sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Lexoni më poshtë si mund ta vini në provë partnerin para se të përfshiheni në një lidhje serioze me të
Meshkujt e përshkruajnë veten ndryshe nga çfarë janë në të vërtetë. Kur ne (femrat) e kuptojmë, është shumë vonë, sepse kemi shkuar shumë larg. Jemi përfshirë në një lidhje që për fatin tonë të keq rrezikon të ketë fundin më të shëmtuar të një historie të nisur bukur. اfarë mund të bësh në të tilla raste?
Psikologët kanë përcaktuar dy alternativa: 1. Të vazhdoni lidhjen duke pranuar dhe duke iu përshtatur njeriut të ri… ose 2. (dhe ç’është më e keqja) Të hiqni dorë prej lidhjes e t’i futeni edhe njëherë punës për të gjetur shpirtin binjak (për të cilin u lodhët aq shumë).
Por a nuk është e trishtueshme që “ I duhuri” ju doli “I gabuari”? اfarë do të bëni tani? Do t’ia hidhni fajin atij?
Jo. Sigurisht që jo, sepse ai i tillë ka qenë edhe në fillim të lidhjes. Thjesht jeni treguar e pakujdesshme për të kuptuar si funksionon mendja e një mashkulli? Të kuptoni përse meshkujt gënjejnë?
E vërteta është se ju jeni treguar të zgjuara të bëni pyetjet e duhura ose, më mirë të themi, nuk keni gjetur mënyrën e duhur për të pyetur. Për të mos thënë që jeni edhe bashkëpunëtore e tij duke ia lehtësuar përgjigjet. Dhe kjo ndodh me të gjithë meshkujt, edhe për ata që klasifikohen në “djem të mirë”.
Djem të mirë apo jo, bëjnë të pamundurën për t’i pëlqyer vajzës me të cilën shoqërohen. Për këtë arsye janë gati të gënjejnë. Sipas tij, gënjeshtra të caktuara japin rezultate pozitive kur të fituar dalin të dyja palët. Ai ju fiton juve. Ju fitoni përgjigjet që dëshironi.
Pastaj, kur përfshiheni tërësisht në lidhje dhe ku në fakt e vërteta është veçse një iluzion, momentet më të ëmbla mes partnerëve shndërrohen në më të hidhurat.
Keqkuptime të tilla duhen shmangur. Por kjo arrihet në takimet e para, kur ende nuk e keni marrë shumë seriozisht lidhjen.