Sikur të mos mjaftonte Toka, tani po ndotim dhe Marsin?

Tuana

Nada é por acaso!
3h493.bild_-300x225.jpeg

Sikur të mos na mjaftonte Toka, tani amerikanët kanë nisur që të ndotin edhe Marsin. Sonda hapësinore Curiosity mund të ketë dërguar mikrobe të padëshirueshme në Mars. Lajmin e bën të ditur e përditshmja amerikane Los Angeles Times.

Frika është se një nga krahët e robotit, që do të përdoret për shpim, ka qenë i ekspozuar ndaj mikrobeve. Në rast se roboti do të ndeshet me ujë, mund ta kontaminojë atë.

Zyrtarët i thanë gazetës se mendojnë se më shumë se 250 mijë spore bakteriale i kanë mbijetuar uljes në Mars.

Për shkak të kushteve të vështira, shumë mikrobe do zhduken.

Por Agjencia Hapësinore Europiane ka zbuluar se shumë mikrobe të raketës ruse Sojuz në vitin 2005 i mbijetuan shumë mirë hapësirës dhe rrezatimeve ultraviolet.

NASA mbrohet duke thënë se nuk ekziston mundësia që roboti Curiosity të gjejë ujë ose akull aty ku është ulur.

NASA duhet të zbatojë rregulla strikte për sterilizimin, në mënyrë që të shmanget përhapja e mikrobeve./tema/
 
Titulli: Sikur të mos mjaftonte Toka, tani po ndotim dhe Marsin?

Ky mund te jete lajmi me amator qe mund te ket bere ndonjehere gazeta tema. Cuditem se si disa gazetar qe nuk e kane idene e shkences arrijne dhe bejne keto artikuj te neveritshem. :( :(
 
Pe: Sikur të mos mjaftonte Toka, tani po ndotim dhe Marsin?

Shumë qesharake!
Po këta mikrobe qenkan nga Toka?!
 
Back
Top