Siguria në web, ja fjalët kurth të rrjetit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ndodh shpesh që gjatë udhëtimit në internet, bashkë me shkarkimet e kryera, kompjuteri ynë të marrë virus. Kompania amerikane, lider e prodhimit të antiviruseve, McAfee, hartoi një listë të fjalëve, që pasi futen në motorin e kërkimit, sipas gjasave të shumta të çojnë në një tjetër faqe web ku të pret në fakt një kurth informatik.

Në krye të kësaj liste qëndron fraza "free music downloads". Pasi e kemi futur këtë frazë në motorin e kërkimit mundësitë që udhetimi në internet të na çojë në një kurth që do të infektonte me virus kompjuterin tonë ose qe do të na çonte drejt një mashtrimi online janë 20%. Kjo frazë pasohet më pas nga shprehjet "wallpapers" (17,8%) dhe "game cheats" (16,3%). Kjo të paktën përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas studimit të kryer shkalla e rrezikut dhe fjalët më të rrezikshme ndryshon në bazë të vendit nga ku kryhet kërkimi.

Në tërësi kërkimi mori në studim 2600 fjalë kyç, më të përdorurat në 5 motorat e kërkimit, Google, Yahoo, Live, Aol e Ask, dhe analizoi përmbajtjen e 413.000 faqeve të internetit. Rezultatet u ndanë edhe në bazë të kategorive nga ku rezultoi se kategoria që shfaq më shumë rrezik është ajo e "screensavers", "free games" dhe "work from home".

Megjithatë, kompania McAfee, paralajmëron lexuesit për faktin se situata e paraqitur nga studimi nuk është e destinuar të qëndrojë e tillë për një kohe të gjatë pasi “gjahtarët” e internetit janë gjithnjë të gatshëm të vendosin kurthe të reja aty ku e dinë se viktimat do të shkojnë më së shumti.
*lajmpress*
 
Qekur ne 2008 Google filloi "zyrtarisht" te logonte cdo kerkim, besoj se filloi diktatura virtuale!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top