Siria digjet, familja Asad bën shoping në internet

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
assad-family-300x241.jpg


Ndërsa Siria digjet e dhjetëra civilë vriten përditë, presidenti Bashar al Asad blen në internet muzikën e tij të preferuar. E-maile të zbuluara ditët e fundit, të cilat janë publikuar në britaniken “Guardian” tregojnë sesi ai i dërgon gruas së tij angleze këngët e parapëlqyera, ndërsa kjo e fundit shpenzon mijëra dollarë në mobilje dhe gjëra të tjera me vlerë.

E-mailet e publikuara sot duket se janë zbuluar nga anëtarë të Këshillit Suprem të Revolucionit dhe i përkasin periudhës korrik 2011-shkurt 2012.

E-mailet pasqyrojnë familjen sundimtare aspak të prekur nga masakrat e përgjakshme që po e shtyjnë vendin drejt luftës civile çdo ditë e më tepër. Zonja e parë, Asma Assad, sipas e-maileve, ka kërkuar për orë të tëra në internet DVD-të e filmit të fundit të serisë “Harry Potter”.

Ndërsa Assad sfidon sanksionet amerkiane duke shkarkuar nga Apple’s iTunes muzikën e tij të preferuar nga grupe dhe këngëtarë si LMFAO, New Order apo Chris Brown.

Në datë 5 shkurt, ditë kur forcat qeveritare ndërmorën një sulm të përgjakshëm kundër banorëve të Homsit, Assad i ka dërguar të shoqes vargjet e një kënge të kënduar nga amerikani Blake Shelton.

“Jam një dhimbje koke që lëviz

Një rrëmujë e vërtetë

Njeriu në të cilin jam shndërruar kohët e fundit

Nuk është ai që dua të jem”.

Shekulli
 
Titulli: Siria digjet, familja Asad bën shoping në internet

Hajt se i erdh fundi edhe ketij gomari
 
Back
Top