Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjve

Guest2

Antarë i Respektuar
prift-grek-640x399-1-561x350.jpg

GREQI – Një histori drithëruese ka rrëmbyer vëmendjen e shumicës së mediave greke këto ditë, me daljen në dritë të një skandali, ku përfshihet edhe një shqiptare, e cila akuzohet se dërgoi djalin e saj 5 vjeç për të përmbushur epshet seksuale të një prifti. Skandali po ndiqet prej vitit 2014 nga “Fonirodopis”, por dje gjeti jehonë edhe te “Protothema”, “Zoungla”, etj., të cilat publikuan dëshminë tronditëse të vogëlushit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të zhvilluar në abacinë e Komotinit, në Greqinë e Veriut, pranë kufirit me Shqipërinë, ku në qendër është një çift shqiptaro-grek, fëmija e dy dhe dy priftërinj. Babai grek akuzon të shoqen shqiptare, Ana.S, me të cilën ka 3 fëmijë, se më 10 korrik të vitit 2014, ajo mori 2 fëmijët për t’i dërguar në manastir dhe u kthye në 01.00 të mëngjesit. Ditën tjetër, gjyshja e fëmijës vëren se nipi ishte shumë i trishtuar dhe i heshtur. Kur ajo e pyet atë se çfarë ka, përgjigjet se “ishim tek ai plaku që më prekte, por nëna më goditi kur unë i thashë se nuk doja”.

Më 14 korrik, katër ditë pas incidentit, gjyshja dhe babai i fëmijëve kërkuan nënën vazhdimisht, por u tha se ajo ishte larguar në Shqipëri. Më 18 korrik, Ana S. sulmohet, ndërsa ishte në gjumë. Më pas u largua në Shqipëri, pasi kallëzoi penalisht të shoqin për dhunë dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më në Greqi. Më 28 gusht gjykata dërgoi një urdhër, sipas të cilit, fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpinë e çiftit, së bashku me nënën e tyre. Babai i kërkon gjykatës të marrë në konsideratë episode dhe u shpreh se fëmijët nuk e duan nënën.

Mediat greke publikuan edhe dëshminë tronditëse të djalit 5 vjeç. Mes të tjerave ai shprehej se “plaku më puthi në gojë dhe unë e kundërshtova, por mami më qortoi dhe më goditi. Pastaj më mbylli në një dhomë dhe unë bërtita”.

Në fund të dëshmisë thuhej se prifti kishte tentuar të merrte seks oral prej vogëlushit, por ai ishte larguar me vrap, ndërsa thekson kërcënimin se prifti “do ta vdiste në dru” nëse fliste. Mediat greke shtojnë se ish-kreu i një gjykate në zonë ka lidhje shoqërore me priftërinjtë, ndaj çështja është zvarritur prej 2 vitesh. (shqip)
(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Ehhhh tashi po bej e une si disa...po dihet o greqer hesapi , i bien karagjyzelit!

Por jo....me con ne delir nervash edhe kjo histori.
PO valle kjo kafsheri , do kete fund?
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Ketu duhen djegur te dy,edhe nena edhe prifti.
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Kurre nuk do te ndalen keto histori, derisa t'ju lejohet martesa atyre.
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Une refuzoj me lexu lajmin, jo me ta komentoj ket kafsheri!
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Cdo dite vjen duke u shtuar pedofilia tek prifterinjt.sa keq :( :(
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Ca femra s'meritojne te jene nena! S'di as çfar te flasesh me shume! :(
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Sjam ne dijeni se skam pas kohen ditet e fundit te shoh tv apo te lexoj dicka neper rrjetet sociale por duke lexuar ketu me shume me dha pershtypjen se burri Grek ka akuzuar nenen Shqiptare per te fituar te drejten tia marr femijet perderisa ata jane ne ndarje apo jane ndare se di sakte! Shpresoj te jete kjo e verteta sepse ne rastin tjeter...........................NO COMENT!
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Bashkohem me komentin e Marles(no coment),por duke verejt se ka akuza ne kete mes mendoj qe s'duhet te jete ekzakt si paraqitet.

Qe prifterinjte shumica jane homoseksuale,pedofile etj as vihet ne dyshim,por kryesisht me shqiptaret qe jetojne ne Greqi vdesin per tu asimiluar,per tu bere me grek se grekt,per kisha,per kumbaro,per shoqeri me ta,per te festuar me ata per festa Jorgosh,e Festa Dhimtrash.

Kryesisht te disa qyteteve e kam verejt kete fenomen,qe ne fund u rezultonte fallco(negativ)ktheheshin ne origjine,por si te bere pis,pa pampers ama kur ktheheshin.

Grate e Korces te divorcuarat kane gjet ndonje grek te dicorcuar matane.

Kjo histori duket e thurur,sepse eshte e pamundur qe nje nene te dergoje femijen tek nje prift vete.

Vec nqs semundja ka qene avancuar ne shkalle extrem.
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Meqe nga perdhunimi kalojm ne skandal po tregoj nje "barcalete"

Ishte prifti, greku dhe shqiptari...

Vazhdimin ja beni vet se jeni te zgjuar, seksi e te pa dashuruar prej inteligjence
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

Bie era shantazh , lajm i rreme , ose histori e manipuluar .
Deshmia e nje pesevjeçari me tingellon sajim , plus fakti qe nuk besoj te
kete nene ne bote qe i dhuron femijen e tij pese vjec nje prifti per te bere orgji me te .
 
Titulli: Skandali- Denoncimi: Shqiptarja ofroi djalin 5 vjeç për epshet e priftërinjv

,por kryesisht me shqiptaret qe jetojne ne Greqi vdesin per tu asimiluar,per tu bere me grek se grekt,per kisha,per kumbaro,per shoqeri me ta,per te festuar me ata per festa Jorgosh,e Festa Dhimtrash.

Kryesisht te disa qyteteve e kam verejt kete fenomen,qe ne fund u rezultonte fallco(negativ)ktheheshin ne origjine,por si te bere pis,pa pampers ama kur ktheheshin.

Grate e Korces te divorcuarat kane gjet ndonje grek te dicorcuar matane.

Kjo histori duket e thurur,sepse eshte e pamundur qe nje nene te dergoje femijen tek nje prift vete.

Vec nqs semundja ka qene avancuar ne shkalle extrem.

Fatkeqsisht kjo qe nenvizova ne shkrimin tuaj,eshte nje e vertet e trisht.
Kur para vitesh arrita ne token Greke,u ndesha me disa situata disi te cuditshme per mua,nje fare falsiteti nje fare kontigjenti "cobanesh" qe kishin hyre ne greqi.
Qe vertiteshin ne nje maske idiote per tu socializuar sprapthi ne te gjitha segmentet e shoqeris Greke.
Pak me vone me rastisi te njihesha ,dhe ne disa masa tjera gjoja me me nivel,kur pas tre vjetesh here pas here ne shoqerin e tyre,(rreth te njohurish),marre vesh qe asnje nga familja,as ne ate rreth te njohurish nuk kishte emrin qe kishte pas ne Shqiperi.
Aty mbaje mend qe u skandalizova,dhe pyes; Perse kane nderruar emra?
Pergjigjet ishin nga me te ndryshmet,jystifikime te trishta,te kota idiote etj etj.(degjoa qe dhe ti ke ardhur vone e sja ke iden ckemi kaluar ne ne fillim) etj etj (Pastaj mu kujtua shprehja ne Shqiperi qe perdornin; Eh erdhen Jorgot,,,
Pas asaj dite fillova te pranoj ne forme te heshtur brenda vetes,qe ne jemi nje kontigjent emigrantesh pa identitet,jemi vemje,per i pale breke e shesim identitetitn,pa le ma per i cope qyli.(As nje Arab nuk hy ne Gr per te nderruar emrin,ja pra cdo rrace tjeter qe hyn ne kete toke,figuron me me identitet dhe ruajtje vlerash ndaj rrenjes nga vjen,se sa ne Shqipet)
Shpesh me ka rastisur te me pyesin per here te dyte ,ju lutem dhe njehere emrin e djalit tuaj?
Dhe u "a perseris.
Pastaj me thone ; Emer i bukur,i vecante.
Me vete them sigurisht,nuk eshte emer serie sic i kani ju. 10 emra gjene ne masen e tyre.
Une nuk them te duash vendin ne te cilin ushqehesh,ta respektosh,te integrohesh,eshte normale.
Por ama te mundohesh te hiqesh cfare nuk je, dhe te shkrihesh turpeisht ne rrenjen e dikuj tjeter ,duke vrare tenden.eshte nje idiotesi pastertisht njerzore.
Dhe tregon qe ne jemi nje popull sharlatan,interasixhish dhe te pa identitet.
Fatmirsisht ka dhe dhe nga ata qe krenaria e rrenjeve tyre duket qe kur buzeqeshin,por jane te paket.


Sa per temen nuk e lexoa,nuk kam ndermend te behem me dhimbje koke.
Nese dicka perputhet dhe eshte e sakt me titullin.
Vetem Nene dhe njeri normal s"mund te jete ajo femer.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top