Sindromi Asperger

Kresha

A pretty face can never trick me
اka është sindromi i Aspergerit?

Sindromi i Aspergerit është paaftësi që bën pjesë në spektrin autistik. Diagnoza u jepet atyre që shpesh konsiderohen në shkallë të lartë të spektrit.اdokush që vuan nga ky sindrom është individ dhe mund të ketë prirje dhe vështirësi të ndryshme. Diagnozat tjera në këtë spektër përfshijnë autizmin dhe autizmin me funksionim të lartë. Sindromi i Aspergerit dhe autizmi me funksion të lartë shpesh ndërlidhen. Sindromi i Aspegerit është i klasifikuar si çrregullim depërtues që zhvillohet, kjo do të thotë që ndikon në çdo aspekt të jetës tonë.


اfarë probleme kanë njerëzit me sindromin e Aspergerit?

Sindromi i Aspergerit është një gjendje e padukshme. Për arsye se është e padukshme njerëzit ndonjëherë i keqkuptojnë të prekurit nga kjo ky sindrom. Për shkak se është e padukëshme është gjithashtu e vështirë të jepet diagnoza. Shpesh përshkruhet si ‘dëmtime në tri grupe’, apo tri lloj vështirësi:

* vështirësi me marrëdhënie shoqërore
* vështirësi me komunikim
* vështirësi me imagjinatë

Shpesh njerëzit me sindrom të Aspergerit janë të interesuar në gjëra të posaçme dhe shqetësohen shumë nëse rregulli ditor ju prishet. Në vijim janë përshkruar disa përvoja të mundshme prej këtyre tri vështirësive të personave me sëmundjen e sindromit Asperger.

Vështirësi në marrëdhënie shoqërore

* “Kisha pasur shumë dëshirë ta bëjë një ndejë, por nuk di si mund ta organizojë.”
* “Unë e kam më vështirë se njerëzit e tjerë të bëjë shoqe/shokë.”
* “Shoqërimi me njerëz nuk është gjë natyrale për ne – ne duhet të mësohemi.”
* “Ne ndonjherë i keqkuptojmë situatat dhe shenjat.”
* “Ndjehemi sikur të jemi pas një murri të padukshëm.”
* “Ndjehemi si bletë në qyp të mjaltit.”
* “Kam mësuar për marrëdhënie nga filmat. E di që këto lidhje janë jo reale.”
* “Kam vështërsi t’i mësojë shenjat shoqërore dhe si të veprojë nëse gaboj diçka.”
* “Unë neveritem nga pamundësia të marrë pjesë.”
* “Ne ndonjherë kemi vështërsi të qëllojmë moshën apo statusin e dikujt vetëm me shikim.”
* “Ndonjëher e kemi vështirë të vazhdojmë bisedën.”
* “Ne ndonjherë e kemi më lehtë të shoqërohemi me njerëz në shtete të tjera.”

Vështirësi në komunikim

* “Ndonjëherë ne kemi vështirë të kuptojmë çka flasin personat tjerë.”
* “Ne e kemi vështirë t’i kuptojmë thëniet si p sh ‘një edhe një bëjnë dy’.”
* “Ne zakonisht i kuptojmë gjërat fjalë për fjalë.”
* “Ndonjëherë ne mund të flasim pa u ndal dhe nuk kuptojmë se personi tjetër nuk është i interesuar.”
* “Ne e kemi vështirë të presim rradhën tonë.”
* “Ndonjëherë ne kemi vështërsi të flasim që të tjerët të na kuptojnë.”
* “Nëse vuani nga sindromi i Aspergerit kuptimi i bisedave është njëjtë si të kuptoni gjuhë të huaj.”

* “Ndonjëherë ne e kemi vështirë por edhe është bezdisëse t’i shikojmë njerëzit në sy, kështu që hasim në mosmarrëveshje, njerëzit mendojnë se jemi të jo-sinqertë dhe mashtrues.”

Vështirësi me imagjinatë

“Pjesa me e vështirë që e kemi është për t’i imagjinuar ndjenjat e të tjerëve.”
“Në fëmijëri ne ndonjëherë kishim vështirësi të bashkangjitemi fëmijëve të tjerë në tregime imagjinative dhe shaka. Këto i kemi mësuar duke u rritur’.
“E kemi problem të kuptojmë se çfarë diturie njerëzit tjerë kanë. E kemi shumë vështirë të qëllojmë se çka mendojnë njerëzit tjerë.”
“E kemi vështirë të kuptojmë lojërat dhe tregimet.”
“Ndonjëherë e kemi vështirë të identifikojmë ndjenjat e njerëzve të tjerë.”

“Emocionet e padukshme dhe grimasat e fytyrës janë shumë vështirë të kuptohen nga ne – nëse dikush buzëqesh me gojëplotë atëherë është e qartë mirëpo ndjenjat më pak të qarta janë më vështirë të kuptohen nga ne.”

Duhet pasur parasysh se jo vetëm ata me sindrom të Aspergerit kanë vështirësi me komunikim dhe marrëdhënie shoqërore. اdokush mund të ketë vështirësi me këto gjëra në njëfarë mënyre dhe në disa situata, por njerëzit me sindrom të Aspergerit kanë më shumë vështirësi po ashtu sikurse situata e jetës së tyre është posaçërisht e vështirë.

Interesat e posaçme

“ثshtë e mundshme për ne të kemi interesime të posaçme të cilat na sundojnë jetën.”
“E kam vështirë te ç’kyçem nga interesi im i posaçëm kur kam nevoje.”
“Ndonjëherë interesimet e posaçme mund të zhvillohen kështu që ne mund t’i studiomë apo punojmë me ato.”
“Të tjerët nuk janë të interesuar ne interesin tim për flamuj.”
“Unë kënaqem kur kaloj kohë duke i shikuar shtyllat e rrymës elektrike dhe konstrukcionin e tyre’

Gjërat ditore

“Ne e kemi më vështire se të tjerët ta ndërrojmë rutinën ditore.” “.Vajtjen në pushime e bën gjë të vështirë , apo të jemi me kohë në punë të re.”
&l
dquo;Nuk më pengojnë ndryshimet nëse më janë të paralajmëruara, por duhet të jenë të planifikuara dhe jo të më befasojnë.”

Shkaqet

Ka teori të ndryshme për shkaqet e sindromit të Aspergerit si faktorët e ambientit, dëmtim i trurit, vështirësi gjatë lindjes së foshnjës apo sëmundjes si foshnje. Momentalisht askush nuk është i sigurt për shkaqet. Ende bëhen shumë hulumtime shkencore në këtë drejtim. Mendohet që gjenet individuale luajnë një rol të madh.

Prevalenca (Përhapja)

Sindromi i Aspergerit shfaqet në të gjitha kulturat dhe pengesat gjuhësore. Ndodh më shpesh të meshkujt se të femrat. Njerëzit e kane vështirë të dallojnë problemet shoqërore në femrat me sindrom të Aspergerit. Mund të kenë më shumë vështirësi për të dalluar vështirësitë shoqërore që femrat i përjetojnë me sindromin e Aspergerit. ثshtë më shumë e mundshme që njerëzit me sindromin e Aspergerit të kenë probleme të tjera më shumë se popullata e përgjithësi si disleksi, (Disleksia është një paaftësi ku njerëzit kanë vështirësi në lexim), probleme me tretjen e ushqimit dhe probleme me shëndet mendor.”

Cilat janë të mirat e personave me Asperger-sindrom?

Të vuash nga sindromi i Aspergerit është shqetësuese dhe brengosëse. Por ka gjëra në të cilat ata janë më të mirë se të tjerët. Shumë prej tyre janë shumë inteligjent dhe kanë një nivel të lartë të koeficientit të inteligjencës. Si për shembull personat që vuajnë nga sindromi Asperger janë të mirë në:

Shumë Kanë një kujtesë të mrekullueshme për fakte dhe shifra – si për shembull numrat në pllakat e veturave dhe tabelën e shumëzimit. Disa kurrë nuk kanë nevojë të shkruajnë numrat e telefonit. Ose ata i mbajnë në mend shumë mirë shakatë, anekdotat edhe tekstet e filmave në tersi
Disa mund të mbajnë në mend hollësirat më të vogla të bisedave që i kanë pasur mbase edhe para dhjetë vjetëve. Dhe kjo shpeshherë mund të shkaktojë mosmarrëveshje kur personi tjetër harron që ka thënë diçka!
Të tjerët kanë një logjikë efikase dhe mund t’i gjykojnë gjërat shumë mirë dhe shpejtë
Kurse të tjerët kanë prirje për kompjuterë
Apo prirje për të mësuar gjuhë të huaja

اka iu ndihmon personave me këtë sindrom?

Njerëzit duhen ti kuptojnë personat me sindrom të Aspergerit
Atyre iu duhet përkrahje dhe ushtrime për t’i mësuar gjërat
Atyre iu duhet përkrahje për t’i mësuar gjërat shtëpiake, dhe si të punojnë me ndjenja dhe shokë/shoqe.”
Ndihmë e madhe duke biseduar në mënyrë të qartë – duke i shpjeguar gjërat mirë kështu që janë lehtë të kuptohen dhe duke u ofruar përkrahje
Ata kane nevojë për ndihmë edhe kur punojmë për vetën
Pranimi, akceptimi i tyre dhe toleranca për gjendjen e tyre dhe për sjelljet e çuditshme i ndihmon shumë në përballimin e jetës së tyre
Duhet kuptuar se ndonjëherë personat me këtë lloj sëmundje nuk mund t’ia fillojnë shoqërisë me dikë por mund të ju bashkëngjitëm në mënyrën e tyre dhe me një përkrahje të vogël të krijojnë një shoqëri lidhëse
Shpjegimi i rregullave qartësisht, si p.sh. tu tregohet se çka mund dhe çka nuk mund të bëjnë kur janë me shoqëri
Shumë e dobishme është më qenë të qartë dhe direkt por të ngrohtë në sjellje
اdo i sëmurë në Asperger ka cilësi te mira dhe talente


//psikologjia
 
Back
Top