Siri, 2 gazetarë të huaj vriten gjatë bombardimeve

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51513_1.jpg

SIRI- Dy reporterë Perëndimorë janë vrarë gjatë sulmeve të fundit në qytetin sirian të Homsit.

Bëhet fjalë për gazetaren amerikane Marie Colvin dhe gazetarin francez Remi Ochlik, të cilët kanë humbur jetën bashkë me disa reporterë lokalë gjatë bombardimeve nga forcat e presidentit Asad.

Dy gazetarët e huaj gjendeshin në një qendër shtypi të kontrolluar nga militantët kundër regjimit. Lajmi u raportua nga televizioni satelitor al-Jazeera, që citon disa aktivistë. Amerikania Colvin punonte për "Sunday Times" si korrespondente lufte dhe kishte humbur syrin gjatë një misioni në Siri Lanke.

Ndërsa, Remi Ochlik ishte një fotoreporter i pavarur që kishte fituar vetëm pak kohë më parë cmimin “World Press Photo” me një sekuencë prej 12 imazhezh të titulluara “Beteja për Libine”.
(el.me/news24/BalkanWeb)
 
Back
Top