Sipas qëllimit shpërblehesh

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
‎"SIPAS QثLLIMIT SHPثRBLEHESH"

Një ditë burri e mori gruan e vet që së bashku të shkojnë në shitore të dhuratave për të blerë një dhuratë.
Pasi që hyrën brenda burri i tha gruas së tij: Dëshiroj që ta zgjedhësh një dhuratë për nënën time sipas shijes tënde.
Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë filloi të ndjen një farë lloj xhelozie në brendësinë e saj.
Në këtë gjendje ajo e zgjodhi dhuratën më të lirë në çmim dhe me formë dhe me kualitet më të dobët.
Shitësi e mori dhuratën dhe e paketoi dhe ia dorëzoi burrit pasi që e pagoi çmimin e saj.
Në mbrëmje burri kthehet tek gruaja dhe ia dorëzoi dhuratën të cilën ajo e zgjodhi dhe e bleu herët në mëngjes dhe i tha: Pata dëshirë që ti sot ta blesh vet dhuratën tënde që të jetë ashtu ti siç e donë.
Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë iu rikujtua vepra e saj dhe i ra të fikët për arsye se po t'ia kishte dashur të mirën të tjerëve ashtu siç e donë për vetveten do të ishte dhurata e saj më e bukur dhe më e mirë...
 
Titulli: Sipas qëllimit shpërblehesh

Këtu rrjedhin lotët - Respektimi i prindërve

Kur vdiq femiu i tij i vogel , e mori babai i tij qe ta dergoi ne varrin e tij. U nisën me veturë drejt varrezave, babai e mbante fëmiun e tij në prehër dhe e shikonte vazhdimisht. Gjatë rrugës rrezet e forta të diellit mbulonin fytyrën e fëmiut të vogël.Atëherë babai beri një gjest shumë interesant!. Duke harruar qe fëmija i tij ishte i vdekur e hoqi setrën dhe më të i bënte hije atij që mos ta lëndonin rrezet e diellit! Ja Allaaah Shpertheva ne vaj kur e pash mëshiren e prindit dhe i kuptova fjalët e Allahut xh,sh të cilat nuk pushoja se lexuari në ato momente ” “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (el Isra 24) .
“Nena dhe baba po munden të kujdesën për 10 fëmijë mirëpo shumë herë 10 femijë nuk po arrijnë të kujdesën për nënën dhe babain e tyre?!”
 
Titulli: Sipas qëllimit shpërblehesh



:(
 
Titulli: Sipas qëllimit shpërblehesh

Nese je...

Nese je politikan, kujto Profetin Muhammed (a.s) se si perkujdesej per popullin e tij, duke qendruar vete i uritur.

Nese je ambasador, kujto Profetin a.s se si dialogonte me shume butesi.

Nese je mesues, kujto Profetin a.s se si i mesonte shoket e tij ne xhami.

Nese je nxenes, kujto Profetin a.s se sa perkushtohej kur i shpallej Kurani.

Nese je gjykates, kujto Profetin a.s se me sa mencuri i zgjidhi ceshtjen e Gurit te Zi.

Nese je bashkeshort, kujto Profetin se sa i dashur ishte me familjen e tij.

Nese je i uritur, kujto Profetin a.s se si punonte me dy gure ne bark.

Nese arrin sukses te madh, kujto Profetin a.s kur ne Meke, se si balli i prekte tek gunga e devese ne shenje falenderimi ndaj Allahut.

Ne cdo gjendje qe te jesh, tek ai shembullin me te bukur do te gjesh.
 
Titulli: Sipas qëllimit shpërblehesh

O ju burra merrni mesim nga kjo histori !

Mbasi kishin kaluar 18 vjet martese, mbas nje lodhje te gjate nga gatimi i perditeshem, pergatit gruaja nje ushqim per burrin e saj.
Por kjo gjelle nuk ishte si zakonisht...
Zarzavatet ishin zier ...shume, mishi ishte djegur dhe sallata kishte shume kripe.
U ul bashkeshorti per te ngrene dhe gjate gjithe kohes ai ishte i heshtur.
Mbasi gruaja po lante pjatat e palara iu afrua burrri i saj dhe e perqafoi. E pyeti ajo e habitur:
Perse ky perqafim?
Iu pergjigj ai : "Sepse gatimi yt sot i ngjante nje gatimi i nje nuseje te re dhe une mendova qe te trajtoj si nuse te re!"

C'eshte ky moral kaq i larte dhe kjo sjellje e mrekullueshme.
A nuk eshte me mire ta korigjosh gruan me kete menyre te bute se sa te bertasesh dhe ta ngresh zerin me ofendime dhe ankesa ???
 
Titulli: Sipas qëllimit shpërblehesh

S'KA HAJGARE ME BASHKثSHORTثSI!

Femra i ka të drejtat e saj në duart e saj dhe askush s'ka të drejtë t'ia marrë ato të drejta nga duart e saj, për faktin pse është femër, meriton nder dhe respekt të veçantë, burri kurrë nuk mund të arrijë në nivelin e gruas, mendim i imi, nuk jam ekstremisht mbështetës i feminizmit, por e mbrojë aq sa meriton të mbrohet.

O ju burra, gruaja mbetët shtatëzënë e jo burri, gruaja lind fëmijë e jo burri, gruaja është gji-dhënësë e jo burri, me një fjalë; faktori femër është prodhuesi dhe gjeneratori kryesor i një shoqërie.

“Edukove një mashkull, edukove një njeri, po edukove një femër, edukove një shoqëri”. (Thënie e urtë)

Kur është puna te divorci, duhet shikuar nga të gjitha këndet, unë më shumë i qasem këndvështrimit sociologjik.

Të nderuar, krejt jeta me trëndafila nuk shkon, parimet si parime duhet respektuar, po femra shqiptare sot vërtetë se gëzon një mbështetje nga shteti, por ajo s'duhet ta keqpërdor atë mbështetje institucionale e t'i bëhet burrit kralice dhe police, t'i bëhet BOOS-e; femra me ardhë në shtëpi prej pune dhe me gjet burrin t’u gatu, i cili do t’i thotë: ''Aaaa u lodhe ooooooj grua?!" – Gruaja me ia kthy: ''JO JO!"

Nuk po i nënçmoj, thonë se në deti ka gjithçka, pra, edhe kjo ndodhë diku, shumë gra kanë qejf të kenë tretman të tillë.

Dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi, thoshte: "Mjerë ai burrë që jeton prej dorës së gruas dhe lum ajo grua që jeton prej dorës së burrit".

اfarë "burri" është ai që nuk i del zot gruas së tij?!

Me këtë nuk e nënvlerësojmë dhe nuk e anashkalojmë të drejtën e saj për të punuar, përkundrazi; femra duhet të socialozohet edhe në punësim, por punësim në suaza të kritereve të natyrës së femrës, e jo burri të bëhet grua e gruaja të bëhet burrë dhe kështu të funksionoj një familje, faktikisht ky është planifikim i huaj që fatkeqsisht na e kanë servuar dhe shumë shqiptarë e kanë pranuar, ndërsa kulturën e tyre e kanë harruar!

Në mes burrit e gruas mëshira e dashuria duhet funksionuar, ithtësitë dhe ngatërresat, qofshin edhe konfliktuoze, duhet tejkaluar dhe jeta aq sa ka mbetur duhet jetuar, harmonia duke dominuar, se me vuajte nuk shkon, por duhet që të dy me lëshu pe dhe me qenë më largpamës, me i pa sfidat të kapërcyeshme, me i thy barrierat e jetës, me i thy muret ndarëse për t’i ndërtuar urat lidhëse.
 
Back
Top