pa te kall dikush mire, as zemra sta mallkon dot...
 
Si shqiptaret qe marrin fonde nga perendimi dhe gjith diten si parazite ne internet duke lavderuar komunizmin.
 
pastaj tjetra, faktikisht nuk eshte veq ky person qe mer sozial ne Zvicer, sepse ne Zvicer eshte vet ligji i tille:


Cdo individ i cili ska te ardhura ose eshte i papune, ka te drejten e marres se socialit -nbaze te statusit qe ka... Pra ne rregull i kuptojm invalidet dhe grate me femije te vegjel, porse te jesh i rritur, i mbushur me vetedije ne rregull, dhe perseri ske pune -kjo te qon drejt shkaterrimit fizik edhe mental.

Problemi eshte edhe tjetri, kur ne vend jane kerkesat e larta per ta punesuar nje individ dhe kerkohet vetem diploma 90%. Perndryshe lereni vend pune haptazi te shkojn te punojn, jo pastaj ta shfrytezojn socialin e ytre dhe nfund hidhen ne gazete.... meqenese sipas statistikave ka plote qe ju shkon jeta tu jetu me ndihma tilla sociale.
 
Nuk mund jap pergjigjje, per nje detyre qe seshte e imja....// Ate gje ia ka leju shteti... Cte them per detyren e tyre?
 
Back
Top