NënDritënEhënës
V.I.P

Dashi: Bugatti. Marka e makinave luksoze është ajo që i shkon për shtat imazhit të dashëve.
Demi: Chanel. Diskretë dhe njëkohësisht të veçantë, stili i Chanel demave ju shkon më shumë.
Binjakët: Chloe. Materialet e buta dhe të lehta të kësaj marke i ndihmojnë binjakët të përshtaten me çdo situatë.
Gaforrja: Cartier. Personave të kësaj shenje ju pëlqejnë objektet ikonike që kanë një histori. Fiks ashtu si bizhuteritë Cartier.
Luani: Balmain. Stili që mundëson të biesh në sy në çdo moment, si ai i Balmain, përshtatet më së miri me luanët.
Virgjëresha: Dom Perignon. Kjo markë e njohur shampanje mjaft delikate është ajo që përshtatet me tipin e virgjëreshave.
Peshorja: Saint Laurent. Stili i veçantë dhe klas i kësaj marke i përfaqëson më së miri peshoret. Ata duan elegancë dhe rehati njëkohësisht.
Akrepi: Piaget. Klas dhe fshehtësi, mekanizmat e orëve Piaget janë të mbushura me mister, fiks ashtu si akrepat.
Shigjetari: Louis Vuitton. Marka ikonike që eksperimenton është fiks për personat e kësaj shenje.
Bricjapi: Christian Lauboutin. Personat e kësaj shenje kanë një stil të konfirmuar. Ata nuk provojnë çdo gjë ama veçohen për veçantinë ashtu si një palë Louboutin.
Ujori: Lanvin. Moderne dhe klasike njëherësh, Lanvin është një markë që ju shkon për shtat ujorëve.
Peshqit: Hermes. Klasi, kreativiteti dhe stili plot ngjyra është fiks ai që adhurojnë peshqit e ndjeshëm.
/A.S-Dritare.net