Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
52092_3.jpg

TIRANE - Renzo Bossi, djali i liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Shqipëri. Dokumentat e publikuara nga Prokuroritë e Napolit dhe Milanos dëshmojnë se Renzo Bossi në shtator të vitit 2010 është diplomuar për Administrim Biznes në Universitetin privat “Kristal”. Diploma e tij është gjetur nga Guardia di Finanza në një kasafortë të ish-kancelarit të Lega Nord, Francesco Belsito, në të cilën gjendej edhe një dosje me emrin “The Family”.

Përveç diplomës së marrë nga “Trofta”, siç e quan media italiane të birin e Bossi-t për shkak të rezultateve jo të shkëlqyeshme në arsimin italian, në dokumentat e Belsito-s ndodhet edhe një kopje e diplomës së marrë nga Pierangelo Moscagiuro (partneri i senatores legiste Rosy Mauro) në Shkenca Politike me drejtim Socialogji. Edhe ai, sipas dokumenteve, ka marrë diplomën në Tiranë më 29 qershor 2010.

Prokurorët italianë dyshojnë se të dy titujt janë marrë kundrejt pagesave të lëvruara nga Lega Nord. Muajt e fundit, "Lega nord" e Umberto Bosit eshte ne ciklonin mediatik dhe gjyqesor sa i takon perdorimit te fondeve publike per interesa te familjes se Umberto Bossit. Djali i tij, i cili ishte dhe anetar i keshillit bashkiak te krahines se Lombardise dhe doreheqjen pas skandalit. Diploma e ketij te fundit marre ne Tirane, ne Universitetin privat "Kristal" eshte nje tjeter mister dhe nje pikepyetje per dyshime te forta lidhur me blerjen e saj pa frekuentuar asnje dite fakultetin.

Shqiptarja.com
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

Lega Nord,parti Nacionaliste qe diskriminon,urren.... emigrantet ne Itali.
Te henen ne TV KLAN ishte tema: Univeristetet Private/Publike,edhe fjalet e atyre Drejtorave te Universiteteve Private/Publike te ftuar per kete teme... Ja ku e kan proven se ca jan Universitetet "Private."
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

Edhe kto gjera ndodhin , jemi ne Shqiperi .........por dhe ky italjani ka gjetur Kish te falet, mire ka bere .

Universitetet private jane zgjedhja e gabuar e cdo studenti qe vendos te ndjek shkollen aty, mbi te gjitha mungon serjoziteti ne mesimdhenie .
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

Po he mos e beni mizen buall. Ka ndodhe dhe ska gje tjeter. Pse nuk ka universitete te botes ku diplomojne kriminel. Lene kete muhabet shaka amani. :blle Sot ke universitete ku munde te marresh diplome edhe ne menyre virtuale :poezi:
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

eleminoje pikepyetjen tek titulli i temes, ska nevoje per pikepyetje por nje pikecuditese.
 
Pe: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

quhet trota sepse eshte kokrra debilit... injorant qe sdi as gjuhen e vet e jo mo egzistencen e shqiperis


e tall gjith bota
 
Pe: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

dhe me e forta eshte qe ka gabuar daten e lindjes ahahahhahahaa


ka lindur ne shtator dhe jo ne tetor LOL renzo-bossi-data-5.png

renzo-bossi-data-31.png
 

Attachments

  • renzo-bossi-data-5.png
    renzo-bossi-data-5.png
    105.7 KB · Shikime: 0
  • renzo-bossi-data-31.png
    renzo-bossi-data-31.png
    51.9 KB · Shikime: 0
Pe: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

I kena shume te mira universitetet private seshte ndo1 gje per tu habitur
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

Ky ishte ai tipi qe tha nese kalon moshen 27 vjecare pa u diplomuar je rob kot.
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

Edhe njeri ne Shkoder tha ta dija se asht kaq kollaj te mirret universiteti do kisha marr edhe shkollen e mesme :p
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

Mafia e diplomave, fijet çojnë te Kristali, në Kiev e Prishtinë

52235_1.jpg

Universiteti Kristal i Tiranës është pëfshirë në një rrjet mafioz të shitblerjes së diplomave të arsimit të lartë, organizuar nga italiani Giorgio Salvade' dhe ku janë tërhequr në lojë edhe universitete nga Prishtina dhe Kievi (Ukrainë). Ka qenë grupi mediatik "Il fatto quotidiano", që ka zbuluar dje se Salvade' prej kohësh punonte për të "peshkuar" studentë, që kishin vështirësi për të marrë diplomat në Itali apo në vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe u ofronte, kundrejt pagesës, mundësi të tjera. Në këto mundësi përfshiheshin edhe rrugë krejtësisht të paligjshme, të tilla si pajisja e studentëve me kufje për t'i përdorur brenda provimeve në shkolla italiane, por ofrohej edhe mundësia tjetër, ajo e përfitimit të diplomës, madje, pa shkuar fare në vendet ku do të jepej ajo. Një nga këta "peshq" që ka peshkuar Salvade', ka qenë edhe i biri i kreut të partisë Lega Nord të Italisë, Renzo Bossi.

ORGANIZIMI
Në fakt, prokuroria italiane ka filluar të hetojë lidhur me "diplomat e lehta" prej disa vitesh. Pista e parë e tyre ka çuar fillimisht në një universitet të Rumanisë, thekson gazeta, por, me sa duket, më pas është kaluar në vende jashtë Bashkimit Evropian, ku nuk eksiztojnë rregulla rigoroze universitare. Kështu, sikurse ka pohuar tashmë prokurori i Parmës, në skenë dolën emrat e universiteteve si ai shqiptar Kristal, ai kosovar Rezonanca apo ai ukrainas "Medicina-Ekologia" i Kievit. Aktualisht, që prej 22 dhjetorit të vitit të kaluar, kreu i kësaj organizate ndodhet pas hekurave, në pritje për t'u gjykuar me 13 bashkëpunëtorë, për aktin kriminal të krimit të organizuar me qëllim falsifikimin dhe mashtrimin, me anë të një shoqate ku kanë rënë viktima disa qindra studentë.

Shqiptarja
 

Attachments

  • 52235_1.jpg
    52235_1.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

dihej kjo qe me 6 mi euro e mer ne dor dipllomen te kristali
 
Diploma në Shqipëri, Bossi: Nuk kisha dijeni, s'kam qenë kurrë në Tiranë

54029_8.jpg


MILANO – “Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, nuk flas shqip dhe nuk isha në dijeni të diplomës në universitetin shqiptar”. Kështu deklaroi sot djali i ish-liderit të Lega Nord, Renzo Bossi, pak ditë pas publikimit të skandalit për diplomimin e tij të dyshimtë në Shqipëri, vetëm një vit pasi kishte mbaruar gjimnazin në Itali.

“Vetëm tani mësova për diplomën. Ju kujtoj se gjithmonë kam thënë që nuk jam i diplomuar dhe kjo duhet të ketë një sens apo jo... U ndjeva i detyruar të dilja publikisht përpara mediave për të ndalur spekulimet, të cilat po më masakrojnë. Gazetarët janë shndërruar në gjyqtarë. Unë besoj tek drejtësia dhe do t’i përgjigjem vetëm asaj.”- deklaroi Renzo Bossi.

Deklarata e Renzo Bossit shton më tepër dyshimet e hetuesve italiane se diploma e marrë në Universitetin Krisal në Tiranë, mund të jetë blerë me fondet e partisë që drejtohej nga babai i tij, Umberto Bossi.

HETIMET NE TIRANE
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për diplomën e dyshimtë të marrë nga djali i Umberto Bossi-t, pranë universiteti jo publik Kristal në kryeqytet.

Burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije, se njësia Taks Force pranë këtij institucioni që po drejton hetimet, i është drejtuar me një letër-porosi palës italiane, ku kërkohet informacion për diplomën e pjekurisë së Renzo Bossit, për të verifikuar autenticitetin e diplomës së dorëzuar pranë universitetit ‘Kristal’, në bazë të të cilit është kryer edhe regjistrimi pranë këtij universiteti.

Ndërkaq hetimet kanë vazhduar edhe pranë universiteti jo publik Kristal, ku prokurorët e çështjes kanë sekuestruar disa regjistra të nevojshëm për hetimet. Ndërsa janë marrë në pyetje edhe drejtues të stafit pedagogjik, të cilët kanë sqaruar procedurat e regjistrimit pranë universitetit.

Renzo Bossi rezulton të jetë regjistruar në këtë universitet për vitin akademik 2007-2008, por sipas organit të akuzës ai nuk ka shkelur asnjëherë në tokën shqiptare. Ai është diplomuar pranë universitetit ‘Kristal’ për Menaxhim-Biznesi në tetor të vitit 2010.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Diploma në Shqipëri, Bossi: Nuk kisha dijeni, s'kam qenë kurrë në Tiranë

Italianët: Te “Kristal”, diploma blihet me 200 kg oriz ose me bagëti

ITALI- Në Universitetin Kristal diplomat shkëmbeheshin me oriz ose bagëti”. Kështu shkruan Gazeta Libero në Itali e cila ka nisur në Shqipër gazetarin Leonardo Piccini i cili në bashkëpunim me Alket Aliun drejtorin e të përjavshmes “Investigim” janë vënë në ndjekje të Renzo Bossit, djalit të ishkreut të Lega Nord i cili ka marrë diplomë të falsifikuar nga ky universitet.

“ثshtë një situatë totalisht jashtë kontrollit dhe qeveria nuk arrin ose nuk do të gjej solucionin. Në 2009 denoncova për diplomat që merreshin lehtësisht e ndërsa prisja të takoja rektorin e universitetit privat në Tiranë, te sekretaria pashë me sytë e mi një dokument, një kontratë mes Universitetit dhe një firme ushqimesh.

Titullari i firmës do të merrte një ndiplomë të inxhinierisë informatike në shkëmbim të 200 kileve oriz. Pasi pyeta sekretaren më thanë se ky shkëmbim bëhej edhe për blegtorinë si lopë, dele apo deri te sheqeri e produkte të tjera ushqimore”, shkruajnë në artikullin e tyre Leonardo Piccini e Alket Aliu.

“اdo vit presidenti dhe rektori i universitetit Kristal venë në shërbim të “studentëve” disa numra matrikull. Në raste kontrolli nga ministria e Arsimit, inspektorëve iu mbyllet goja me një zarf të mirë dhe një i interesuar mund ta marrë diplomën nga 7 mijë në 20 mijë euro”, vijon shkrimi në Libero. Gjithsesi situata e krijuar nga diplomat fallto të universiteteve privatë në Shqipëri ka cenuar edhe ata që punojnë në vendin fqinj e që kanë diploma të rregullta, pasi shembulli i keq i Troftës, ka ndikuar në mendjet e italianeve. “Jemi bërë të vendosim në curiculum se jemi diplomuar në universitetin shtetëror”, thonë disa prej emigrantëve të punësuar në Itali.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

tani e bejne cime tra keto mediat italiane por qe e ka bere me printer ne itali ky bossi nuk duhet perjashtuar
 
Titulli: Skandali, djali i Umberto Bosit diplomë false në Tiranë?

Nuk e di qka ka per mu qudit dhe per me bo te madhe , jo vetem tek ne por ne gjith boten ka leshime ne diploma pra qe mirren me lek apo ku ta di un.
Shumica e politiKuajve ne Kosove sidomos ata qe edhe udh'heqin vendin kan diploma te pas luftes dhe qe jan aq te afte sa qe per 1 jave e kan marre diplomen.
 
Back
Top