Një biznesmen bilioner ka dhënë pasurinë e tij për të përmirësuar jetën e të tjerëve, pas një aksidenti që e çoi atë në burg, si pasojë e të cilit gjeti dhe dashurinë e jetës.
Pasi Mazzi Dumato, 38 vjeç, nga Damasku i Sirisë, i rritur në Brazil dhe Dubai, u përfshi në një aksident automobilistik me makinën e tij Ferrari 150.000 $, vendosi që ta rivlerësojë jetën e tij prej djaloshi playboy dhe filloi udhëtimet.
Gjatë këtyre udhëtimeve, ai takoi njeriun e jetës, Milena, dhe u frymëzua të shpenzojë 3 milionë $ për bamirësi, si dhe për shpenzimet mjekësore të familjes.
Tani ai jeton në Amerikën e Jugut me bashkëshorten, ku menaxhojnë restorantin dhe dyqanin e tyre.
Pasi Milena kaloi një kancer gjiri, i duhej të kryente 2 ndërhyrje që kushtonin 700.000 $ dhe ai i siguroi këto para.
Pas shërimit të saj, ai vendosi të themelojë një qendër që lufton kancerin në Florianopolis në Brazil, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me kancer.
Ai shpenzoi 1 milion $ në prona që i ka lëshuar me qira ose që i përdor për bamirësi.
Gjithashtu ai ndihmoi me shpenzimet mjekësore vëllain dhe kunatin e tij.fax al