Skandali, 7 fakultete pa drejtues, kandidatët s’kishin tituj shkencorë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në shtatë fakultete dhe 33 departamente nuk u zhvilluan zgjedhjet për drejtuesit e rinj, pasi asnjë prej trupës pedagogjike nuk plotësonte kushtin kryesor, atë të gradave Profesor i Asociuar apo Doktor i Shkencave.
Madje mungesën e titujve shkencorë të pedagogëve që kandiduan, e ka pranuar dje gjatë një konference për shtyp edhe vetë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. “Në 7 fakultete çka do të thotë në 13% të fakulteteve që zhvilluan zgjedhje nuk konkurroi asnjë kandidat për shkak se asnjë pedagog nuk plotëson kriterin bazë që është titulli Profesor i Asociuar ose Doktor i Shkencave mbrojtur në një universitet të huaj dhe përvojë akademike në një universitet të huaj pas doktoratës. Në 175 departamente konkurruan 101 kandidatë të vetëm, pra rreth 57 % e departamenteve kishin vetëm 1 kandidat në garë, ndërsa 21 % e departamente kishin 2 kandidatë në garë, ndërkohë që në 33 departamente ose 19 % nuk u zhvilluan zgjedhje, sepse asnjë pedagog nuk përmbush kriterin që kërkon ligji i Arsimit të Lartë, gradën Doktor i Shkencave,” tha dje ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Sipas ligjit, që një departament, apo fakultet të hapet dhe më pas të akreditohet, duhet të ketë personel akademik me grada doktorature. Gjithsesi sipas ministrit të Arsimit, zgjedhjet në tërësi, në universitete kanë arritur standardet, ndërsa fushata duhet të ishte më aktive.“I gjithë procesi zgjedhor në fazën e tij përgatitore dhe në ditën e votimit u zhvillua sipas standardeve të përcaktuara në rregulloren e zgjedhjeve, të hartuara dhe miratuara nga vetë universitetet.
Për këtë unë dëshiroj të falënderoj të gjithë aktorët, rektoratet, dekanatet, komisionet zgjedhore në nivel universiteti dhe fakulteti për organizimin dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve, si dhe të gjithë pedagogët që morën pjesë në këtë garë, bashkë edhe me studentët që votuan. Rreth 97 % e pedagogëve dhe personelit ndihmës në universitete mori pjesë në votime, ndërsa nga studentët morën pjesë vetëm 28.5%,” tha ministri Tafaj. Në përfundim ministri Tafaj garantoi të zgjedhurit për bashkëpunimin me MASH në funksion të thellimit të reformave të nisura në arsimin e lartë dhe për të gjitha reformat që janë në proces, ku objektivi kryesor mbetet rritja e cilësisë

T.observer
 
Pe: Skandali, 7 fakultete pa drejtues, kandidatët s’kishin tituj shkencorë

Myqerem Tafaj. “Në 7 fakultete çka do të thotë në 13% të fakulteteve që zhvilluan zgjedhje nuk konkurroi asnjë kandidat për shkak se asnjë pedagog nuk plotëson kriterin bazë që është titulli Profesor i Asociuar ose Doktor i Shkencave mbrojtur në një universitet të huaj dhe përvojë akademike në një universitet të huaj pas doktoratës.

Se di pse sme vjen cudi aspak...
 
Pe: Skandali, 7 fakultete pa drejtues, kandidatët s’kishin tituj shkencorë

Sa dobet...
 
Titulli: Skandali, 7 fakultete pa drejtues, kandidatët s’kishin tituj shkencorë

Universitete Shqiptare jan per te ardhur keq,vetem ne shqiperi ndodh me te hanger noten sepse ka frik se i zen vendin e punes hahahhahaha
 
Re: Skandali, 7 fakultete pa drejtues, kandidatët s’kishin tituj shkencorë

Vetem 7??? Uuu sa ''pak''. Na rrofte arsimi jone se eshte ne rrugen e duhur ! Lum ne qe studiojme ne Shqiperi :D
 
Titulli: Skandali, 7 fakultete pa drejtues, kandidatët s’kishin tituj shkencorë

Mqs nuk ka petagog qe i plotesojne kto kritere ,atehere te heqin disa nga keto kritere :p
 
Pe: Skandali, 7 fakultete pa drejtues, kandidatët s’kishin tituj shkencorë

Me i llaf, doktoraturat qekan te veshtira per tu blere ne Shqiperi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top