Si u ndërtua “Shtëpia e Bardhë” dhe historia e veçantë e emrit

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Nga Albana Lifschin

Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791. Ndërtimi i shtëpisë së presidentit filloi një vit më vonë, por vetëm në nëntor të vitit 1800 ajo priti banorët e parë të saj. Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilie. Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re: “Kjo shtëpi është bërë tashmë e banueshme, por ende s’ka as edhe një mobilie të vetme brenda. Dhomën më të madhe të saj, unë e përdor për të nderur rrobat.”

Gjatë luftës të vitit 1812 me Anglinë, anglezët hynë deri në kryeqytetin e vendit, në Washington DC, i cili ishte i pambrojtur. Presidenti atë kohë nuk ndodhej aty.

Para se të linte Shtëpinë e Presidentit, siç quhej atë kohë, Dolli Medison, gruaja e presidentit Xhejms Medison, arriti të shpëtonte nga djegia një pikturë të madhe të Xhorxh Uashingtonit, vepër e piktorit të famshëm Gilbert Stuart dhe disa objekte të tjera të rëndësishme.

Ushtarët anglezë i vunë zjarrin Shtëpisë së Presidentit. Shtëpia e Presidentit u rindërtua më vonë duke ruajtur po atë pamje e arkitekturë. Sidoqoftë pas rindërtimit të saj të gjitha muret u lyen me ngjyrë të bardhë për të fshirë gjurmët e zjarrit.

Që nga ajo kohë, amerikanët u mësuan ta thërrisnin shtëpinë e presidentit “Shtëpia e Bardhë.” Në vitin 1902 Kongresi amerikan e bëri këtë emër zyrtar. Pas 100 vjet jete e më shumë nga ndërtimi i saj, skeleti i Shtëpisë së Bardhë filloi të vjetrohej e dobësohej.

Në vitin 1948 lindi pyetja nëse Shtëpia e Bardhë duhej të riparohej duke ruajtur po atë projekt, apo duhej shembur e në vend të saj të ndërtohej një rezidencë krejt e re.

Populli amerikan e dha përgjigjen e vet nëpërmjet letrave të panumërta. “Shtëpia e Bardhë” ishte Shtëpia e Bardhë dhe kështu duhej të mbetej duke trashëguar aparencën e saj. Vullneti i popullit fitoi dhe shtëpia e presidentit u forcua por mbeti po ajo, siç kishte thënë Xhorxh Uashingtoni “një vend me simptomat e pallatit, konfortin e një shtëpie dhe simbol i harmonisë së vendit.”

Si u ndërtua kryeqyteti i Amerikës

872px-Presidents_Levee_or_All_Creation_Going_t

Inaugurimi i Presidentit Xhorxh Uashington, si presidenti i parë i SHBA, u bë në Nju Jork, (14 prill 1789) por ai qe kryeqytet i përkohshëm. Më pas, në 1790, kryeqytet u bë Filadelfia.

Por as Filadelfia nuk u gjet e përshtatshme. اdo shtet kishte kryeqytetin e tij, i cili s’mund të ishte njëkohësisht edhe kryeqytet i federatës. Duhej ngritur një kryeqytet i ri që të mos i takonte asnjë shteti, të ishte në një vend të veçantë që të kishte gjithashtu territorin e vet.

Atëhere Merilendi dhe Virxhinia dhuruan tokë për këtë qëllim pranë lumit Potamik. Ky territor që u quajt “Distrikti Kolumbia,” atë kohë dukej si zgjedhje e përshtatshme pasi binte në mes të Amerikës së atëhershme, dhe me sa duket qe një zgjidhje e drejtë se prej asaj kohe kryeqyteti nuk ndërroi më vend.

Para se të fillonte puna për ndërtimin e kryeqytetit, Tomas Xhefersoni që kishte parë shumë kryeqytete të Evropës me kopshte të mrekullueshme dha idetë e tij mbi kryeqytetin. Por kjo punë u takonte në fund të fundit arkitektëve profesionistë ndaj edhe u ftuan arkitektë të ndryshëm për të konkuruar me projektet e tyre.

Arkitekti të cilit i takon merita e planit të qytetit ishte Charles L’Enfant që kishte studiuar inxhinierinë dhe artet në Paris dhe pat ardhur në Amerikë për të marrë pjesë në luftën revolucionare amerikane. Puna e tij e parë arkitekturale kishte qenë Bashkia e qytetit të Nju Jorkut. Por famë të pavdekshme atij i dha projekti i kryeqytetit federal, Uashingtonit. Në qendër të kryeqytetit të ardhshëm ai dha vizionin e një lëndine bari të gjelbër.

Godinën e Kongresit amerikan (Capitol Hill) e vendosi mbi kodër prej nga mund të shihej qëndra e qytetit dhe lumi Potomak. Në planin e tij ai parashikonte dymbëdhjetë rrugë kryesore të cilat hapeshin nga kapitoli në qytet.

Pastaj për arkitekturën e Shtëpisë së Bardhë u shpall një konkurs, të cilin e fitoi një arkitekt irlandez, Xhejms Hoban. Tomas Xhefersoni hyri në konkurs me pseudonim, por nuk fitoi. Konkurs u organizua edhe për ndërtesën e Kongresit Amerikan. Për këtë u pranua projekti i arkitektit Uilliam Thornton që kishte studiuar arkitekturë në Skotland. Xhorxh Uashingtoni për projektin e tij tu shpreh që “ai përmban madhështi, thjeshtësi dhe konviniencë”.

Godina e Kongresit mori vite të tëra për t’u ndërtuar, madje ishte ende në ndërtim e sipër kur Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-të i SHBA. Pjesëmarrja e arkitektëve të ndryshëm nga bota për ndërtimin e kryeqytetit të vendit ishte shprehje e demokracisë së qeverisë amerikane. Për të kishin rëndësi idetë, mendimet që jepeshin për ta bërë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa më të bukur, nuk kishte rëndësi kombësia e arkitektëve.

Ky tipar i ra në sy edhe Alexis De Tocqueville kur erdhi për të studiuar demokracinë e re amerikane, në vitet ‘30-të të shekullit të 19-të. Kjo ishte veçoria e këtij vendi që e dalloi dhe e dallon atë nga të tjerët: u ndërtua e zhvillohet nga njerëz të kombësive nga e gjithë bota pa asnjë paragjykim.

Për rreth 200 vjet, Shtëpia e Bardhë ka shërbyer si simbol i presidencës, qeverisë së SHBA-së dhe amerikanëve.

Historia e saj dhe historia e kryeqytetit amerikan filloi kur presidenti George Washington nënshkroi Aktin e Kongresit, në dhjetor të vitit 1790, duke deklaruar se qeveria federale do të qëndronte në një zonë “që nuk i kalon 25 kilometra katrorë, mbi lumin Potomak”. Presidenti Washington, bashkë me projektuesin e qytetit, Piere L’Enfant zgjodhën vendin për rezidencën e re, e cila tani është “1600 Pennsylvania Avenue”.

Teksa kryheshin përgatitjet për qytetin e ri federal, u zhvillua një konkurs për gjetjen e një ndërtuesi të “Shtëpisë së Presidentit”. U pranuan nëntë propozime dhe u zgjodh arkitekti irlandez, James Hoban. Ndërtimi filloi, kur u hodh guri i parë i themelit, në tetor të vitit 1792.

Edhe pse presidenti Washington ndoqi ndërtimin e shtëpisë, ai nuk jetoi kurrë aty.

Vetëm në vitin 1800, kur Shtëpia e Bardhë thuajse kishte përfunduar, ajo u banua nga banorët e parë, presidenti John Adams dhe bashkëshortja e tij. Që prej asaj kohe, çdo president ka bërë ndryshimet dhe shtesat e tij.

Shtëpia e Bardhë është, pavarësisht të gjithave, shtëpia private presidentit. Shtëpia e Bardhë ka një histori unike dhe tërheqëse. I ka mbijetuar zjarrit në vitin 1814 dhe një zjarri tjetër në Krahun Perëndimor në vitin 1929, kur ishte Herbert Hoover president.

image

Gjatë presidencës së Harry S. Truman, pjesa e brendshme e shtëpisë, me përjashtim të katit të tretë u rrëzua dhe rinovua krejtësisht.

TE DHENA PER SHTEPINA E BARDHE

white-house-south-2007-dj

Ndërtimi
Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale.

Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore.

Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005).

Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.

Emri
Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë.

“Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare.

Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.

Evolimi i Shtëpisë së Bardhë

John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë: “I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”.

Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja.

Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor. Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret.

Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri.

Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së James Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.

Shtëpia e Bardhë sot

Që prej restaurimit “Kennedy” çdo familja presidenciale ka bërë disa ndryshime në dhomat e tyre private në Shtëpinë e Bardhë, por ndryshimet në Dhomat Shtetërore duhet të aprovohen nga Komiteti për Mirëmbajtjen e Shtëpisë së Bardhë (më parë njihej me emrin Komiteti i Arteve të Bukura Kennedy).

Me qëllimin e ruajtjes së integritetit historik të Shtëpisë së Bardhë, komiteti punon me Familjen e Parë, zakonisht me Zonjën e Parë për të implementuar planet e propozuara të familjes.
872px-Presidents_Levee_or_All_Creation_Going_t.jpg
image-37.jpeg
white-house-south-2007-dj.jpg
www.gazetadita.a
 
Back
Top