Si të thuash: "Nuk të dua më..."

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ja disa mënyra për të dalë nga një lidhje e paralizuar
Kur s'ka dashuri më, irriton prekja e partnerit. Tashme diçka është thyer, gjithçka ka ndryshuar dhe nuk mban mend asgjë që ka qenë më parë një urë lidhëse me partnerin. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje dashurie me një njeri që është i huaj për ju! Në anën tjetër, në atë zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara juaj, apo ndoshta dhe dikush tjetër që momentalisht ju tërheq vëmendjen. Nëse tashmë keni arritur të shikoni këto shenja tek vetja apo tek partneri, duhet të filloni të mendoni se është koha që të zgjidhni rrugën më të mirë të mundshme për lidhjen tuaj dhe t'i vendosni pikë të gjitha marrëzive.
Si ta organizoni ndarjen nga partneri
1. Zhdukja e qetë
Mënyra më e zakonshme e ndërprerjes së lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë, duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t'ju harrojë apo do të gjejë dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, s`mundeni të dilni etj. Nuk bëheni e gjallë në telefon, ndërroni numrin etj. Duhet të keni parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurtra, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.
2. Ndarja sy me sy
Shumë psikologë kanë rënë dakord se mënyra më e mirë e ndarjes është kur të ulet çifti sy me sy dhe qetë, por me vendosmëri t'i sqarohet partnerit se nuk keni asgjë personale kudër tij/saj, mirëpo problemi është se lidhja juaj nuk funksionon. Lamtumirë dhe mos lini ura prapa vetes.
3. Gënjeshtrat
ثshtë zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mirë se realiteti i hidhur. P.sh., është më mirë të shpikni diçka dhe të thoni se "kam gjetur dikë tjetër dhe dua të jem me të", sesa të thoni një të gënjeshtër. Nëse vendosni të zgjidhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptojë se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: "Nuk jam i gatshëm të angazhohem në diçka serioze". Apo: "Dua t'i kushtoj vëmendje karrierës". Partneri juaj do ta ketë shumë të vështirë të mos i pranojë këto arsyetime.
4. Ndarja rreth e rrotull
Shpesh ndodh te shumë çifte që ndarja të zgjasë më gjatë se vetë lidhja në dashuri. Edhe pse njëri nga partneret nuk e do më tjetrin, gjen arsye të stilit: "Nuk dua ta lëndoj". Thjesht i frikësohet ndjenjës së fajit dhe me këtë mendon se bën punë të madhe duke vazhduar qe ta mbajë lidhjen të paralizuar. Në të shumtën e rasteve kjo është ndarja më e dobët e mundshme dhe një gjë të tillë vërtet nuk e meriton njeriu me të cilin ke ndarë, madje së paku edhe një muaj të vetëm të jetës tënde. Shumë më tepër ka për t'u çmuar vendosmëria juaj atëherë kur të kthjellohet dhe të kuptojë se vërtet ka mbetur shumë pak në atë lidhje!
5. Ndarja agresive!
Këtë mënyrë të ndarjes zakonisht e zgjedhin personat jo të sinqertë dhe me natyrë frikacaku. Ja si ndodh një ndarje e tillë tipike: Vazhdimisht kritikon partnerin, ia hedh fajin, i cakton kërkesa të pamundshme, është vetjak dhe posesiv, mashtron prapa shpine dhe vazhdimisht e ndërron sjelljen e vet!
6. Ndarja në vende publike!
Asnjëherë nuk guxoni që ndarjen ta ndërmerrni para njerëzve të tjerë të pranishëm. Kjo mund të shkaktojë shumë plagë te partneri juaj, mund të ndikojë që ta humbë vetëbesimin dhe të vdesë emocionalisht! Le të jetë vendi i qetë, ju të dy vetëm dhe mundësisht në një vend jopublik. Atëherë partneri nuk do të jetë në gjendje edhe të bisedojë lirshëm me ju, edhe të përkujdeset për emocionet e veta në atë çast. Edhe pse shumë lidhje fillojnë në vende publike si punë, kafeteri, stadium, kinema, këto nuk janë vende të mira për ndarje.
7. Mundohuni të merrni përsipër fajet tuaja
Edhe pse nuk gjeni më asgjë që do t'ju mbante në lidhje me partnerin, mundohuni që së paku pjesën tuaj të fajit ta merrni përsipër. ثshtë shumë lehtë të lëndohet dikush që vërtet ju do apo ju ka dashur. Pa e marrë parasysh arsyen pse dëshironi të ndaheni, duhet të keni respekt si ndaj një krijese njerëzore të përbërë nga emocionet, dëshirat, ëndrrat etj.telegrafi
 
Eh mire thua ti po sot kush do tja dije per ndjenjate tjetrit ...:(
 
2 dhe 7 jane me te arsyetueshme mendoj une
pastaj te zhdukesh sy me sy thjesht eshte shprehje pa asnjeher s'humbet nga vizualja
 
oh ti je shum e mire per mua ... nuk te meritoj
 
Eshte dhe nje tjeter... "Nuk e ke ti fajin, e kam une..." Me dy kuptime (mund te futet tek kategoria e genjeshtres... :gallate:
 
te fundit qe lash i futa dike qe i thonte ai te tradheton ce do ti ate hahahah i futa dike qe tju shpifja jhahahahahah dhe kjo menyre ok pa dhimje per te len dike ;)
 
Personalisht skam pas nevoj per filozofi per ndarjen.
Kur nuk funksionon njeri me zor nuk mbaj sado qe keq te vi prap me e thjesht esht te ndashesh me pak fjal e me "konsensus" ;)
 
Me duhet te udhetoj per ne planetin Mars dhe do te kthehem pas 8 vitesh keshtu qe nuk ja vlen te me presesh.?!!?:ciaoo::ciaoo:
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Ja disa mënyra për të dalë nga një lidhje e paralizuar
Kur s'ka dashuri më, irriton prekja e partnerit. Tashme diçka është thyer, gjithçka ka ndryshuar dhe nuk mban mend asgjë që ka qenë më parë një urë lidhëse me partnerin. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje dashurie me një njeri që është i huaj për ju! Në anën tjetër, në atë zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara juaj, apo ndoshta dhe dikush tjetër që momentalisht ju tërheq vëmendjen. Nëse tashmë keni arritur të shikoni këto shenja tek vetja apo tek partneri, duhet të filloni të mendoni se është koha që të zgjidhni rrugën më të mirë të mundshme për lidhjen tuaj dhe t'i vendosni pikë të gjitha marrëzive.
Si ta organizoni ndarjen nga partneri
1. Zhdukja e qetë
Mënyra më e zakonshme e ndërprerjes së lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë, duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t'ju harrojë apo do të gjejë dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, s`mundeni të dilni etj. Nuk bëheni e gjallë në telefon, ndërroni numrin etj. Duhet të keni parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurtra, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.
2. Ndarja sy me sy
Shumë psikologë kanë rënë dakord se mënyra më e mirë e ndarjes është kur të ulet çifti sy me sy dhe qetë, por me vendosmëri t'i sqarohet partnerit se nuk keni asgjë personale kudër tij/saj, mirëpo problemi është se lidhja juaj nuk funksionon. Lamtumirë dhe mos lini ura prapa vetes.
3. Gënjeshtrat
ثshtë zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mirë se realiteti i hidhur. P.sh., është më mirë të shpikni diçka dhe të thoni se "kam gjetur dikë tjetër dhe dua të jem me të", sesa të thoni një të gënjeshtër. Nëse vendosni të zgjidhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptojë se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: "Nuk jam i gatshëm të angazhohem në diçka serioze". Apo: "Dua t'i kushtoj vëmendje karrierës". Partneri juaj do ta ketë shumë të vështirë të mos i pranojë këto arsyetime.
4. Ndarja rreth e rrotull
Shpesh ndodh te shumë çifte që ndarja të zgjasë më gjatë se vetë lidhja në dashuri. Edhe pse njëri nga partneret nuk e do më tjetrin, gjen arsye të stilit: "Nuk dua ta lëndoj". Thjesht i frikësohet ndjenjës së fajit dhe me këtë mendon se bën punë të madhe duke vazhduar qe ta mbajë lidhjen të paralizuar. Në të shumtën e rasteve kjo është ndarja më e dobët e mundshme dhe një gjë të tillë vërtet nuk e meriton njeriu me të cilin ke ndarë, madje së paku edhe një muaj të vetëm të jetës tënde. Shumë më tepër ka për t'u çmuar vendosmëria juaj atëherë kur të kthjellohet dhe të kuptojë se vërtet ka mbetur shumë pak në atë lidhje!
5. Ndarja agresive!
Këtë mënyrë të ndarjes zakonisht e zgjedhin personat jo të sinqertë dhe me natyrë frikacaku. Ja si ndodh një ndarje e tillë tipike: Vazhdimisht kritikon partnerin, ia hedh fajin, i cakton kërkesa të pamundshme, është vetjak dhe posesiv, mashtron prapa shpine dhe vazhdimisht e ndërron sjelljen e vet!
6. Ndarja në vende publike!
Asnjëherë nuk guxoni që ndarjen ta ndërmerrni para njerëzve të tjerë të pranishëm. Kjo mund të shkaktojë shumë plagë te partneri juaj, mund të ndikojë që ta humbë vetëbesimin dhe të vdesë emocionalisht! Le të jetë vendi i qetë, ju të dy vetëm dhe mundësisht në një vend jopublik. Atëherë partneri nuk do të jetë në gjendje edhe të bisedojë lirshëm me ju, edhe të përkujdeset për emocionet e veta në atë çast. Edhe pse shumë lidhje fillojnë në vende publike si punë, kafeteri, stadium, kinema, këto nuk janë vende të mira për ndarje.
7. Mundohuni të merrni përsipër fajet tuaja
Edhe pse nuk gjeni më asgjë që do t'ju mbante në lidhje me partnerin, mundohuni që së paku pjesën tuaj të fajit ta merrni përsipër. ثshtë shumë lehtë të lëndohet dikush që vërtet ju do apo ju ka dashur. Pa e marrë parasysh arsyen pse dëshironi të ndaheni, duhet të keni respekt si ndaj një krijese njerëzore të përbërë nga emocionet, dëshirat, ëndrrat etj.telegrafi

Pika 2 dhe 7 sikur jane me njerezore,edhe me shume me kuptim..Kjo pika e 7 duket pak sikur eshte me ''hile'' pasi,askush se quan veten fajtor,por edhe sikur te thuash faji eshte i gjithi i imi,del sikur do te pastrosh ndergjegjen dhe nuk besoj se ka besueshmeri nga ana tjeter...Gjithsesi gjerat shihen sipas personit dhe situates,keta ndarjet ne vende publike apo me agresivitet sme pelqejne...pastaj njeriu sillet vete sic e sheh me te arsyeshme e me te pershtashme per te...
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Ka me mir se troc ? E dhimbshme por e verteta .
 
Reagimi i pales tjeter cili do ishte??Mos harro se ka tipa te ndjeshem edhe tipa emotive,do e perjetonin ndrysh,pa lllogarit tipa gjaknxehte...Nuk eshte zgjidhje ajo,tregon jo eksperience ne komunikim e veprim..Te pakten ne ate ane ska vlere troci...
 
Ka vler jo ska sepse me mir esht kur e thua troc fare , nuk dua dhe pik.. se sa te besh qe pala tjeter te mendoj sikur do ta besh kte gje kur ne te vrtet ti nuk e do ta besh kte gje ..Pala tjeter po diti te te kuptoj shum mir sidoqoft do te vlersoj per sinqeritetin qe shfaq dhe paer ate qe e thua troc pa i ren shum larg e larg
 
Po vure thiken nga ana jote , nqs dikush rrinte me ty psh e te mbante var e s'te thoshte moj goce kaq ishte a ku ta di un, por mundoheshe te largonte ? e pra ketu eshte me e mira qe me e then "TROC"
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Pika 2 dhe 7 sikur jane me njerezore,edhe me shume me kuptim..Kjo pika e 7 duket pak sikur eshte me ''hile'' pasi,askush se quan veten fajtor,por edhe sikur te thuash faji eshte i gjithi i imi,del sikur do te pastrosh ndergjegjen dhe nuk besoj se ka besueshmeri nga ana tjeter...Gjithsesi gjerat shihen sipas personit dhe situates,keta ndarjet ne vende publike apo me agresivitet sme pelqejne...pastaj njeriu sillet vete sic e sheh me te arsyeshme e me te pershtashme per te...
Une per vete jam dakord me 2, me 7 s'jam dakord, te mare une fajet persiper qe ta bej te ndihet mire dhe ta dhembi me pak. Besoj qe aq kohe sa tregohesh e sinqert, dhemb, por te pakten duhet te vlersoj qe nuk i tradhetoj besimin... dhe i them troc ( dhe ne sy), qe nuk shkon me....
Me fajet me duket viktimizim, dhe sikur do te tregosh qe je ti personi qe nuk eshte i duhur ne lidhje, qe ke gabuar ti, e keshtu me rradhe.
Ne fakt ne lidhje jeni te 2, sic ke gabuar ti ka gabuar dhe ai, ska sens qe ne ndarje te fillosh te numerosh ca ke gabuar...
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Un jam dicka me tolerant... mar persiper edhe faje qe si kam bere, mjafton qe ta ndaj, un mbaj persiper sikletin e fajit e jam i lire, ajo te mbaj persiper krenarin e se drejtes. lol

Hmm, megjithate mvaret...
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

un ate qe bej eshte e theras diku ku munte jemi vetem jo publike se se di si do e mar tjetri ... dhe i them qe zemer je shum i mire kaluam bukur por dashuria jone der ketu qe so ... se kush rrugene e vete
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Ka vler jo ska sepse me mir esht kur e thua troc fare , nuk dua dhe pik.. se sa te besh qe pala tjeter te mendoj sikur do ta besh kte gje kur ne te vrtet ti nuk e do ta besh kte gje ..Pala tjeter po diti te te kuptoj shum mir sidoqoft do te vlersoj per sinqeritetin qe shfaq dhe paer ate qe e thua troc pa i ren shum larg e larg

Rendex...Kur gjerat arrijne ne fund edhe pala tjeter e ka kuptuar tashme...Por une flas te ngrihesh ne mengjes e ti thuash shiko zemra ste dua me...Sikur nuk ec kjo,derisa brenda nje cifti ekziston komunikimi,pse mos te behet kjo gje ndermejet komunikimit...

---------- Post added at 07:21 ---------- Previous post was at 07:16 ----------

Une per vete jam dakord me 2, me 7 s'jam dakord, te mare une fajet persiper qe ta bej te ndihet mire dhe ta dhembi me pak. Besoj qe aq kohe sa tregohesh e sinqert, dhemb, por te pakten duhet te vlersoj qe nuk i tradhetoj besimin... dhe i them troc ( dhe ne sy), qe nuk shkon me....
Me fajet me duket viktimizim, dhe sikur do te tregosh qe je ti personi qe nuk eshte i duhur ne lidhje, qe ke gabuar ti, e keshtu me rradhe.
Ne fakt ne lidhje jeni te 2, sic ke gabuar ti ka gabuar dhe ai, ska sens qe ne ndarje te fillosh te numerosh ca ke gabuar...

Per kete 7 e thash dhe une qe eshte dicka si me ''hile'' pasi duket sikur po shkarkon ndergjegjen,por kur gjerat kane shkuar deri ne drejtim dmth qe fundi ka ardh,pastaj une nisem duke menduar se e kam ne kapacitetin tim personin perballe...Sic do i kuptoja gjerat une(pasi gjerat kur nuk ecin ,nuk ecin nga te dyja palet,edhe vihet re kjo gje),do i kuptonte dhe ai...Dmth do i shihja si nje ndarja nga te dy palet...

---------- Post added at 07:25 ---------- Previous post was at 07:21 ----------

Po vure thiken nga ana jote , nqs dikush rrinte me ty psh e te mbante var e s'te thoshte moj goce kaq ishte a ku ta di un, por mundoheshe te largonte ? e pra ketu eshte me e mira qe me e then "TROC"

Akull,nje femer e kupton kur nje mashkull se do,ose kur e sheh qe gjerat nuk ecin,une se di per ju por une per vete nje ndryshim po pashe me ec truri,ne shume ane...Po bejme fjale per nje lidhje me rendesi,jo aventure,e ne nje lidhje komunikimi eshte kryesor...Nqs une kam nje komunikim perfekt me partnerin,do kuptoja qe gjerat kane arrit ne fund,madje do ja kurseja dhe fjalet atij,por gjerat nuk thuhen te ngrihesh ne mengjes e vrap Une ste dua me....Spo i flet komshies qe i thua mos me bezdis me,po i flet dikujt qe nqs sot ska rendesi per ty dikur ka pase ama...
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Asnje menyre nuk eshte e mire apo me e lehte apo me e kuptueshme.........Megjithate ne nje moment kur dicka nuk shkon me duhet then, duhet komunikuar.....me sinqeritet dhe perball :)
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Ne teori jane shume te thjeshta gjerat
 
Pe: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Rendex...Kur gjerat arrijne ne fund edhe pala tjeter e ka kuptuar tashme...Por une flas te ngrihesh ne mengjes e ti thuash shiko zemra ste dua me...Sikur nuk ec kjo,derisa brenda nje cifti ekziston komunikimi,pse mos te behet kjo gje ndermejet komunikimit...

---------- Post added at 07:21 ---------- Previous post was at 07:16 ----------

Kjo qe thua ti gloom qe me menjges e te thuash sdu me te jem me ty duke ndej gjith naten me te jan raste ekstreme kto,, jam dakort me ty qe cdo gje te ket nje komunikim te mir dhe te kuptushem nga te dyja p;alet :D
 
Titulli: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Po ju si keni thene " nuk te dua me", ose si preferoni t'jua thone?

Mendoj qe menyra "ball per ball" eshte me korektja, aq kohe sa e vlerson njeriun me te cilin ke kaluar nje periudhe te jetes.
 
Une gruas time i thashe-S`te dua me, do marr dashnoren per grua, ti si thu do ta zesh vendin e saj?Nuk pranoi, aq me keq per te
 
Titulli: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

qenka dhe ndarja me organizim?a thua se bill clinton po ndahet nga hillary clinton dhe te duhet ta organizosh dhe reflektosh ndarjen...pfffff
sa shume rendesi i japin vetes ca rob
 
Titulli: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Po ju si keni thene " nuk te dua me", ose si preferoni t'jua thone?

Mendoj qe menyra "ball per ball" eshte me korektja, aq kohe sa e vlerson njeriun me te cilin ke kaluar nje periudhe te jetes.

Teorikisht ashtu duhet, por praktikisht ia thua me cdo menyre tj pervec kesaj :p
 
Titulli: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Si të thuash: "Nuk të dua më..."
Nese nuk e ke dashur asnjher shum let edhe i thua ,,ik largohu mos me merzit.
 
Titulli: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Kur e don dikend s'mund ti thuash s'te dua me .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Ai : Mirdita
Ajo : Mirdita
Ai: Nuk të dua më
Ajo : Ditën e mirë
Ai: Ditën e mirë

Ja një bisede e përkryer e një ndarje :D Ishte e thjesht .

Përndryshe në doza më serioze , ato që i thotë fjala , shpesh janë të pamundshme për të u thënë nga brenda.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top