Si t’i njohim shoqet -femrat e shtirura ?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Si t’i njohim shoqet -femrat e shtirura?



Një shprehje e vjetër thotë “Kush gjen një mik, gjen një thesar”. ثshtë e vërtetë. Por ndonjëherë këto lloj lidhjesh emocionale mund të na “helmojnë” jetën, duke arritur në një hidhërim të plotë. Më poshtë do të lexoni se cilët janë shoqet dhe shokët “e rrezikshëm”, prej të cilëve duhet të distancoheni dhe të kemi shumë kujdes.


Mashtrueset
Shoqe jo korrekte dhe tek e cila nuk mund të mbështeteni: janë ato vajza që anulojnë gjithnjë takimet tuaja në momentet e fundit. Ndërsa ju jeni duke pritur, ajo thotë se nuk mund të vijë, pasi e kanë mbytur punët dhe nuk e di nëse do të lirohet. Kjo shoqe asnjëherë nuk ju gjendet pranë në momente të vështira, e aq më pak kur do t’ju duhet t’i besoni një punë, të cilën ju nuk mund ta kryeni vetë.


Të ngjiturat
ثshtë një nga ato tipa shoqesh që nuk ju ndahen në asnjë sekondë të ditës. Pretendon se është e përfshirë në jetën tuaj në çdo aspekt: me pak fjalë miqtë tuaj bëhen edhe të asaj; shtëpia juaj është dhe e saja. Mos u habisni që një ditë kur të ktheheni në shtëpi, ta gjeni atë duke ju bërë edhe punët, pastaj t’iu thotë: “Kalova këtej dhe desha të të bëj një surprizë”. Ajo mund të bëhet një pengesë për jetën tuaj intime.


Të llastuarat

Ankohen gjithnjë dhe kanë tendencën e vetëshkatërrimit, pavarësisht se është krejtësisht e pafajshme: në një moment ankohet se nuk mund të gjendet një mashkull interesant për të, ndërkohë që pak çaste më vonë ju tregon se është duke shkuar me 3 meshkuj njëherësh. Ju thotë se nuk mund të dalë me ju për pica, sepse është duke mbajtur një dietë të fortë, e pak çaste më vonë shfaqet me një tas të madh me akullore. ثshtë e bindur se ndiqet nga fati i keq për gjithçka.


“Debilet”
Kujdes, është rrezik! Këto shoqe mund t’ju heqin besimin që keni në vetvete. Në filmat amerikanë një shoqe e tillë personifikohet si ‘cheerleader‘ bionde, dhe me një fizik shumë të bukur. E dashura e më të “fortit” të shkollës dhe gjithnjë e rrethuar nga vajza të tjera që e shikojnë atë si model. Pra me pak fjalë e keni kuptuar se për çfarë tipi bëhet fjalë.


Xhelozet
Maskën e saj të xhelozisë e vesh gjithnjë. ثshtë gjithnjë e sjellshme, e shoqërueshme dhe e gatshme për gjithçka. Nuk thotë kurrë jo dhe nuk jua kthen asnjëherë fjalën. ثshtë e lindur për t’i bërë të lumtur të tjerët, të paktën nga pamja e jashtme. Por kur ju të gjeni një të dashur ajo në pak minuta ju bën biografinë e tij. Sepse, sipas saj, meshkujt në qarkullim, përveç të vetit, janë të gjithë pemë pa kokrra.


Dorështrënguarat
ثshtë më se normale që në shoqëri të shfaqen edhe shoqe të tilla, të cilat, për arsye të çuditshme harrojnë gjithnjë çantën në shtëpi dhe kanë gati fjalinë klasike: “Paguaj ti sot, herën tjetër e kam unë”. Por asnjëherë nuk i bie ndërmend që t’ju ofrojë një kafe.



Studim psikologjik


 
Pe: Si t’i njohim shoqet -femrat e shtirura ?

Eh ja ka nxjerr gjithe te palarat studimi shoqeve LOL
 
Titulli: Si t’i njohim shoqet -femrat e shtirura ?

Une s'kam shoqe. Ka ndonje studim per shoket:boss:
 
Titulli: Si t’i njohim shoqet -femrat e shtirura ?

Jam rehat se skam asnje shoqe...
 
Back
Top