Skandali i ri seksual trondit kishën italiane

Kresha

A pretty face can never trick me
Ish-studentët italian akuzojnë priftërinjtë për abuzime seksuale, pedofili dhe abuzime të tjera.


Gazeta Express


Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980. Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues.

"Ka ndodhur për çdo mbrëmje", thotë mashkulli i shurdhër, nganjëherë në dhomat e fjetjes së priftërinjve, nganjëherë në banje e madje edhe në dhomat e rrëfimit.

Kur ishte një djalosh i ri, në Institutin për të shurdhër të drejtuar nga kisha, Alessandro Vantini thotë se priftërinjtë e kanë abuzuar deri në atë masë sa që nganjëherë ai kishte ndjenjën se ishte i vdekur. Këtë vit ai dhe disa dhjetëra ish-studentë tjerë bënë një gjë, e cila është tejet e pazakonshme për Italinë: ata dolën publikisht me akuzat se ishin të detyruar të kishin marrëdhënie seksuale me priftërinjtë.

Për dekada të tëra, kultura e heshtjes kishte rrethuar abuzimet nga ana e priftërinjve në Itali, ku anketat dëshmojnë se kisha konsiderohet si një prej institucioneve më të respektuara. Tani, në oborrin e Vatikanit, ngadalë ka filluar të lëshojë rrënjë një lëvizje, e cila synon të çrrënjosë dhe të luftojë abuzimet nga ana e priftërinjve.

Gjatë hulumtimit të bërë për një vit me radhë, agjencia Associated Press ka dokumentuar 73 raste të akuzave për abuzim seksual të të miturve nga ana e priftërinjve, të cilat raste kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Itali, me ç'rast janë identifikuar më shumë se 235 viktima.

Këto shifra në Itali ende janë tejet të vogla, nëse krahasohen me qindra raste të këtilla në SHBA dhe Irlandë. Kisha në Itali deri me tani, në emër të kompensimit për viktimat, ka paguar vetëm disa qindra mijëra euro, për dallim nga 2.6 miliardë dollarë sa i janë paguar viktimave në SHBA dhe 1.1 miliardë dollarë viktimave në Irlandë.

Sidoqoftë, bëhet këtu fjalë për një vend, ku raportet për abuzimet seksuale nga ana e klerikëve kanë qenë pothuajse të panjohura para një dekade. Megjithatë, akuzat e fundit dëshmojnë për një gatishmëri gjithnjë e më të madhe në radhët e opinionit publik në Itali-e ngadalë edhe brenda vetë Vatikanit-për t'i hedhur shikimin kësaj tragjedie.

Pasojat e abuzimeve nga ana e priftërinjve në Itali mund të jenë mjaft të mëdha: me 50.850 priftërinjtë në këtë shtet më 60 milionë banorë, Italia ka më shumë priftërinjtë se sa Amerika e Jugut dhe Afrika së bashku. Në SHBA, ku Vatikani ka numëruar 44.700 mijë priftërinjtë, që nga viti 1950 për abuzim të te miturve janë akuzuar mbi 4 mijë klerikë.

Duke pasur parasysh statusin e kishës në Itali, të paktë janë ata që marrin guximin ta kritikojnë atë, përfshirë këtu edhe mediet e pavarura.

"ثshtë kjo një temë e ndaluar. Ky është provincializmi i Italisë", thotë Jacqueline Monica Magi, e cila ka përndjekur disa raste të pedofilisë në Itali, para se të bëhej gjykatëse.

Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980.

Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues.

Edhe Vantini pranoi se ka heshtur për vite me radhë. "Si t'i tregoja babait tim se kam pasur seks me një prift? Nuk mund t'u tregoje prindërve, ngase prifti të rrihte", theksoi Vantini.

Ai me këtë rast përmendi emrat e katër klerikëve, të cilët janë ende gjallë, por kërkoi që të mos publikohen emrat e tyre.

"Kam vuajtur nga depresioni deri në moshën 30 vjet. Bashkëshortja ime më tha se është mirë që jam shprehur, ngase kjo ka larguar një barrë të madhe nga supet e mia", theksoi Vantini i cili në shkollë ka qëndruar nga mosha 6 deri 19 vjet.

Një ish-nxënës tjetër i shkollës, Gianni Bisoli, 60 vjeç, gjithashtu akuzoi priftërinjtë për abuzimin e tij, duke theksuar se ata e kanë detyruar të ketë seks oral me ta.

Në deklaratën e tij, Bisoli akuzoi edhe peshkopin e ndjerë të Veronës, Giuseppe Carraron, duke theksuar se ai e ka abuzuar në pesë raste gjatë kohës sa ka qenë nxënës në Provolo, shkollë kjo të cilën e ka ndjekur nga mosha 9 deri 15 vjet.

Peshkopi aktual i Veronës, Giuseppe Zenti, në janar të këtij viti fillimisht kishte akuzuar ish-nxënësit për deklarata të rreme. Por, kur njëri nga klerikët e akuzuar pranoi se ka pasur seks me nxënësit, Zenti dha urdhër për hetime të brendshme. Hetimet zbuluan se ka pasur abuzime, por jo në atë masë sa kanë pretenduar ish-nxënësit.

Zenti më pas u kërkoi falje viktimave. "Solidarizohem me viktimat e abuzimeve. U kërkoj falje atyre dhe familjeve të tyre", theksoi Zenti. (AP)
 
Sa keq qe nuk jane as te paret e as te fundit :(

Ta shpifin idjotesira te tilla te njerezve fetare qe predikojne ate qe nuk bejne
 
A din kush se a marrin ndonje denim te tillet nga ana e kishes ?
 
Nuk e di a mo Me vertete nuk kam ndegjuare as nje here jeten time dicka Ngjajshme ket gjye.
Shume Rrespket Nga Qendrimi Bossi
 
Nuk e Di Pse nuk i lejon vatikani te martohen ? nuk do kishin ndodh kto gjona ose tpakten me te rralla do ishin sepse edhe diteve te sodit ndodhin plot kto sende por qe nuk mundin ende ti tregoj askush ;)
 
ktu ne greqi po i lejojne te martohen edhe prap shumica jan ashtu mduket e kan cik ne gjek kta :p





:pijanec::canna::droge::haha:
 
Back
Top