GLOOM
Catch me if you can...
Sinqeriteti me vetveten është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. ثshtë luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate.
Sa sinqeritet mjafton? Ose sa gënjeshtër nuk është mëkat? Të gjithë jemi të sinqertë aq sa kemi gënjyer ndonjëherë ose kemi fshehur në ndajnë rast disa pjesë të një ngjarjeje nga frika e pasojave. Rasti më i njohur është kur një bujk para gjyqit thotë me një shikim të butë e engjëllor që pa një litar që ishte i lidhur në një lis, zgjidhi litarin nga lisi dhe e mori me vete, pa e thënë që lidhur në litar ishte një lopë...
Sinqeriteti i plot dhe i përhershëm nuk është i mundur por edhe i dëmshëm. Pse? Në punë, në shoqëri, në lidhje dashurie përjetojmë që sinqeriteti në shumicën e rasteve nuk është i dëshiruar por edhe na sjell konflikte, na humb shoqëri, na humb vende pune. Po t'i them shefit tim se çka mendoj për kompetencat e tij dhe vlerat udhëheqëse që i ka si shef, unë brenda një ore do humb vendin e punës. Po t’i them shoqes sime se nuk duket bukur, ajo nuk më lajmërohet më kurrë. Po t’u them shumë njerëzve që më rrethojnë që bisedat e tyre janë të kota dhe më kanë lodhur, i kam problemet e mia, do ngelem shpejt e vetmuar... Ky është çmimi i sinqeritetit të plot. Pra, pse mos të gënjejmë?! Sepse nuk është e sinqertë. Nuk është realiteti. Vetëm mbi sinqeritet dhe realitet ndërtohet besimi, dhe pa besim nuk mund të ketë lidhje të sinqerta dhe afatgjate. Cili është pra çmimi i gënjeshtrës?
Me gënjeshtra dhe manipulime mund të bësh pallate, mund të bësh karrierë, mund të kesh një lidhje dashurie që gjithmonë e ke dëshiruar POR, të gjitha janë kohëshkurtër dhe kaluese. E vërteta do të ballafaqon dhe do të tejkalon një ditë, s'ka rëndësi se sa shpejt ti vrapon duke i ikur asaj. Dhe pallati i ndërtuar nga ajri i gënjeshtrës zhduket, karriera përfundon në dështim, dhe lidhja e dashurisë përfundon në zhgënjim dhe në qartësi që nuk ishte kurrë dashuri.
Si mund të gjendet një mënyrë pa paguar ato çmime të shtrenjta, si për sinqeritet ashtu edhe për gënjeshtër? Zgjidhja më e mirë është që të jesh i sinqertë kur është e domosdoshme për arsyet që i ceka më lartë, por mos ta thuash gjithmonë atë që e mendon dhe e ndjen sepse ashtu humb shumë, lëndon kot dhe nuk arrin asgjë! Ka një arsye pse mendimet që na sillen nëpër kokë dhe atë që ndjejmë janë të përcaktuara për vetën tonë e jo për të gjithë, përndryshe mendimet dhe ndjenjat do të kishin zë... Nëse pyetesh për diçka që është shumë delikate dhe përgjigja do të kishte pasoja të mëdha për ty, ke të drejtë të thuash që kësaj pyetjeje nuk dua t’i përgjigjem, është shumë e sinqertë dhe e drejta jote personale, ose mund të ndërrosh temë me shumë mençuri pa iu përgjigjur pyetjes. Nëse do të kritikosh sinqerisht, mos harro gjithmonë të cekësh që është vetëm mendimi yt personal. Si mund pra të fillojmë dhe të punojmë drejt "sinqeritetit ideal"?
SINQERITETI ME VETVETEN është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. ثshtë luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate. Tjetra është se, nëse je i sinqertë sikur me vetën, do të jesh edhe me të tjerët, pra në mënyrë shumë njerëzore dhe të dashur. Sinqeriteti duhet të filloj tek vetja, pastaj në lidhje me të tjerët, dhe më në fund në të dy botërat më të mëdha të gënjeshtrës: në politikë dhe ekonomi.
Pra, mjafton të jesh aq i sinqertë sa bën ndryshime në shoqëri pa bërë luftë dhe bën të gënjesh sa të shpëtosh vetën pa i bërë dëm askujt.
Burimi.Tung