Sistemi bankar islam, fitimprurës për të gjithë

Kresha

A pretty face can never trick me


Bankat konsiderohen si boshti kurrizor i ekonomisë dhe motori kryesor i saj, sepse ato ruajnë pasurinë, e lëvizin atë, e rrisin dhe lehtësojnë qarkullimin e saj, si dhe bëjnë planifikimet për investimin e saj. Bankat janë themeluar me qëllime legjitime dhe të lavdërueshme, por ato përdorin një shumëllojshmëri mjetesh, disa prej të cilave janë në kundërshtim me dispozitat e Sheriatit dhe nuk përkojnë me qëllimet dhe objektivat e tij.

Bankat konsiderohen si boshti kurrizor i ekonomisë dhe motori kryesor i saj, sepse ato ruajnë pasurinë, e lëvizin atë, e rrisin dhe lehtësojnë qarkullimin e saj, si dhe bëjnë planifikimet për investimin e saj. Bankat janë themeluar me qëllime legjitime dhe të lavdërueshme, por ato përdorin një shumëllojshmëri mjetesh, disa prej të cilave janë në kundërshtim me dispozitat e Sheriatit dhe nuk përkojnë me qëllimet dhe objektivat e tij.

Shërbimet bankare islame në aktivitetet investuese paraqesin një shtyllë të fortë në ndërtesën e ekonomisë islame dhe një mjet të rëndësishëm të efektivitetit të saj, si dhe një nga nuancat e aplikacioneve të saj në bashkësinë muslimane, për t’i shërbyer objektivave të saj, dhe për të kontribuuar në ndërtimin e realitetit ekonomik islam në të gjitha dimensionet. Bankat islame synojnë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohet shoqëria në të gjitha vendet arabe dhe islame, madje dhe botës mbarë. Për këtë arsye dijetarët, juristët dhe intelektualët e kanë kuptuar qartë, se në këtë epokë domosdoshmërish duhet përfituar nga veprimtaria bankare, por me metoda legjitime. Bankat Islame llogariten si një nga frytet e zgjimit islam, që ka përfshirë të gjithë botën islame, dhe veçanërisht kur vendet islame provuan të gjitha zgjidhjet perëndimore dhe i gjetën ato të papërshtatshme. Nevoja për shërbimet bankare islame në botën muslimane është në rritje të madhe, prandaj bankat kanë filluar të garojnë për t’i ofruar këto shërbime për klientët e tyre, për të përmbushur shpresat dhe aspiratat e muslimanëve, se prania islame do të mbushë jetën e tyre, dhe do t’i marrë për dore, duke i lidhur transaksionet e tyre financiare dhe aktivitetet ekonomike me sheriatin islam.
Duke u bazuar në këtë parim dhe për të realizuar këtë qëllim tashmë janë përhapur shërbime bankare islame edhe në disa banka konvencionale, si në vendet islame, por edhe në vendet perëndimore. Numri i institucioneve islame financiare në botë parashikohet të tejkalojë mbi 300 të tilla, që veprojnë në më se 47 vende të shpërndara në mbarë botën, me asetet totale të cilat i tejkalojnë 600 miliardë dollarë gjatë vitit 2008, ndërsa mbi 800 miliardë gjatë 2009 dhe deri në vitin 2013 pritet të rriten këto asete deri në 1,85 trilion dollarë, një normë rritje prej më shumë se 20% në vit, që është më i madh, se normat e rritjes në bankat konvencionale, duke i shtuar kësaj edhe më shumë se 250 banka konvencionale, të cilat u ofrojnë klientëve të tyre shërbime financiare islame. Zhvillimin e shpejtë të bankave islame dhe kërkesën e shtuar për to analistët ia atribuojnë faktorëve që lidhen me metodologjinë operative të bankave islame dhe larminë e shërbimeve të tyre, që e tejkalojnë numrin 20, shërbime bankare që të gjitha këto që rrjedhin nga ligji islam dhe veçohen nga shërbimet e ofruara nga bankat tradicionale. Sistemi financiar islam ka fituar një popullaritet në rritje sidomos gjatë vitit 2009 në sajë të imunitetit relativ, të cilin e gëzoi përballë pasojave të krizës financiare, që goditi komunitetin bankar tradicional përgjatë vitit të kaluar. Në një shkallë të gjerë ka mbizotëruar mendimi, se institucionet financiare aktivitetet e të cilave janë në përputhje me ligjin islam e kanë tejkaluar krizën kreditore në të gjithë botën, gati thuajse pa u prekur nga pasojat e saj, dhe kjo gjë ka bërë që industria financiare islame të jetë për shumë investitorë jomuslimanë një strehë e sigurt nga spekulimet e tepruara në lëmin e shërbimeve bankare tradicionale.

Ekspertët vërtetojnë se të gjithë indikacionet ekonomike tregojnë vazhdimësinë e zhvillimit të industrisë bankare islame gjatë vitit 2010 me një ritëm të ngritur dhe me hapa të qëndrueshëm, si dhe me parashikimin, se nuk do të bjeri progresi në këtë industri nën 30% përafërsisht. Me gjithë bindjen e ekspertëve, se edhe bankimi islam sado pak është prekur nga kriza botërore, sidomos kur rasti i Dubait është ende i freskët, megjithatë ata pohojnë se kjo nuk do të jetë pengesë në rrugën e zhvillimit të kësaj industrie, e cila nuk mbështetet vetëm në një produkt sikurse “Sukuk-u”, por ajo është e pasur me produkte islame të llojllojshme. Sipas ekspertëve të industrisë financiare islame, rruga nuk do të jetë e shtruar me lule përballë kësaj industrie gjatë vitit të ri. Pa dyshim se ka disa sfida për t'u kapërcyer dhe për të gjetur zgjidhje rrënjësore të tyre, prej kryesoreve: shmangia e shumë e dyshimeve rreth disa produkteve, si dhe kthimi i besimit të humbur në mes të biznesit dhe popullit.


Bankat islame kanë arritur të realizojnë suksese në disa realitete:

E para: aftësia e bankave islame për të dëshmuar vlefshmërinë e formulës islame në transaksionet financiare.

E dyta: vërtetimi se formula bankare islame është konkurrente e fortë në ofrimin e shërbimeve të ndryshme bankare dhe efikasitetin e saj të lartë.

E treta: Bankat islame në vitet e fundit kanë futur në fjalorin e bankimit ndërkombëtar disa terma, që nuk kanë qenë të njohura më parë, sikurse Murabeha, Mudarebe, Sukuk etj.

Suksesi i bankave islame është një dëshmi e gjallë kundrejt edhe më skeptikëve. Ai (suksesi) deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë tek disa njerëz ishte një iluzion, ndërsa për disa të tjerë ishte një ëndërr. Pas kësaj parathënie do të shtjellojmë në detaje se ç’janë bankat islame, çfarë aktivitete kanë ato dhe gjëra të tjera duke sqaruar dispozitat e sheriatit për to.


Përkufizimi i bankave islame


Edhe në shoqërinë islame të hershme, sikurse edhe në të tjerat sistemi bankar nuk ka qenë i njohur në atë nivel, sikurse në kohët e sotme, megjithatë një studiues gjatë shfletimit të historisë islame vëren disa nga modelet e transaksioneve bankare, edhe pse ato nuk janë të një niveli të lartë të sistemit bankar bashkëkohor. Si shembull do të përmendim “transfertën”, ku transmetohet nga Ibën Abasi, i cili merrte sasi argjendi në Meke, me kusht që ta shkruajë këtë në një letër, që bartësi i saj do ta merrte këmbimin e saj në Kufe. Rasti tjetër është, kur Abdullah ibën Zubejri merrte nga njerëzit në Meke dërhem, pastaj i shkruante atyre që ata t’i marrin tek vëllai i tij Musab ibën Zubejri në Irak. Pra, duhet theksuar se të gjitha transaksionet bashkëkohore i kanë burimet e tyre në argumentet e sheriatit, qofshin ato në mënyrë eksplicite apo të përgjithshme, si në lëmin e ndalesave, po ashtu edhe të të lejuarave.


ا’është banka islame?


ثshtë e vështirë të jepet një përkufizim i prerë për bankën islame. Ekspertët kanë dhënë përkufizime të ndryshme, ndër to edhe: “Banka Islame është një institucion financiar, që merret me transaksione bankare dhe fonde investuese në dritën e së drejtës islame, në mënyrë që të arrihet një përfitim maksimal ekonomik dhe social, për të rritur standardin e jetesës së popullit.”

Rregullat që duhet të udhëheqin punën e bankave (islame): ku rregullat e përgjithshme të sheriatit janë: urdhra, ndalesa dhe gjëra të lejueshme.
Urdhëresat janë: Motivimi dhe inkurajimi i biznesit (punës), dhe misioni i tyre është t’u sjelli interesa individit dhe komunitetit, nga këto urdhëresa janë: puna dhe prodhimi, respektimi i kontratave, zekati, shpenzimet etj...
Ndalesat janë: frerët dhe vijat e kuqe, që nuk duhet shkelur. Misioni i tyre është shmangia e së keqes nga komuniteti dhe individi. Prej këtyre ndalesave është: mashtrimi, gënjeshtra, tradhtia, shfrytëzimi, kamata, shpenzimi i tepruar, monopoli e kështu me radhë.
Të lejuarat janë: hapësira e lirë e lënë nga Ligjdhënësi i Urtë pa ndonjë urdhëresë apo ndalesë eksplicite, në mënyrë që njeriu të ketë lirinë e lëvizjes nëpërmjet saj për të arritur interesat e konsiderueshme legjitime.


Qëllimet dhe objektivat e bankës islame


Para se të flasim për qëllimet dhe objektivat e bankës islame do të përmendim se banka jo-kamatore e ushtron aktivitetin e saj në cilësinë e punëtorit, i cili paguhet për punën e tij, e cila në këtë rast është shërbimi i klientëve, pra, është një ndërmjetës në mes të investitorëve (pronarëve të kapitalit) dhe investitorëve (njohës të punës), madje ajo mundet edhe vetë të merret me investime të ndryshme, mbi të gjitha ajo ka nderin që i përmbahet rregullave, dhe dispozitave të sheriatit islam, dhe nuk i tejkalon kufijtë e saj. Pra, dallimi esencial në mes të bankës islame dhe asaj konvencionale është fryma filozofike dhe ideologjike. Për ta sqaruar më tepër do të përmend qëllimet dhe objektivat themelore të bankimit islam.

1. Përshtatshmëria e transaksioneve bankare me dispozitat e sheriatit, si dhe gjetja e alternativave islame, me qëllim që të mënjanohen vështirësitë nga jeta e muslimanëve. Allahu thotë:

“(Thuaj) A pos Allahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur.” (Enam: 114)

2. Kujdesi për të ruajtur të drejtën e Allahut të Lartësuar, Pronarit të vërtetë të pasurisë, si dhe kujdesi për të ruajtur interesat e njerëzve, plotësimin e nevojave të tyre, sigurimin e kërkesave të tyre dhe ofrimin e shërbimeve për ta.

3. Nxitimi për t’i kultivuar vlerat e besimit duke ngulitur parimet e sjelljes islame tek punonjësit dhe klientët e bankës islame. Kjo bëhet duke e pastruar aktivitetin ekonomik nga ndotja e kamatës dhe e keqpërdorimit. Allahu thotë

“A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi me devotshmëri dhe mbi kënaqësinë e Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube: 109)

4. Puna për të zhvilluar vetëdijen e kursimit, inkurajimin e investimit dhe mos depozitimit (të panevojshëm), duke krijuar mundësi dhe metoda për investime, të cilat përshtaten me individët dhe institucionet e ndryshme. Argument për investimin e pasurisë është fjala e Allahut të Lartësuar:

“Allahu e ka lejuar shitblerjen”(Bekare: 275)
Dhe:

“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, por duke bërë tregti në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj” (Nisa: 29)

5. Sigurimi i kapitalit të nevojshëm i biznesit për individë dhe institucione për qëllime të projekteve financiare në përputhje me dispozitat e sheriatit.

6. Motivimi i koordinimit, bashkëpunimit dhe integrimit midis njësive ekonomike brenda komunitetit musliman, Allahu i lartësuar thotë:

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” (Ali-Imran: 103)
Dhe thotë:

“...bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri e mos bashkëpunoni në të këqija dhe armiqësi.” (Maide: 2)

7. Ndihmesa në arritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të popujve muslimanë, me të gjitha mjetet e ligjshme, mbështetja e bashkëpunimit islam, realizimi i ndërvarësisë ekonomike dhe solidaritetit social.

Tiparet dhe karakteristikat e bankave islame

Bankat islame punojnë për të përmbushur kërkesat e kohës dhe kërkesat e zhvillimit në komunitetet muslimane. Ato i përmbahen parimeve të shëndosha ekonomike që janë në përputhje me parimet islame dhe veçohen me disa specifika, prej tyre:

1. Zbatimi i dispozitave të Sheriatit Islam në të gjitha bizneset, gjë me të cilën realizohet harmonia në mes besimit dhe ligjit, fesë dhe jetës, besimit dhe transaksioneve. Kjo i jep besimtarit një ndjenjë qetësie psikologjike dhe mirëqenie shpirtërore. Banka islame aktivitet e saj i konsideron si një mision të cilin e kryen në këtë jetë, si dhe i konsideron një adhurim me të cilin afrohet tek Allahu i Lartësuar për realizimin e ligjit të Tij në tokë dhe praktikimin e fesë së Tij, si dhe i largohet mëkateve dhe ndalesave, ku me këtë e ka shpëtuar umetin nga dënimi në këtë dhe në botën tjetër

2. Mbështetja e sistemit të pjesëmarrjes në fitime dhe shmangia interesit kamatar.

اështja e kamatës nuk është çështje e kufizuar vetëm në ndalesën apo lejesën. Kjo çështje është, se si njeriu vepron me kapitalin, a është zotëri apo skllav i dërhemit dhe i dinarit. Në qoftë se është zotëri, atëherë ai është një partner me kapitalin në bazë të fitimit dhe humbjes. Nëse ka pasur një fitim ai ndahet sipas marrëveshjes. Nëse ka humbje punonjësi e humb punën, ndërsa pronari i kapitalit humb paratë. Vetëm kështu do të arrihej drejtësia në mes partnerëve.
Kontakti në mes të palëve në interes kamatar ngrihet në marrëdhënien e "parave me qira", duke pasuruar të pasurin dhe duke e varfëruar të varfrin. Banka islame përpiqet për të afruar distancën midis palëve, për të hequr paragjykimet, si dhe lufton kundër urrejtjes së lindur prej pabarazisë së madhe midis shtresave dhe konflikteve klasore.

Bankat islame veprojnë në bazë të pjesëmarrjes së përbashkët, e cila realizon fitimin proporcional me rolin aktiv të menaxhimit të parave në zhvillimin ekonomik, duke e çliruar muslimanin nga prirja negative me të cilën karakterizohet depozituesi me paratë e tij në pritje të interesit.

3. Bankat islame karakterizohen edhe me aktivitete sociale dhe kulturore, si dhe duke marrë parasysh vlerat dhe etikën.

Bankat islame janë të prira për t'u marrë me biznese të vogla, profesionet individuale, merret me tregtarët e vegjël me të njëjtin zell që merret edhe me të mëdhenjtë, sepse bankat islame bartin një mesazh, dhe hapin rrugën para qytetarit për zhvillimin e burimeve vendore, dhe rritjen e të ardhurave për banorë.

4. Ekzistimi i një bordi sheriatik për monitorim dhe për t’u siguruar për zbatimin e dispozitave të sheriatit, siç e theksuam më sipër.

5. Bankat islame i shpërndajnë fitimet në formë honorari për anëtarët e këshillit drejtues, si dhe shpërndan dividendët (fitimet) e aksionarëve dhe depozituesve, duke ruajtur një rezervë, brenda një proporcioni të caktuar dhe një rregullore të përpiktë.

Në përfundim mund të themi: Njerëzit mund të mendojnë se banka islame (e cila nuk merret me kamatë) është e mangët në kryerjen e shumë aktiviteteve bankare. Por fakti është se banka islame bën shumë punë dhe ofron mjaft shërbime, madje ua tejkalon bankave tradicionale, duke hyrë thellë si një partner në sektorin e investimeve, gjë e cila reflektohet pozitivisht në rritjen e ekonomisë kombëtare, siç do të shohim në numrat e ardhshëm inshaAllah.

ekoniomia-islame
 
Back
Top