S'ka detyrim në fe

S'ka detyrim në fe

Prej ajeteve që flasin lidhur me lirinë e besimit është edhe ky ajet ku Allahu i Lartësuar thotë: "S'ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!" (Bekare, 256)

Ky ajet ka ardhur menjëherë pas ajetit kursij, i cili flet rreth madhështisë së fuqisë së Allahut të Lartësuar dhe përsosurisë së dijes së Tij. Cili është shkaku i zbritjes së këtij ajeti dhe ç'kuptim ka?

Librat e komentimit të Kuranit kanë përmendur disa transmetime lidhur me shkakun e zbritjes së këtij ajeti, prej të cilave përmendim:

Nga Ibn Abasi është transmetuar se ky ajet ka zbritur për një burrë nga ensarët, i cili kishte dy djem të krishterë, kurse ai ishte musliman. Ai i tha të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të: "A t'i detyroj (të përqafojnë Islamin) sepse ata refuzojnë? Allahu i Lartësuar ka zbritur këtë ajet lidhur me këtë ngjarje. Shënon Taberiu. Kësisoj është transmetuar edhe nga Muxhahidi, Ibn Xhubejri, Sha'biu, Hasan el Basri dhe të tjerët.

Vahidi transmeton nga Muxhahidi, i cili ka thënë se ky ajet ka zbritur për një burrë nga ensarët, i cili kishte një rob të zi që quhej Sabih, të cilin e detyronte ta përqafonte Islamin.

Këto janë disa thënie sa i përket zbritjes së këtij ajeti kuranor. Kanë ardhur edhe disa transmetime të tjera, porse nuk dalin jashtë këtyre kuptimeve që i cekëm.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e tij thotë se edhe pse ajeti ka zbritur për disa burra nga ensarët, dispozita e tij është e përgjithshme. Atë që ka përmendur Ibn Kethiri është plotësisht në pajtueshmëri me rregullën se i jepet përparësi termit të përgjithshëm e jo shkakut të veçantë. Kjo na jep të kuptojmë se edhe pse ajeti ka zbritur për një shkak të veçantë – që është përmendur më lart – por kuptimi i tij është gjithëpërfshirës.

Për rrjedhim, nuk i lejohet askujt detyrimi i dikujt që të hyjë në Islam. Këtë përgjithësim e mbështet edhe kjo që transmeton Ibn Ebi Hatimi rreth një burri të quajtur Esek, për të cilin thotë "se ka qenë rob i krishterë i Umer b. Hatabit. Ky i fundit ia paraqiste Islamin, ndërsa ai refuzonte. Atëherë (Umeri) thoshte: "S'ka detyrim në fe" dhe i drejtohej duke i thënë atij: “Nëse e përqafon Islamin, do të na kishe ndihmuar për disa çështje të muslimanëve.”

Ajeti fisnik përcakton dhe vërteton një rregull dhe parim prej parimeve madhështore të kësaj feje, e ajo është liria e bindjes dhe e besimit. Në origjinë, njerëzit thjesht nga dëshira e tyre bëjnë zgjedhjen për besimin e tyre, pa ndonjë detyrim apo presion. Duke u nisur nga ky parim, assesi nuk i lejohet askujt në asnjë mënyrë ta detyrojë dikë të përqafojë këtë fe, për faktin se detyrimi dhe dhuna janë në kundërshtim me dinjitetin të cilin ia ka dhënë Allahu i Lartësuar çdo njeriu. Allahu i Lartësuar thotë: "Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit." (Isra, 70)
 
Pe: S'ka detyrim në fe

Ajeti fisnik përcakton dhe vërteton një rregull dhe parim prej parimeve madhështore të kësaj feje, e ajo është liria e bindjes dhe e besimit. Në origjinë, njerëzit thjesht nga dëshira e tyre bëjnë zgjedhjen për besimin e tyre, pa ndonjë detyrim apo presion. Duke u nisur nga ky parim, assesi nuk i lejohet askujt në asnjë mënyrë ta detyrojë dikë të përqafojë këtë fe, për faktin se detyrimi dhe dhuna janë në kundërshtim me dinjitetin të cilin ia ka dhënë Allahu i Lartësuar çdo njeriu. Allahu i Lartësuar thotë: "Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit.

Po kap vec kete pjesen ketu,po propaganda,predikimi ca jane?Nuk jane forma te futjes ne fe pak si me ''dhune''?
Gjeja tjeter mesa di une nje femre muslimane nuk i lejohet te martohet me nje mashkull te krishtere,kurse nje mashkulli musliman i lejohet te marre nje femer te krishtere,idea?Se mashkulli musliman mund ta ktheje gruan ne fe te tij,nuk i bie te jete si detyrim i njerit te bashkeshorteve per tja imponuar fene bashkeshortit tjeter me idene : Je gruaja ime,duhet te pershtatemi??
 
Pe: S'ka detyrim në fe

Quk po ta jap pergjigjen me gjate...Allahu xh.sh e ka ndaluar kete ku thote:
"Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit."(El Bekare 221)

Eshte e ndaluar per Muslimanen te martohet me ndonje mashkull te fes tjeter perveq te fes islame.

Burimi i kesaj Forumi Islam:)
 
Titulli: S'ka detyrim në fe

S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
 
Titulli: Pe: S'ka detyrim në fe

Po kap vec kete pjesen ketu,po propaganda,predikimi ca jane?Nuk jane forma te futjes ne fe pak si me ''dhune''?
Gjeja tjeter mesa di une nje femre muslimane nuk i lejohet te martohet me nje mashkull te krishtere,kurse nje mashkulli musliman i lejohet te marre nje femer te krishtere,idea?Se mashkulli musliman mund ta ktheje gruan ne fe te tij,nuk i bie te jete si detyrim i njerit te bashkeshorteve per tja imponuar fene bashkeshortit tjeter me idene : Je gruaja ime,duhet te pershtatemi??

Perhapja efese se Zotit permes shkrimeve , permes ligjeratatve , permes bisedave te besimtareve , ti e sheh dhune kete ?!

GLoom , arsyea pse mashkullit mysliman i lejohet martesa me jomyslimane eshte se, myslimani ja garanton atyre te drejten e mbajtjes se fese se tyre , i respekton fete e tyre dhe nuk ka asgje qe e ndalon kete martes .

Si fillim ,ne si myslimane besojm se Fete e tyre e kane orgjinen e Fese Qiellore pa marr parasysh devijemet e tyre .Librat e tyre si Ingjillin dhe Tevratin ne besojm se jane Libra nga Zoti . E kurse ''i Krishteri dhe Jahudia'' - Kuranin se besoN per Liber te Zotit , e mohojn fene e Zotit ! E athere myslimaneja si mundet ti kryej obligimet fetare ne nje martes te tille , kur nuk e njohin si Fe te Zotit -ISLAMIN ?
Pra, qellimi i vetem eshte se , myslimanes i ndalohet martesa per shkakun e ruajtjes se fese se saj. Nje martes e tille nuk e siguron asnje femer myslimane , qe mund ta ruan fene e saj . Sepse sic e dim , femra myslimane ka obligime , pergjgegjesi te ndryshme ne jeten e saj nga Feja e vete .
 
Titulli: S'ka detyrim në fe

Se mashkulli musliman mund ta ktheje gruan ne fe te tij

Nuk eshte patjeter. Mund t'jetoje edhe me gruan, duke mbetur ajo ne besimin e saj (te krishtere bie fjala). Kthimi/konvertimi behet me vetdeshire. Nuk duhet t'i kushtezohet martesa me konvertmin e saj ne Islam psh. Nje gje e tille eshte e ndaluar sipas parimeve Islame.
 
Titulli: S'ka detyrim në fe

Jo un se lexova artikullin po persa i perket titullit :)

Ska detyrim ne asgje, perderisa po jetojm ne nje bote gati gati te gjithe demokratike, ku njeriu eshte i lire te ndjek cdo fe, cdo parti e cdo ligj jete qe te doje ai :D.

Feja s'eshte me detyrim......por nese je nje besimtar i mire, feja ka aq shume detyrime sa edhe faqe ka nje liber i shenjte :)
 
Titulli: S'ka detyrim në fe

Jo un se lexova artikullin po persa i perket titullit :)

Ska detyrim ne asgje, perderisa po jetojm ne nje bote gati gati te gjithe demokratike, ku njeriu eshte i lire te ndjek cdo fe, cdo parti e cdo ligj jete qe te doje ai :D.

Feja s'eshte me detyrim......por nese je nje besimtar i mire, feja ka aq shume detyrime sa edhe faqe ka nje liber i shenjte :)

Kuptohet ajo , vete jeta ka shum detyrime dhe obligimi kur me deshire sdo i benim fare hiq por duhet jet keshtu.
 
Back
Top