Sistemi paralajmërues antiraketë i nato-s do të instalohet në turqi

redi-

Anëtar i Respektuar
Në komunikatën me shkrim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme përmendet fakti se, vendimi lidhur me zhvillimin e sistemit të mbrojtjes kundër kërcënimit të raketave balistike, për të kontribuuar në fuqinë përfrikësuese të NATO-s, është marrë në Samitin e Lisbonës

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri të ditur se sistemi i radarit paralajmërues të NATO-s do të instalohet në Turqi.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, i njohur ndryshme edhe si Pentagon, njoftohet se sistemi në fjalë do të fillojë të funksionojë jo më vonë se fundi i këtij viti.

Në komunikatën me shkrim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme përmendet fakti se, vendimi lidhur me zhvillimin e sistemit të mbrojtjes kundër kërcënimit të raketave balistike, për të kontribuuar në fuqinë përfrikësuese të NATO-s, është marrë në Samitin e Lisbonës.

Duke theksuar se Turqia i ka mbështetur që nga fillimi punimet në kontekstin e këtij vendimi, deklarata e MPJ-së turke vijon kështu: "Në këtë kuadër, radari paralajmërues, që i është dhënë NATO-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, parashikohet të dislokohet dhe instalohet në vendin tonë."

Në një komunikatë lidhur me këtë temë, zëdhënësi i Pentagonit, Deiv Lapan u shpreh se sistemi në fjalë do të fillojë të funksionojë jo më vonë se fundi i vitit 2011.
 
Back
Top