Siri, forcat qeveritare bombardojnë Daraan

eGo0sTyle

System Engineer
israel_war_on_hammas1.jpg

Tanket e ushtrisë siriane kanë bombarduar edhe dje lagjen e vjetër të qytetit jugor, Daraa. Qyteti mbahet i rrethuar për më shumë se një javë, për shkak të protestave antiqeveritare. “Burrave u është ndaluar të dalin jashtë shtëpive, ndërsa grave u është lejuar që të dalin vetëm herët në mëngjes, në kërkim për ushqime”, ka thënë një dëshmitar. Daraa ka mbetur pa ujë, naftë apo energji elektrike që nga e hëna. Ndërkohë numri i të vdekurve nga demonstruesit dhe forcat qeveritare në tërë Sirinë ka arritur në 535 persona. Shifrat kanë thelluar protestat kundër regjimit të Bashar al Asad, të emëruar President në vitin 2000, pas vdekjes të së atit, Hafez al Asad.
 
Back
Top