Simbolika e gjarpërit në botën e ëndrrave

braziljania

Anëtar i Nderuar
ثndërrat zakonisht kanë një porosi, që i dedikohet personit që e sheh. Po qe se një ëndërr përsërit herë pas herët në një interval të shkurtë javor, personin që e sheh i jep një porosi se duhet urgjentisht ta zgjedh një problem me të cilin është i ngarkuar.

Për ta shpjeguar ëndrrat duhet të kemi shumë parametra: individi përpara se e ëndërron: a ka ndikuar ndonjë imazh i ditës, biseda me shokët, shoqet ose është biseduar diçka mbi përmbajtjen që e ka të bëj me ëndrra, apo individi i ka shtypur disa ndjenja që i dëshiron dhe tani i rikthehen nëpërmes ëndrrës!

Madje koha: fjala vjen, si është nata: vranët, shi, kthjellët etj. Cikli i hënës, pastaj dita: cila ditë e javës, e diel (ëndrra tregon vetëm për të atë ditë deri mesnatë), hëne, marte mërkurë etj.

Koha para mesnate pas mesnate, mëngjes. Data prej 1 (një) deri 31 muajit përkatësisht 30.

Kur i del gjumi atij që ëndërron, si e ka ndje vetën, i gëzueshëm, i mërzitur, i shqetësuar. Madje në çka i bie në mend po sa i del gjumi, se çfarë i duket se do t’i tregojë ëndrra.

Së fundit simbolet që qëndrojnë në rrafshin e pavetëdijes si janë të urdhëruam.

Unë po ta sjelli një shembull: tre veta udhëtojnë me një makinë, iu kalon macja e zezë, njëri prej treve fillon të qajë, dhe e pyesin pse, ai iu përgjigjet macja e zezë. Dhe vërtetë do ti ndodhin diçka e keqe atij personit. Personi i dytë fillon të këndojë, sepse macja e zezë ishte shenjë gëzimit. Dhe tërë dita i kalon mirë dhe është i gëzueshëm, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezë nuk e ndonjë domethënie.

Ashtu edhe në botën e ëndrrave varet se çfarë simboleve i kemi ngarkuar pavetëdijen, për shembull, qeni për dikën është besnik, për tjetrin armik.

Kurse simbolika e gjarprit ka shumë domethënie dhe është shumë shtresor.

ti shikojmë disa prej tyre:

Interpretime të ndryshme:

1. Sipas Freudit simbolizon organin seksual të mashkullit, që futet në brendësi e një shtroje ose përroske.

2. ثshtë e konceptuar edhe si shprehje e frikës drejt dëshirave të ndrydhura, komplekse dhe mendimeve të këqija.

3. Energjia shëruese, burimi i dijes dhe i urtisë si dhe dëshirat seksuale.
4. Ndrydhja e dëshirave seksuale.

5. Ripërtërija e brendshme shpirtërore dhe personale.

6. Lakmia, zilia dhe xhelozia.

7. Gjarpri i madh – të kanë mashtruar, humbje, sëmundje, padrejtësia e madhe që të bëhet, armiqtë e rrezikshëm.

8. Gjarpri i vogël – para jush qëndrojnë disa ngatërresa të vogla, mërzitje, zemërim. Mund të ketë persona të pabesë, që rrethojnë personin dhe të cilëve ndjehet i bezdisur.

9. Kafshimi i gjarprit është sinonim i të nginjurit, shpifje, një armik i fuqishëm do të të bëjë dëm. Ose do të ndërpritni miqësinë e gjatë me njerëzit që ju janë shpifë.

10. Po e sheh gjarprin të rrotullohet kular pritet një rrezik që do të vijë, ose humbje parash.

11. E shkelë gjarprin ke miq të rremë.

12. Gjarpri me shumë koka – do të ndodhesh përballë tundimeve të këqija, ose do të jeni në rrezik të madh, ose tregon se ti bën shumë punë të papëlqyera.

13. Shumë gjarpërinj - jeni të rrethuar më miqtë tinëzar dhe të keqi, dobësi, pa qetësi kalimtare.

14. E vret gjarprin – e bën të pafuqishëm një armik, madje u pret një sukses i madh në punë ose rivalët e juaj.

15. Të blesh gjarprin do të pësosh një dëm të madh.

16. Po ta shihesh gjarprin brenda në shtëpinë tënde, kjo ka kuptimi e një armiku me qëllim të lig.

17. Në qoftë se gjarpri mbështillet rreth teje pa të bërë dëm, do të shohësh një mik të ngushtë, ndërsa po ta shohesh atë në rrugë, punët e tua do të kenë përfundim të mirë.

18. Në qoftë se një grua sheh në ëndërr se lind gjarpër, një të ligë të madhe do t’i bëjë vetes dhe të afërmve të saj.


r.spekter
 
Back
Top