Siguria dhe feja, debate mes kandidatëve për president në Francë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Siguria dhe feja, debate mes kandidatëve për president në Francë


francee.jpg


Kanë qenë temat e sigurisë, emigracionit dhe “burkinit” ato që kanë nxehur debatin e parë televiziv mes kandidatëve për president në Francë. “Ta ndalojmë emigracionin. Francezët nuk munden më”, – la thënë Marine Le Pen, presidente e Frontit Nacional.

“ثshtë e droguar nga lajmet e kronikës”, – ka qenë përgjigja e kandidatit socialist Benoit Hamon. Por Emmanuel Macron, në krye të sondazheve, ka dalë mbi të tjerët: “Jam unë risia e vetme e politikës”.

“Të gjithë ata që janë këtu dhe që ndodhen prej vitesh, janë përfaqësues të politikës së vjetër. Unë kam themeluar një lëvizje të re, që kërkon të rinovojë vendin”, – ka përsëritur Macron. Debati i parë televiziv elektoral, që zgjati 3 orë, u qetësua pas thuajse një orë polemikash.

Ndërkohë, Macron u tregua i prirur për të kundërshtuar argumentet e Le Pen, duke thënë se burkini është një çështje e lidhur me rendin publik dhe jo një sfidë për vlerat laike të Francës, sikundër sugjeroi liderja e ekstremit të djathtë.

Të pranishëm të tjerë në debatin e mbrëmjes së të hënës ishin edhe kandidati tjetër i qendrës së djathtë, Francois Fillon, si dhe të majtët Benoit Hamon dhe Jean Luc Melenchon.

g,shqip
 
Back
Top